Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Petro Marko

Stina e armëve - Petro Marko - Analiza

Romani “ Stina e armëve ”  nis me periudhën e pushtimit fashist, ku ata që e quajnë veten fitimtarë (pushtuesit italianë) jepen në një moment humbjeje. Ata po varrosin një nga drejtuesit e tyre. Ndërsa nëpër rrugët e Vlorës ndihet atmosfera dhe reagimi i shqiptarëve. Kalohet më pas në jetën e çetave që luftonin në mal, në jetën partizane, dashuritë që mund të lindnin etj. Dhe të gjitha këto, Petro Marko i përshkruan me realizëm, duke realizuar personazhe të skalitura, ku nuk mungon humori i hollë e mjeshtëror. Kjo skalitje nuk bëhet përmes përshkrimeve, por përmes dialogut dhe veprimeve. Dhe në fund, përfundimi që nxjerr lexuesi është i padiskutueshëm, është krejt i qartë. Interesante duket në këtë roman fundi i historisë së dy të dashuruarve. Jo pa qëllim, Petro Marko nuk i jep të qarta rrethanat e vrasjes së Besës, duke e lënë evazive këtë ngjarje. Pas vdekjes së partizanes edhe Vetëtima vdes. Ai dëshpërohet për humbjen e saj, e në këto kushte sulet në beteja dh

Komenti i romanit ‘’Shpella e piratëve’’ Petro Marko

Komenti  i romanit ‘’ Shpella e piratëve ’’  Petro Marko Romani ” Shpella e piratëve ” ka vlera njohëse dhe edukative, pasi lexuesi njihet me ngjarje historike të Shqipërisë. Personazhet kryesorë janë: Loloja , Jani , Fotoja , Iliri dhe motra e tij e vogël Lulja , të cilët zbulojnë të fshehtën e “Shpellës së piratëve, në bregdetin e bukur të Himarës , të ndihmuar nga këshillat e një peshkatari plak. Shih edhe analizën e këtij romani:  Shpella e piratëve

Petro Marko (1913-1989) Biografia dhe veprat

PETRO MARKO Lindi në fshatin Dhërmi, në nëntor të vitit 1913 dhe vdiq në tetor të vitit 1989.  Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932), filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.  Deri në vitin 1936, ai punoi në Tiranë si gazetar dhe, po atë vit, në moshën 23-vjeçare, u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internacionale.  Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos, reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor.  Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar.  Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003, e dekoroi Petro Markon me urdhrin: “Nderi i Kombit”. “ Hasta la vista ” (1958), “Qyteti i fundit” (1960), “Një emër në katër rrugë”, “Nata e Ustikës” (1989), “Shpella e piratëve” etj.

Petro Marko (1913-1991)

Petro Marko(1913-1991) Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës më 1913. Është luftëtar vullnetar i Spanjës. Ka shkruar vjersha, skica, tregime, reportazhe , romane etj. Pas çlirimit krijoi një varg romanesh nga më të njohurit në letërsinë shqiptare, si: “ Hasta la vista ”, “ Stina e armëve ”, “ Qyteti i fundit ”, “Ara në mal”, “Ultimatumi” etj.

Doktori-tregim shkruar nga Petro Marko

Doktori - tregim shkruar nga Petro Marko Kish vajzën të sëmurë. Të sëmurë për vdekje. - Shko, bre, në qytet! Shko te doktori, se ai do ta shërojë përnjëherësh! Dhe plaku i gjorë, e ngarkoi mbi një gomar vajzën gati të vdekur. Dhe rendte i këputur. Kaloi male dhe fusha. Lumenj e moçale. - Baba! Vdiqa! Ku është doktori? E mjera e kishte dëgjuar shumë herë emrin doktor, po nuk e dinte se ç’ishte ai. Perëndi, engjëll, shpëtimtar… Ç’ishte ky doktor ? - Doktor! Doktor! Thërriste vajza, e cila gati po jepte shpirt. - Edhe pak se arritëm, oj bijë! Duro se “doktori” do të ta heqë atë dhembje, atë sëmundje që të treti! Unë ja po e nxitoj gomarin: Hush, hush! Ecnin duke përsëritur mijëra herë emrin e “shenjtë” të doktorit. - Arritëm! Andej-këndej, me mundime gjetën “zyrën” e doktorit. - Doktor! Doktor! Thërriste e sëmura. Shpresonte se një fjalë e doktorit do ta shëronte. Kujtonte se një e parë e “doktorit” do t’i bënte mirë. - Doktor! Doktor! Murmuriste vajza me gjysmëzëri.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more