Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kundrinori i zhdrejtë

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë ka lidhje të drejtpërdrejtë me foljen dhe përdoret gjithmonë i shoqëruar me trajtë të shkurtër të përemrit vetor.  Mund të marrin kundrinor të zhdrejtë foljet kalimtare dhe jokalimtare,veprore dhe joveprore. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë u përgjigjet pyetjeve: kujt?, cilit?, cilës?, cilëve?, cilave?. • Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë  është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose me një emër dhe një përcaktor) në rasën dhanore, që shoqërohet gjithnjë nga një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore.   • Ai ndërtohet gjithmonë pa parafjalë dhe tregon sende ose qenie mbi të cilat bie veprimi i shprehur nga folja. • Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë luan rol të rëndësishëm, është plotës kryesor. Ai nuk është i lidhur me foljen aq sa kundrinori i drejtë.  kundrinori i zhdrejte,kundrinorii zhdrejt,kundrinori shqip 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more