Nuk është e ndershme për një politikan dhe shkrimtar siç është Ben
Blushi që të shkruajë në librin e tij “Hëna e Shqipërisë” se shoqëria
shqiptare do të ngelte shumë mbrapa nëse feja islame jo vetëm si besim,
por edhe sistem jete do të përqafohet prej shqiptarëve, duke mos sjellë
asnjë argument të shëndoshë për këtë pohim, përpos një të sëmurë që jep
shembull nga kisha në kohën e mesjetës, që aq shumë e kishte penguar
shkencën dhe zhvillimin. Madje thotë se shkenca, njeriu dhe
teknologjia filloi të ecë përpara vetëm pasi kishën dhe priftërinjtë i
kishin murguan. Kjo është e vërtetë, por e thënë në vend dhe analogji të
gabuar, sepse feja islame asnjëherë nuk ka pasur problem me përparimin
dhe shkencëtarët, përkundrazi shkencëtarët më të shquar njëherësh ishin
edhe teolog. Rreth kësaj problematike me të drejtë hoxha i ndjerë Jakup
Hasipi kishte thënë se muslimanët filluan të futen në dekadencë vetëm
pasi hoqën dorë prej fesë, kurse perëndimi filloi të përparojë
materialisht (duke mbetur mbrapa moralisht) vetëm pasi hoqi dorë prej
fesë së krishtere. Ajo që bie ndesh në pohimin e z. Blushit është fakti
kur thotë se shqiptarët do të ngelin mbrapa, ku pas pak vetë e dëshmon
se shqiptarët tashmë janë shumë mbrapa. Nëse ata janë mbrapa, atëherë si
paska mundësi të thuhet se ata do të ngelin mbrapa? Më vjen keq që ende
kemi intelektual të atillë që fenë islame mëtojnë ta kuptojnë përmes
qëndrimeve të kishës në mesjetë dhe të atyre të ISIS-sit. Ky lloj i
shkrimtarëve është sikurse spermatozoidi që asnjëherë nuk mbërrin te
veza!
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: