Skip to main content

Stina e armëve - Petro Marko - Analiza


Romani “Stina e armëve”  nis me periudhën e pushtimit fashist, ku ata që e quajnë veten fitimtarë (pushtuesit italianë) jepen në një moment humbjeje. Ata po varrosin një nga drejtuesit e tyre. Ndërsa nëpër rrugët e Vlorës ndihet atmosfera dhe reagimi i shqiptarëve. Kalohet më pas në jetën e çetave që luftonin në mal, në jetën partizane, dashuritë që mund të lindnin etj. Dhe të gjitha këto, Petro Marko i përshkruan me realizëm, duke realizuar personazhe të skalitura, ku nuk mungon humori i hollë e mjeshtëror. Kjo skalitje nuk bëhet përmes përshkrimeve, por përmes dialogut dhe veprimeve.

Dhe në fund, përfundimi që nxjerr lexuesi është i padiskutueshëm, është krejt i qartë. Interesante duket në këtë roman fundi i historisë së dy të dashuruarve. Jo pa qëllim, Petro Marko nuk i jep të qarta rrethanat e vrasjes së Besës, duke e lënë evazive këtë ngjarje. Pas vdekjes së partizanes edhe Vetëtima vdes. Ai dëshpërohet për humbjen e saj, e në këto kushte sulet në beteja dhe në fund ai vritet. Si shumë vepra të tjera të Petro Markos edhe ky roman është shkruar për të kapërcyer kohën e shkrimit, ai është një roman që jeton në kohë.

Petro Marko e mbaroi “Stinën e armëve” në gusht të vitit 1964. Ai e dinte se historitë që kishte shkruar në librin e tij nuk ishin dhe aq të pëlqyeshme për diktaturën dhe nuk kaluan veçse disa javë dhe libri u shpall “i ndaluar”. 

analiza petro marko stina e armeve, referat stina e armeve, armet stina roman
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more