Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Pyetje-Pergjigje islame

lejohet që gruaja ta kryejë umren për burrin e saj të vdekur, me të cilin nuk kishte pasur fëmijë?

Pyetje: A lejohet që gruaja ta kryejë umren për burrin e saj të vdekur, me të cilin nuk kishte pasur fëmijë? Përgjigje: Po, lejohet kryerja e umres, haxhit, dhënia e sadakasë për burrin tënd të vdekur, nuk ka asnjë ndales këtu. Lejohet gruaja t'ia kryej haxhin(ose umren) burrit të saj dhe burri t'ia kryej haxhin(ose umren) gruas së tij, sipas mendimit unanim të dijetarëve. Gjithashtu, të lejohet ty motër e nderuar t'ia kryesh haxhin edhe atyre që nuk i ke të afërt. Të gjitha këto lejohen inshallah. Shejh Abdullah el Humejd, rahimehullah. Nga arabishtja: Suad Shabani

I sëmuri prej veshkëve në momentin kur është agjërueshëm

Pyetje : I sëmuri prej veshkëve në momentin kur është agjërueshëm ai duhet patjetër t'i pastroj veshkët, a është i saktë agjërimi i tij në këtë rast apo jo? Përgjigja: Arsyetohet ky njeri që mos të agjëroj ditët në të cilat ai e bën pastrimin e veshkëve. Sepse gjatë pastrimi ai fut barëra në gojën e tij, të cilat ia prishin agjêrimin. Ky person obligohet t'i kompenzoj ditët në të cilat ka bërë pastrimin e veshkëve, edhe po të agjëroj ato ditë, agjërimi i tij nuk është i saktë(jo i pranuar), sepse në gojën e tij ai ka futur barëra, ujë apo gjëra të cilat ia prishin agjërimin. Autor: Shejh Dr. Salih ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë! Nga arabishtja: Suad B. Shabani Burimi: Valdet Kamberi  

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para?

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para? Dijetarët musliman tregojnë se agjërimi i ditës së xhuma me një ditë para ose një ditë mbrapa vlen atëherë kur e agjërojmë ditën e xhuma si ditë të xhuma, mirëpo nëse rastis agjërimi i ditës së Arafatit ose ditës së Ashures, atëherë lejohet agjërimi i vetëm ditës së xhuma, sepse nuk e agjëron për xhumanë por për ditën e arifes ose ashures. Edhe pse nëse dëshiron të agjëron të enjtën dhe të xhuman, kjo vepër është edhe më e mirë. Allahu e di më së miri! Burimi: Bekir Halimi

A prish agjërimin ushqimi që mbetet në mes të dhëmbëve?

Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajtë!) është pyetur: Nëse diçka nga ushqimi mbetet mes dhëmbëve të personit që agjëron, a mund të themi se e prish ajo agjërimin nëse personi e gëlltit atë? Allahu ju bekoftë! Ai u përgjigj: Nëse agjëruesi zgjohet dhe gjen diçka në mes të dhëmbëve nga të mbeturat e ushqimit, atëherë ai duhet që ta nxjerr atë nga goja dhe të largohet prej saj. Kjo nuk ndikon në agjërimin e tij vetëm në rast se e gëlltit me qëllim, atëherë kjo e prish agjërimin e tij. Është thelbësore që muslimani ta pastrojë gojën pas ushqimit, qoftë për agjërim por edhe në raste të tjera, sepse pastërtia është ajo që kërkohet nga muslimani. Ai duhet t’i japë rëndësi pastrimit të dhëmbëve dhe gojës pas ushqimit në mënyrë që t’i largojë mbetjet e ushqimit dhe erën e keqe që mund të vjen nga ajo dhe e cila mund të ndikoj negativisht në shëndetin e gojës së tij. Burimi: El Munteka min Fataua fadileti shejh Salih bin Feuzan bin Feuzan bin Abdullah el Feuzani. Vol.2, pyetja 4

Cilat janë dobitë e agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit ?

Cilat janë dobitë e agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit ? Po përmendim disa dobi të agjërimit të këtyre ditëve: a) me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit plotësohet shpërblimi sikur të ishte realizuar agjërimi pandërprerë të tërë vitin. b) agjërimi i Shevalit po edhe i Shabanit janë si sunetet e rregullta që janë para dhe pas namazeve farz. Ky agjërim i plotëson lëshimet dhe gabimet e mundshme, që bëhen gjatë kryerjes së farzit, sepse farzet do të kompensohen me nafile ditën e Kijametit. Shumica e njerëzve bëjnë gabime dhe lëshime gjatë agjërimit të detyrueshëm, prandaj kanë nevojë që gabimet e tyre t’i përmirësojnë me vepra vullnetare. c) rrekja për të agjëruar pas Ramazanit është sinjal për pranimin e agjërimit të Ramazanit, sepse kur Allahu pranon veprën e ndonjërit e drejton te një vepër tjetër e mirë. Disa dijetarë kanë thënë: shpërblimi i një të mire është e mira që bëhet pas. Kush bën një të mirë pastaj vijon me një të mirë tjetër, ky është një

Cilat janë shenjat përmes së cilave njihet Nata e Kadrit ?!

Cilat janë shenjat përmes së cilave njihet Nata e Kadrit ?!  Pyetje:   hoxhë i nderuar! A mund të na tregoni se cilat janë shenjat përmes së cilave njihet Nata e Kadrit ?! Përgjigje:   po. Ja disa nga shenjat e Natës së Kadrit: 1: Ndër shenjat e Natës së Kadrit është se ajo është një natë e qetë. 2: Zemrat e besimtarëve janë të gëzuara dhe të lumtura si dhe përpëlot paqe. 3: Besimtari bëhet më aktiv dhe më i zellshëm në kryerjen e veprave të mira. 4: Dielli në mëngjesin vijues ngrihet qartë pa ndonjë rreze.   Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.   Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani   shenjat nata a e kadrit si njihet nata e madhe e kadrit nata e kadrit shenjat nata e kadrit feja islame nata e kadrit shenjat e saj kur eshte nata e kadrit nata e kadrit nata e kadrit 

A lejohet puna si pastrues enësh në të cilat enë servohet mish derri?!

A lejohet puna si pastrues enësh në të cilat enë servohet mish derri?!   Pyetje: Shejh i nderuar! Kam disa shokë që në disa shtete të Europës punojnë si pastrues në kuzhina restoranesh, përkatësisht piceri, të cilat në gatesat e tyre përdorin edhe mishin e derrit. Këta përbrenda punës së tyre kanë njashtu edhe pastrimin e enëve në të cilat është servuar mishi i derrit. A lejohet kjo punë?!   Përgjigje: Kjo punë nuk është e lejuar; E lus Allahun e Madhërishëm t’ju begatojë me një punë të bekuar.   Shejh Muhamed Ez-Zugbi   Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more