Skip to main content

Posts

Showing posts with the label 28 nentori

28 Nëntori – Ditë e shenjtë arbërore - Ese për 28 nëntorin

 Shkruar nga: Engjëll KOLIQI  Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntor i, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenore dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë. Pas

Poezi për 28 nëntorin shkruar nga Bledi Lorenci

Data 28 nentor Nje dite e shenuar Feste e madhe eshte ne Vlor Te gjithe me flamur ne duar Shqiptaret ane e mban Do te sulen drejte Shqiperise Te festojne per shtetin Shqiptar 100 vjetorin e pavarsise E tere Bota,te na kete zili Per kete te bukur Shqiperi Qe eshte me e forte se kurre Jane bashkuar per te njejtin flamure Nga Kosova e Mali zi Jane pergatitur per lavdi Ndjekin hapat e heronjeve Kombetar Qe ne Vlore u bashkuan per flamurin Shqiptar

Populli - Lapidari i Vargjeve për Ismail Qemalin

...Erdhi lajmi i zi për Vlorën ullinjtë ulën kurorën Shqipëria e la këngën se një plag' ju hap në zëmër. Shushica vrapin e ndali, thonë vdiq 'Smail Qemali. Flamurin e mbuloi zia, vajton për të zotnë e tija... ...Kur mbi arqe ku ish Plaku u duk ngjyr'e një bajraku... ish bajraku Italisë! Gjëmoj zër'i djalërisë! Na u duk se Plaku vetë nëpër heshtje diç na pyet, sikur pyeti më përpara "Ku ësht'flamuri që vara?" ...Vlora bëri si e deshi, me bajrak të saj'e veshi, veshi Plakun me bajrak me bajrakun ngjyrë gjak! Me një shkab'të zez'në mes, dhe i vdekuri që s'vdes mori udhën për në Vlorë... Mbyllur det' edhe stere Kush do pyes? ... edhe përse? E kush pyet për Shqipërinë, Rreth me male një shketinë E pa zë dhe e pa zotë Vetëm vlente për një botë Që të bënej ndonjë ditë, Një thërime një kafshitë Për atë e për këtë, Vleft'e saja hë për hë, Dele dajos........ Kur nji ditë, Vjen e çfaqet një Profitë; Ish

Poezi për 28 nëntorin - Ali Asllani - Ismail Qemali

Mbyllur det' edhe stere Kush do pyes? ... edhe përse? E kush pyet për Shqipërinë, Rreth me male një shketinë E pa zë dhe e pa zotë Vetëm vlente për një botë Që të bënej ndonjë ditë, Një thërime një kafshitë Për atë e për këtë, Vleft'e saja hë për hë, Dele dajos........ Kur nji ditë, Vjen e çfaqet një Profitë; Ish njI plak i bardhë borë, Nji bajrak me zok në dorë; Çan tokë e çan detë Si i çan rrufeja retë; Edhe zbriti mu atje Ku i than nga se për se Po atje në atë vëndë, Dy të prishurit na mëndë, Jo që nuk i than "miserdhe" Po i than dhe "shko nga erdhe!" Plaku gjorë e plaku mjerë, Ku do vejë e ku do bjerë, Nëpër erë e nëpër shira Nëpër gropa me shëllira? Iku ditë e iku natë I mungon dhe buk' e thatë; Edhe buka i mungonte, Vëtan zêmra i valonte. Si ish baltë, këmba kridhej, Si ish plakë, trupi dridhej, Andej ruhej nga armiku, Këtej ruhej nga i ligu. Mirpo plaku bëri krahë; Kaloj male, kaloj brigje, Kaloj pellgje

Gjergj Fishta - 28 Nanduer 1913 - Poezi per 28 nentorin

Oj Zanë, t'këndojm… t'vajtojm, deshta me thanë; Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye. Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë, Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye, Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet… …………………………………………………………………. Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne, Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe! E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari; Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet, As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari, As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet; Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget, Si Krishtin shiti Juda Iskarjot, Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë… A thue mos fola keq?… Po lypi t'falun, Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin, E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

  28 Nëntori Shumë zemra rënkonin Shumë lotë pikonin Shumë fëmijë u vranë Vetëm se ishin shqiptarë. Tani erdhi paqja Tani erdhi liria Gëzohemi të gjithë Se erdhi Pavarësia . Mirë se erdhe Pavarësi Mirë se erdhe 28 Nëntor Jemi të gëzuar të gjithë Të bashkuar e unik         Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

28 Nëntori - Ese

28 Nëntori - Ese Kjo është ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne shqiptarët. Kjo ditë është dhe mbetet simbol i bashkimit dhe formimit të një shteti shqiptar edhe pse të copëtuar por prap se prap një shtet i krijuar ku do të mund të jetojnë shqiptarët të lirë por jo të bashkuar. 28 nëntori është njëra ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishme të Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë, e cila nuk falet, e as nuk dhurohet, por fitohet me shumë përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Po në këtë datë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, AdemJashari si dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ushtri që sakrifikoi shumë për vendin tonë madje edhe jetët e tyre duke i dhënë shpirtë dhe kahje të duhur ngjarjeve të rëndësishme kombëtare dhe historike . Ta gëzojmë këtë për shumë mot. Rroft përje

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more