Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2014

NËN LULE GJEMBI APO MBI GJEMBIN LULE?

Ankohemi se Allahu ka bërë nën lule gjemba, por më mirë është ta falënderojmë që mbi gjembin ka bërë lulen!!! Një person thotë: Kam menduar gjatë, kur shoh veten të zbathur falënderoj Allahun, sepse ka të tillë qe nuk kanë këmbë fare. Më thuaj për Allahun sa njerëz kanë dëshirë të posedojnë makinën, shtëpinë, celularin, diplomën, punën tënde, etj., etj. Sa njerëz ecin zbathur ndërsa ti ecën me makinë? Sa njerëz flenë pa kulm mbi kokë, ndërsa ti fle në shtëpinë tënde? Sa njerëz ëndërrojnë të shkollohen, ndërsa ti posedon diplomë? Sa persona janë të papunë, ndërsa ti punon? Sa, sa, sa, sa, sa?! I shtojnë ankesat e të godasin brengat; falënderoje Allahun e gjen lumturinë. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi:

Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi: - Të jetë i angazhuar me adhurimin e Zotit të tij. - Të jetë e dukshme dobia e tij për njerëzit. - Të jenë njerëzit të sigurt prej të keqes së tij. - Të mos shpresojë në atë që është në dorë të njerëzve. - Të jetë i përgatitur për vdekjen. Burimi: Valdet Kamberi

Filani ka deviju

Filani ka deviju. Kjo ndodh për shkak të njërës nga dy gjërat: 1- Nuk ka kërku nga Allahu ta forcojë në ketë rrugë. Duke menduar se vet ja arrin këtij qëllimi. 2- Ose nuk e ka falënderu Allahun për atë mirësi që kishte. Duke mendu se kjo mirësi është aftësi personale. (Shejh Bin Bazi) Burimi: Lulzim Susuri

Falë Zotit që dokrrat e pronarëve të prodhimtarisë së dokrrave po dalin në shesh nga dita në ditë.

Falë Zotit që dokrrat e pronarëve të prodhimtarisë së dokrrave po dalin në shesh nga dita në ditë. Njëri që zbuloi ujin e ngrohtë, duke thënë se Titoja kishte prejardhje shqiptare dhe tjetra që paraqitet prej kohësh raciste e hapur gjoja në emër të shqiptarisë, mitologjinë po na e paraqesin si shkencë dhe njëherësh si model jete. Ec e mos u shtri barkas së qeshuri! Sidomos, kur si model na paraqesin Zanat e Malit, ha, ha, ha! Tani i bie që të jetojmë nëpër male të zbuluara, l akuriq vetëm me një gjeth lajthie të varur në bel, sepse mbulimi na qenka arabizëm, ha, ha, ha! Paramendoni se në çfarë foshnjërie thërrasin disa “intelektualë” dhe politikanët tanë. Thonë që fjalën e Zotit ta shporrim për hir të mitologjisë shqiptare, Zanave të Malit, ha, ha, ha! Vërtetë, kujt i është dhënë udhëzimi i është dhënë një begati e madhe dhe vaj halli për ata që ende jetojnë me mitologjinë. Burimi: Iljasa Salihu

Sado i dëshpëruar të jem këtë ditë, sepse festa e sotme nuk përkon me realitetin tonë

Sado i dëshpëruar të jem këtë ditë, sepse festa e sotme nuk përkon me realitetin tonë, kur dihet se kjo festë do të duhej të më gjente i lirë, me kryeministrin tim shqiptar, me gjuhën time zyrtare shqipe, me lirinë e përdorimit të flamurit tim kombëtar, mua që të gjithë këto më mungojnë, me zemër të thyer, por krenar, sepse kam arritur të paktën ta kuptoj realitetin dhe të guxoj ta shpreh atë, ia uroj festën e 28 nëntorit. Dhëntë Zoti që dita nesërme të jetë më e mirë se dita e sotme dhe dita e sotme të jetë më e bukur se dita e djeshme. Burimi: Iljasa Salihu

Biznesi i ilaçeve krijon sëmundje të reja mendore

Është historia e gjigantit që ha fëmijët e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në emër të “Perëndisë” së konsumit të paskrupullt, të mirëqënies me çdo kusht, dhe Big Farma-s, lobi i lobeve (226.000.000 $ investuar vitin e kaluar përkundër 153 në sigurimet e planetit, 144 në naftë dhe gaz e 141 në internet), kanë futur një dogmë të re në mendjet e qytetarëve: ilaçit psikiatrik, kapërdije poshtë dhe ai të “ngre” lart, por askush nuk thotë se sa dëm të bën. Jepet edhe në qoftë se ju ngordh qeni apo macja, për të kapërcyer dhimbjen. Viti 1988 është viti kur filloi epoka e ilaçeve kundër depresionit: Eli Lilly ofron për shitje Prozac-un (i cili në Evropë do të fillojë të përhapet në mesin e viteve nëntëdhjetë). Menjëherë mbërrin pjesa tjetër e antidotit kundër paranojës, instinktit të vetëvrasjes, çrregullimit bipolar, haluçinacioneve, atakut të panikut, ankthit, iluzioneve, manive të ndryshme e çdo rasti tjetër. Perandoria Liberale i administron ato si “bukë për gjellë”

Sëmundjet më misterioze në botë

Ekzistojne njerez te cilet vuajne nga semundje shume te rralla, per te cilat shume pak njerez mund te kene degjuar diçka, qe nga sindroma e Lizes ne boten e çudirave qe mund te kete qene burim frymezimi per Lewis Carroll, deri tek semundja qe mund te kete çmendur nje mbret anglez. Ekzistojne shume semundje te erreta qe nga shume njerez as qe imagjinohen… Morgelon Sipas Fondacionit te Kerkimeve rreth Morgelonit, rreth 14.000 persona ne te gjithe boten vuajne nga ndjesia e zvarritjeve, pickimeve, djegjes, kruajtjes dhe shperthimi i fibrave te çuditshme blu, te zeza dhe te kuqe qe karakterizojne kete semundje. Kjo semundje gjithashtu shoqerohet ne shumicen e rasteve me rraskapitje, humbje te perkohshme te kujteses, dhimbje nyjesh dhe ndryshime te imazheve vizuale. Ky grupim simptomash u quajt Morgelon ne vitin 2002, nga nje nene e cila besonte se djali i saj dy vjeçar vuante nga kjo semundje. Emertimi vjen nga shek. 17, kur ne France u shfaq nje gjendje e çuditshme e lek

Kosova po zbrazet, ndërsa të pasurit thonë se patriotizëm është mos braktisja e atdheut

Kosova po zbrazet, ndërsa të pasurit thonë se patriotizëm është mos braktisja e atdheut. Jo ore horra, më falni more morra, tradhtarë janë ata që i vjelën qytetarët për 15 vjet radhazi, të cilët gjendjen e tyre vetjake e shikonin dhe e shikojnë me gjendjen e përgjithshme të popullit. Fatkeqësisht, gjendja e tyre ekonomike ishte për merak, kurse jo edhe ajo e popullit! Burimi: Iljasa Salihu

Mos u bëni shkaktarë që të shkatërroni jetën e vajzës suaj duke e martuar me dikë që ajo nuk do

Prindër të nderuar: Mos u bëni shkaktarë që të shkatërroni jetën e vajzës suaj duke e martuar me dikë që ajo nuk do. Thotë Muhamedi alejhi selam:" Martohuni me ato që i doni" Mashkulli mund ti posedoj vetëm dy mangësi: Mungesë të besimit dhe mungesë të edukatës dhe moralit. Varfëria, origjina, nacionaliteti, shkollimi, pozita,martesa,..., në Islam nuk llogariten mangësi. Më mirë e varfër dhe e lumtur se e pasur gjithnjë duke vuajtur !!! Burimi: Senad Ramadani

Të mos habitemi nëse një ditë do të bëhemi shumicë në Maqedoni

Të mos habitemi nëse një ditë do të bëhemi shumicë në Maqedoni, por do të udhëhiqemi prej maqedonasve, udhëheqje kjo e shoqëruar me diskriminim të hapur. Nuk ju duket i ngjashëm ky paralajmërim me rastin e klasave në shkolla të mesme, të cilat janë të mbushura vetëm me nxënës shqiptarë, por të cilët detyrohen të mësojnë vetëm në gjuhën maqedonase, ani pse edhe Ministri i Arsimit thuhet dhe shkruhet se është shqiptar. Kështu ndodhë kur jeton me fantazinë se një ditë edhe Car Dushani do të zbulohet se paskësh qenë shqiptar dhe i tërë projekti vrasës “Shkupi 2014” sa ora do të bëhet i shqiptarëve dhe kështu të gjithë ata që e kishin kundërshtuar këtë projekt do të trajtësohen në tradhëtarë. Kjo mendësi nga dita në ditë po zbulohet, por nuk e di se sa po jemi të vetëdijshëm për këtë gjëmë? Burimi: Iljasa Salihu

Sa herë?

Sa herë je zgjuar duke mos ditur si t'ia fillosh? Sa herë je lënduar duke mos ditur si t'reagosh? Sa herë je zhgënjyer duke mos ditur si t'mendosh? Sa herë je hutuar duke mos ditur si t'veprosh? Sa herë ke vrarë duke mos ditur se duhet t'shpëtosh? Sa herë ke qeshur duke mos ditur se duhet t'vajtosh? Sa herë ke folur duke mos ditur se duhet t'pushosh? Sa herë ke vdekur duke mos ditur se duhet t'jetosh? Sa herë, mendo, sa herë kështu duhet t'vazhdosh?     Shpresim Ademaj

Analiza e romanit "Viti i mbrapshtë" - Ismail Kadare

 Analiza e romanit "Viti i mbrapshtë" - Ismail Kadare Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri. Gjë që shpjegon serinë e aleancave me synime të caktuara, si dhe ushtritë e huaja që ngatërrohen në këmbët e njëra-tjetrës, por pa u ndeshur mes tyre. Rivaliteti mes serbëve dhe turqëve i ndërlikon edhe më tepër punët. Atëherë emërohet një mbret, një austriak, i cili nuk mund të pranohet nga myslimanët pa u bërë synet.Jemi në zemër të një komedie të përforcuar nga një vodevil i luajtur nga diplomatët e akredituar në Shqipëri. Dhe Ismail Kadareja qesëndis historianët e ardhshëm, kur të tundohen për të vënë rregull në tërë këtë mishmash të pashpjegueshëm dhe të pakuptueshëm, për të mos thënë absurd. Jemi larg luftës së proletariatit kundër imperializmit.

Kryeparaziti ka të drejtë kur flet për parazitët

Kryeparaziti ka të drejtë kur flet për parazitët, mu ashtu sikurse ka të drejtë të flet prodhuesi për prodhimet e tij me cilësi të dobëta, që edhe kur i shet këto produkte i shet shtrenjtë, sepse ka cilësi ky në mashtrim. Parazitët në fjalë nuk janë asgjë tjetër, pos një argument i pranisë së kryeparazitëve dhe si të tillë ata nuk janë parazitë, por viktima të kryeparazitëve, të cilët fatkeqësisht janë shtrirë mirë në dyshemetë e pushtetit! Burimi: Iljasa Salihu  

Fashitja e moralit, shkërmoqja e ndërgjegjes dhe humbja e dinjitetit

Fashitja e moralit, shkërmoqja e ndërgjegjes dhe humbja e dinjitetit, bëri që vrasësi të dënohet me një burgim qesharak shtëpiak dhe profesori, politikani dhe ish rektori të mos kërkojë prej studentes dituri, por shërbim përmes gjymtyrëve për ta kënaqur kështu një kafshë me pamje njeriu. Ashtu siç kam shkruar edhe më herët, shoqëria jonë po nuk ju krikthye vlerave morale, të kota do të jenë titujt, zhvillimi teknologjik, politikanët pedantë dhe gjithçka do të jetë e kotë. Fat keqësisht, fashitjen e morali për ta hapur kështu derën e të këqijave, pa u skuqur fare e mundësuan këngëtaret tona, disa shkrimtarë tanë që e përurojnë degjenerimin përmes romaneve dhe disa profesorë që i kalojnë studentetet jo në sajë të asaj që kanë mësuar, por në sajë të bukurisë së tyre dhe gadishmërisë së ndonjërës për t’ia bërë ndonjë “të mirë” profesorit “pa grua” në shtëpi. Burimi: Iljasa Salihu  

Më lehtë se ne vështirë se dikush përçahet

Më lehtë se ne vështirë se dikush përçahet. Sakaq dhe sa keq, më vështirë se ne vështirë se dikush pajtohet. Madje edhe atëherë kur nuk pajtohemi, nuk e pranojmë një mospajtim zyrtar, por bëhemi se gjoja mes nesh asgjë nuk ekziston, kurse në të vërtetë ndasitë tona të panevojshme prekin edhe shtresat më të thella të tokës. Kësaj i thonë hipokrizi, ndërsa këtë gjëmë hipokritët nuk po e quajnë mëkat i madh, por aftësi. Përditë çuditë e popullit tim po ma vrasin vetë çudinë, gjë që nesër mund të mos habitem për asgjë. Vetëm atëherë, kjo mendësi do të jetë fundi i njeriut dhe pragu i robotizimit të tij. Ti mund të bëhesh edhe robot, por nesër do të përgjigjesh, shpërblehesh apo do të dënohesh vetëm si njeri! Burimi: Iljasa Salihu  

Unë jam sërish i dashuruar pas një buzëqeshje

Unë jam sërish i dashuruar pas një buzëqeshje. Sërish kam besuar se do vdes nga dashuria dhe... kam pasur frikë se mos humb dikë shumë special (që gjithsesi e kisha humbur)... por kam mbijetuar. Dhe jetoj akoma. Dhe jeta nuk më lodh. Edhe ti nuk duhet të lodhesh. Jeto! Është me të vërtetë e bukur t'a përqafosh jetën e të jetosh me pasion, të humbësh me klas e të fitosh duke tentuar, sepse bota i përket atij që tenton. Charlie Chaplin

Nuk është e ndershme për një politikan dhe shkrimtar siç është...

Nuk është e ndershme për një politikan dhe shkrimtar siç është Ben Blushi që të shkruajë në librin e tij “Hëna e Shqipërisë” se shoqëria shqiptare do të ngelte shumë mbrapa nëse feja islame jo vetëm si besim, por edhe sistem jete do të përqafohet prej shqiptarëve, duke mos sjellë asnjë argument të shëndoshë për këtë pohim, përpos një të sëmurë që jep shembull nga kisha në kohën e mesjetës, që aq shumë e kishte penguar shkencën dhe zhvillimin. Madje thotë se shkenca, njeriu dh e teknologjia filloi të ecë përpara vetëm pasi kishën dhe priftërinjtë i kishin murguan. Kjo është e vërtetë, por e thënë në vend dhe analogji të gabuar, sepse feja islame asnjëherë nuk ka pasur problem me përparimin dhe shkencëtarët, përkundrazi shkencëtarët më të shquar njëherësh ishin edhe teolog. Rreth kësaj problematike me të drejtë hoxha i ndjerë Jakup Hasipi kishte thënë se muslimanët filluan të futen në dekadencë vetëm pasi hoqën dorë prej fesë, kurse perëndimi filloi të përparojë materialish

RREGULLAT E REJA TË KOMUNIKACIONIT

1. Lidhu me rripin e devotshmërisë. 2. Ec në rrugën e të devotshmëve. 3. Zbato Kur’anin dhe Sunetin e Resulullahut. 4. Kujdes nga kthesat e nefsit dhe të epsheve. 5. Largoju gropave të shejtanit. 6. Bëj kujdes për atë që shkruajnë dy melekët e tu. 7. Mos harro bagazhin e vdekjes. 8. Komisioni i varrit. 9. Paramendo në çdo moment pikën e kontrollit, e cila quhet “Ahiret”. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

lejohet që gruaja ta kryejë umren për burrin e saj të vdekur, me të cilin nuk kishte pasur fëmijë?

Pyetje: A lejohet që gruaja ta kryejë umren për burrin e saj të vdekur, me të cilin nuk kishte pasur fëmijë? Përgjigje: Po, lejohet kryerja e umres, haxhit, dhënia e sadakasë për burrin tënd të vdekur, nuk ka asnjë ndales këtu. Lejohet gruaja t'ia kryej haxhin(ose umren) burrit të saj dhe burri t'ia kryej haxhin(ose umren) gruas së tij, sipas mendimit unanim të dijetarëve. Gjithashtu, të lejohet ty motër e nderuar t'ia kryesh haxhin edhe atyre që nuk i ke të afërt. Të gjitha këto lejohen inshallah. Shejh Abdullah el Humejd, rahimehullah. Nga arabishtja: Suad Shabani

JETA ME ALLAHUN KA SHIJE TJETËR!

1. Ec përpara dhe mos e rrit zërin, shiu është ai që i rrit lulet, e jo bubullima! 2. Shpirtrat më të mirë janë ato që nuk i mohojnë të mirat edhe përskaj mospajtimeve! 3. Distanca nuk e afron dhe nuk e largon askënd.. zemrat janë ato që e bëjnë atë! 4. Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Përgjatë qëndrimit tënd në namaz ti troket në derën e Mbretit, dhe ai që troket në derën e Mbretit, atij i hapet”. 5. Dynjaja është shumë e lirë! Atë mundet ta posedon çdokush nga ne, pasaniku dhe fukaraja, mbreti dhe ministri, mirëpo, Xheneti është i shtrenjtë, nëse nuk mundesh ta posedosh me veprat e tua të mira, nuk mundesh ta posedosh me pasurinë dhe arin tënd! 6. Çdo gjë që e njeh nuk do të thotë se të qetëson zemrën, disa gjëra janë më të bukura nëse mbeten të panjohura! 7. Shpirtrat më të shtrenjtë janë ato që e përjetuan dhembjen dhe mundohen që të tjerët mos ta shijojnë shijen e saj! 8. Rrëfehet se brengën e pastron loti, dhe zemrën e ringjall sexh

28 Nëntori – Ditë e shenjtë arbërore - Ese për 28 nëntorin

 Shkruar nga: Engjëll KOLIQI  Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntor i, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenore dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë. Pas

Poezi për 28 nëntorin shkruar nga Bledi Lorenci

Data 28 nentor Nje dite e shenuar Feste e madhe eshte ne Vlor Te gjithe me flamur ne duar Shqiptaret ane e mban Do te sulen drejte Shqiperise Te festojne per shtetin Shqiptar 100 vjetorin e pavarsise E tere Bota,te na kete zili Per kete te bukur Shqiperi Qe eshte me e forte se kurre Jane bashkuar per te njejtin flamure Nga Kosova e Mali zi Jane pergatitur per lavdi Ndjekin hapat e heronjeve Kombetar Qe ne Vlore u bashkuan per flamurin Shqiptar

Populli - Lapidari i Vargjeve për Ismail Qemalin

...Erdhi lajmi i zi për Vlorën ullinjtë ulën kurorën Shqipëria e la këngën se një plag' ju hap në zëmër. Shushica vrapin e ndali, thonë vdiq 'Smail Qemali. Flamurin e mbuloi zia, vajton për të zotnë e tija... ...Kur mbi arqe ku ish Plaku u duk ngjyr'e një bajraku... ish bajraku Italisë! Gjëmoj zër'i djalërisë! Na u duk se Plaku vetë nëpër heshtje diç na pyet, sikur pyeti më përpara "Ku ësht'flamuri që vara?" ...Vlora bëri si e deshi, me bajrak të saj'e veshi, veshi Plakun me bajrak me bajrakun ngjyrë gjak! Me një shkab'të zez'në mes, dhe i vdekuri që s'vdes mori udhën për në Vlorë... Mbyllur det' edhe stere Kush do pyes? ... edhe përse? E kush pyet për Shqipërinë, Rreth me male një shketinë E pa zë dhe e pa zotë Vetëm vlente për një botë Që të bënej ndonjë ditë, Një thërime një kafshitë Për atë e për këtë, Vleft'e saja hë për hë, Dele dajos........ Kur nji ditë, Vjen e çfaqet një Profitë; Ish

Poezi për 28 nëntorin - Ali Asllani - Ismail Qemali

Mbyllur det' edhe stere Kush do pyes? ... edhe përse? E kush pyet për Shqipërinë, Rreth me male një shketinë E pa zë dhe e pa zotë Vetëm vlente për një botë Që të bënej ndonjë ditë, Një thërime një kafshitë Për atë e për këtë, Vleft'e saja hë për hë, Dele dajos........ Kur nji ditë, Vjen e çfaqet një Profitë; Ish njI plak i bardhë borë, Nji bajrak me zok në dorë; Çan tokë e çan detë Si i çan rrufeja retë; Edhe zbriti mu atje Ku i than nga se për se Po atje në atë vëndë, Dy të prishurit na mëndë, Jo që nuk i than "miserdhe" Po i than dhe "shko nga erdhe!" Plaku gjorë e plaku mjerë, Ku do vejë e ku do bjerë, Nëpër erë e nëpër shira Nëpër gropa me shëllira? Iku ditë e iku natë I mungon dhe buk' e thatë; Edhe buka i mungonte, Vëtan zêmra i valonte. Si ish baltë, këmba kridhej, Si ish plakë, trupi dridhej, Andej ruhej nga armiku, Këtej ruhej nga i ligu. Mirpo plaku bëri krahë; Kaloj male, kaloj brigje, Kaloj pellgje

Gjergj Fishta - 28 Nanduer 1913 - Poezi per 28 nentorin

Oj Zanë, t'këndojm… t'vajtojm, deshta me thanë; Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye. Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë, Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye, Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet… …………………………………………………………………. Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne, Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe! E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari; Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet, As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari, As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet; Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget, Si Krishtin shiti Juda Iskarjot, Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë… A thue mos fola keq?… Po lypi t'falun, Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin, E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'

Çka është miniumi si fitohet dhe për çka përdoret?

Çka është miniumi si fitohet dhe për çka përdoret? Eshte oksid i Perzier ( 2PbO x PbO2) i cili përfitohet me nxehje të oksidit të plumbit(II) në formë të pluhurit në prani të ajrit në 500 C 6PbO + O2 ---> 2Pb3O4 Eshte pluhur kristalor me ngjyrë të kuqe që në ujë nuk tretet. I tretur në tretës organik përdoret për lyerje të sipërfaqeve të hekurit dhe çelikut.

Cilat janë vetitë e plumbit ?

Cilat janë vetitë e plumbit ? Plumbi është metal i rëndë me ngjyrë të bardhë në të kaltër. Eshte shumë i butë prehet lehtë me thikë. Në atmosfer me lagështi dhe në prani të oksidit te karbonit (IV) plumbi mbulohet shpejt me një shtresë të hollë të oksidit të plumbit e cila gradualisht shndërrohet në karbonat bazik të polumbit Pb(OH)2 x 2PbCO3 e cila mbron nga oksidimi i mëtutjeshëm . Formon komponime me numra oksidues +2 dhe +4.

Aftësia e një politikani

Aftësia e një politikani qëndron në kompromiset e shëndosha dhe në ikjen e krijimit të hipotekave. Njëherë të thonë vjedh e merr sa të duash, shfrytëzoje rastin që të bëhesh i pasur, shëtitu dhe bën dashuriçka, ku nesër po mëtove të kërkosh diçka për të mirën e popullit, pala tjetër – koalicioni ta mohon me krekosje kërkesën, si dhe po u rebelove për këtë gjë, të thotë të kesh kujdes se dosjen e krimit e kam në sirtar, ku sa ora mund të prishesh me gruan dhe me familjen në përgjithësi. Një politikan, kushdo qoftë ai dhe në çfarëdo pozite qoftë ai, po arriti të mos joshet prej të mirave materiale, siç janë vjedhja dhe imoraliteti, ai gjithherë do të ketë zë të arsyeshëm! Burimi: Iljasa Salihu

Politikanët shqiptarë nuk i besojnë shëndetësisë së vendi

Politikanët shqiptarë nuk i besojnë shëndetësisë së vendit. Ata shkojnë jashtë shtetit të tyre për t’u mjekuar. Për fat të keq, ata në vend se ta rregullojnë njëherë e mirë shëndetësinë e vendit, ata me lehtësi po marrin rrugë për në spitalet e shtrenjta evropiane. Vetëm nëse nuk arrijnë të mjekohen atje, kthehen në vendlindje për të vdekur si heronj, që populli të thotë se heroikisht vdiqën aty ku edhe lindën. Politikanët e sotëm, një duhet ta kuptojnë; populli më nuk po ha kashtë, që gjërat të mos i kuptojë! Burimi: Iljasa Salihu

Dhëntë Zoti që të famshmit tanë të mos përdorin fare lëndë narkotike

Dhëntë Zoti që të famshmit tanë të mos përdorin fare lëndë narkotike, sepse edhe për së vdekuri do të turpërohen, ani pse të gjallët thonë se krenohem me atë që vdiq si rrjedhojë e mbi dozës. Unë mendoj se secili njeri i mençur do të turpërohej për të tilla gjëra, pavarësisht se për kë bëhet fjalë, por i kuptoj disi; duan të ngushëllohen disi! Burimi: Iljasa Salihu

Si filloi realisht shërbimi i inteligjencës në Izrael

  Një libër e shpjegon me hollësi: “Spiunë kundër Armagedonit: Në brendësi të luftërave të fshehta të Izraelit” Komuniteti i inteligjencës izraeliane lulëzoi nga një shërbim spiunazhi i quajtur Shai (një akronim për Sherut Yediot, fjalët hebraisht për “Shërbim Informacioni”). Ai qe dega e inteligjencës së Haganah, organizatës klandestine më të madhe të komunitetit hebre në Palestinë. Haganah dhe njësitë e ndryshme të saj, përfshi forcën goditëse, luftuan arabët palestinezë dhe britanikët deri sa këto të fundit u larguan më 14 maj të 1948. Atë 30 qershor, një gjysmë duzine burrash të veshur me uniformë ushtarake arritën në zyrën e Shai-t në Tel Aviv. Ky qe një grup unik, në një situatë unike. Në mes të luftës së parë të tij, ndërsa shtetet fqinje arabe kishin pushtuar Izraelin e sapolindur, ata luftonin me gjetjen e mënyrave për të plotësuar kërkesat e sigurisë dhe mbrojtjes të vendit, duke ndërtuar njëkohësisht një demokraci jetëgjatë. Burrat që u mblodhën në atë ditë

Maqedonia priste se Greqia do të fundosej ekonomikisht

Maqedonia priste se Greqia do të fundosej ekonomikisht, që pastaj kjo të mund t’i thoshte se emrin nuk do ta ndërrojë kurrë, sepse ai që një gjë të tillë me ngulm po e kërkon, së shpejti do të bëhet kufomë e shëmtuar. Fatkeqësisht për mendësinë e shtetit tonë, tani dëgjuam se Greqia i shpëtoi tronditjeve ekonomike dhe se pritet së shpejti të forcohet mirë dhe dendur. Maqedonia duke e pritur një gjë të tillë, harroi se vetë është duke shkuar drejt fundosjes. Në Maqedoni, anijën ekonomike e fundosën politikanët ekonomist, të cilët sot e kësaj nate po merren me histori. Kësaj pune kështu i thonë: “Pritë gomar se del bar. Bari u tha gomari ngordha tha”! Burimi: Iljasa Salihu  

Jemi ata që ishim!

Jemi ata që ishim! Ishim ata që nuk duhej të ishim, por jemi të tillë çfarë jemi, ndaj lus Zotin të bëhemi njerëz më të mirë dhe më punëtor Deshëm apo nuk deshëm, historia jonë përmes personaliteteve tona, dëshmon se dukshëm është e lidhur me serbet. Ahmet Zogu u rikthye në Shqipëri me ndihmën e serbëve. Esat Pasha në një peridhë të caktuar kohore bashkëpunoi me serbet. Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha qenë dy figura kyçe që e ndihmuan Enver Hoxhën në themelimin e Partisë Komuniste. Llahtaria e Tivarit ishte njëra prej këtyre peshqesheve që Enverit atë kohë ia bën miqtë e tij serb. Sali Berisha në kohën kur bota i kishte vërë embargo Serbisë, ai e kishte furnizuar me gjëra që asaj i duheshin. Huligani Ivan Bogdanov pamë se me krenari e bartte një tatuazhë në krahun e tij të majtë me figurën e Skendërbeut. Edi Rama ia kishte dhënë çelësin në shenjë nderimi Goran Bregoviqit, njeriut që i kishte kënduar në mënyrën sipërore hegjemonisë serbe, mbase ishte edhe shok i ngus

Populli ka të drejtë t’i kritikojë ashpër politikanët

Populli ka të drejtë t’i kritikojë ashpër politikanët, sepse si rrjedhojë e besimit të popullit politikanët zotërojnë pushtetin apo opozitën, ndërsa politikanët nuk kanë fare të drejtë t’i kritikojnë pjesëtarët e popullit, ngase politikanët nuk e zgjodhën popullin, nuk i dhanë asnjëfarë mandati popullit që të jetë apo të mos jetë popull, pavarësisht mëtimeve të herëpasherëshme të politikanëve për ta zhbërë edhe popullin si popull. Populli mund të vritet me ndonjë lloj bombe, por të zhbëhet as që bëhet fjalë! Burimi: Iljasa Salihu  

Një intelektual i mirëfilltë

Një intelektual i mirëfilltë do t’i përgëzonte prijësit politik në punë të mira dhe do t’i kritikonte ata për veprat e tyre të këqija. Natyrisht, nuk ka lider në botë që nuk i ka këto dy anë. Rrjedhimisht, më vjen keq për disa intelektual që mezi presin të gabojë diçka Edi Rama që pastaj ta kritikojnë ashpër dhe në anën tjetër kurrë nuk e përgëzojnë për ndonjë punë të mirë. Po ashtu më vjen keq edhe për ata që mezi presin ta veprojë ndonjë gjest të mirë Edi Rama që pastaj ta ngrisin në qiell me tufë lavdesh dhe në anën tjetër kurrë nuk e thanë asnjë kritikë për të bëmat e tij të këqija. Njëlloj më vjen keq edhe për ata që kështu veprojnë me Sali Berishën. Megjithëkëtë, unë kam të drejtë të vij në përfundim se ky apo ai përfundimisht është njeri i keq, edhe pse në peshoren e tij rëndon ndonjë vepër e mirë. Unë kam të drejtë të mendoj kështu, por mund të mos jetë vlerësimi im i saktë. Saktë gjykon vetëm Llogarimarrësi! Burimi: Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more