Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Analiza e dramës ''Emira''. Show all posts

Drama Emira-Analizë

Rëndësia:Paraqet dramën e parë në gjuhën shqipe.Ka shkallëzim xhelozie dhe intrige,ndërtim të konflikteve,dialog të gjallë,kompozicion dhe ndërtim struktural të rrallë.

Mënyra e botimit:Pjesërishtë , vetëm tri aktet e para më 1886 kurse si tërësi më 1984 nga Françesko Solano.

Tema:

a) Një ngjarje nga jeta e arbëreshëve të kohës së shkrimtarit,dhuna që ushtrojnë cubat në një fshat arbëresh dhe përpjekja e pushtetit legjitim që ta shpëtojë popullatën nga kjo e keqe e madhe që banorëve të Piciljes ua ka vështirësuar jetën.

b) Dashuria mes dy të rinjëve
 Dallimi:Autori nuk i kthehet të kaluarës(një prej tipareve të romantizmit) por kapet për realitetin e kohës.

Personazhet:kanë tipare romantike

Emira - e dashura e Mirianit(plotësisht pozitiv;e çiltër,e sinqertë,besnike)

Miriani - i dashuri i Emirës

Gjergji - babai i Mirianit Bardhi - babai i Emirës

Albenci - vëllai i Mirianit

Kalina - vajza e dashuruar në Mirianin

Kallonjeri - djali i dashuruar në Emirën(plotësisht negativ;intrigant,xheloz,agresiv)

Subjekti:Flitet për një dashuri që pengohet nga :

a) Faktori i jashtëm - fushata e cubave

b) Faktori i brendshëm - xhelozia që paraqitet te personazhet

a)Faktori i jashtëm - fushata e cubave :Cubat i kishin djegur tërë pasurinë (i djegin shtëpinë dhe i marrin bagëtinë) Gjergjit.Gjergji(i ati i Mirianit) e dinte pozitën e tij inferiore ndaj Bardhit(të atit të Emirës).Gjergji kërkoi nga Bardhi që ta prishë miqësin respektivisht martesën mes Emirës dhe Mirianit.Bardhi kundërshton në mënyrë mjaft intelektuale duke kundërpropozuar që të vazhdojë miqësia sikurse nuk ka ndodhur asgjë.

b)Faktori i brendshëm - xhelozia që paraqitet te personazhet:Kalina dhe Kallonjeri poashtu ndikonin në prishjen e dashurisë mes Mirianit dhe Emirës.Kalina ishte shoqja e ngushtë e Emirës e cila ishte dashuruar në Mirianin , kurse Kallonjeri i cili e donte Emirën (të dashurën e Mirianit) ishte një hipokrit që shpif te cubat për Mirianin (duke qenë i shtyrë nga Kalina).Miriani shqetësohet tepër.Intriga e Kallonjerit vazhdon ai tenton ta bind Emirën ta pranojë dashurinë e tij madje don edhe ta rrëmbejë.Emirën nga rrëmbyerja e shpëton Albenci(vëllai i Mirianit) i cili e plagos Kallonjerin.Kallonjeri për hakmarrje e padit Gjergjin dhe Mirianin te pushteti si bashkëpunëtor të cubave.Miriani dhe Gjergji lirohen në mungesë të fakteve.Cubat e mbysin në fund Kallonjerin.Në aktin e fundit Miriani dhe Emira martohen poashtu edhe Kalina me Albencin.

Qëndrimet e autorit:

1)qëndrimi realist(atmosferën dhe veprimet e cubave)

2)qëndrimi romantik(ndjenja e dashurisë dhe pengimi i saj) 

3)qëndrimi sentimental(zgjidhja përfundimtare e konfliktit)

Vendi i ngjarjes : Natyra përmes barinjëve , bareshave,blegtorëve.

Të ndërfutura:këngët , vallet , traditat,ritet familjare,përshkrimet etnografike(akti V) 

Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

Drama emira Analize,permbajtja e drames emira,Emira Analiza,

Emira - dramë nga Anton Santori - kritikë letrare apo analizë letrare

"Emira" e Anton Santorit është drama e parë në gjuhën shqipe. 

Aty trajtohet gjerësisht dukuria shoqërore e cubërisë, që Santori e kishte prekur edhe te novelat e romanet

Ngjarjet zhvillohen në fshatin arbëresh Shën Katerinë të Italisë.

Subjekti me pak fjalë është ky: dy vajza fshatare, Emira dhe Kalina, dashurojnë të njëjtin djalë, Mirianin, të cilit i rrah zemra për të parën, po këtë e lakmon edhe bariu i derrave të fshatit, Kallonjeri, njeri pa skrupull, që i vjen rrotull edhe Kalinës.

Veprimi zhvillohet në dy linja, përpjekjet e Fumelit për zbulimin e bandave të cubave nga njëra anë, dhe pengesat që i sjell dashurisë së Emirës dhe Mirianit, zilia e Kallonjerit dhe e Kalinës, nga ana tjetër. 

Kjo zili e shpie për- para veprimin. Si kallauz i cubave, Kallonjeri i shtyn ata t'i djegin kasollen e t'i mbytin bagëtinë Mirianit, orvatet të rrëmbejë edhe Emirën, po s'ia arrin qëllimit (se vajzën e shpëton vëllai i Mirianit, Albenci). 

Ky gati sa nuk e vret Kallonjerin, që padit Mirianin me t'anë si bashkëpunëtorë të bandave.

Të dy arrestohen dhe janë gati për t'u pushkatuar, kur intrigantin Kallonjer e vrasin vetë cubat për poshtërsitë e tij. Gabimi sqarohet. Miriani me të atin lirohen nga burgu; dhjetë cuba pushkatohen.

Drama mbyllet me një fund të lumtur: vendi shpëton prej grabitjeve dhe vrasjeve; Emira dhe Miriani martohen, kështu edhe Kalina me Albencin. 

Drama frymëzohet nga simpatia e autorit për njerëzit e thjeshtë, nga dhimb- ja për jetën e vuajtur të fshatarëve.

Me realizëm janë pasqyruar rrethanat tipike të jetës së fshatarëve arbëreshë të kohës. Këtu na dalin personazhe të gjalla e të goditura si: Emira, Kalina dhe nënat e tyre.

Në figurën e Emirës kemi tipin e vajzës së thjeshtë të popullit, plot virtyte e cilësi të trashëguara nga mjedisi ku u rrit.

Kalina është lozonjare e ziliqare, po në thelb naive e zemërmirë. 

Një figurë e ndërlikuar është edhe Kallonjeri: djalë i ri , i etur për jetë e dashuri, i pashëm, këngëtar i talentuar, por tek ai është tepër i fortë egoizmi që e shndërron në një hipokrit, intrigant të gatshëm të përdorë çdo rrugë për të arritur qëllimet e veta.

Ljipisia dhe Ligjëresha janë figura të goditura plakash fshatare, të cilat kanë të përbashkët mentalitetin konservator.

Dramën "Emira" e gjallëron humori i këndshëm. 

Dialogu është i zhdërvjelltë dhe ka frymë popullore.

drama e pare shqipe, cila eshte drama e pare shqipe, emira nga Anton Santori, kritike letrare per dramen Emira, Emira kritike letrare, drama shqiptare kritike, analize letrare Emira,Emira analize,

Namazi

Syzat