Skip to main content

Cilat janë dobitë e agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit ?

Cilat janë dobitë e agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit ?

Po përmendim disa dobi të agjërimit të këtyre ditëve:

a) me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit plotësohet shpërblimi sikur të ishte realizuar agjërimi pandërprerë të tërë vitin.

b) agjërimi i Shevalit po edhe i Shabanit janë si sunetet e rregullta që janë para dhe pas namazeve farz. Ky agjërim i plotëson lëshimet dhe gabimet e mundshme, që bëhen gjatë kryerjes së farzit, sepse farzet do të kompensohen me nafile ditën e Kijametit. Shumica e njerëzve bëjnë gabime dhe lëshime gjatë agjërimit të detyrueshëm, prandaj kanë nevojë që gabimet e tyre t’i përmirësojnë me vepra vullnetare.

c) rrekja për të agjëruar pas Ramazanit është sinjal për pranimin e agjërimit të Ramazanit, sepse kur Allahu pranon veprën e ndonjërit e drejton te një vepër tjetër e mirë. Disa dijetarë kanë thënë: shpërblimi i një të mire është e mira që bëhet pas. Kush bën një të mirë pastaj vijon me një të mirë tjetër, ky është një sinjal për pranimin e veprës së parë, ashtu siç sinjalizon vepra e keqe pas një të mire mospranimin e të mirës tek Allahu.

d) Agjëruesve të Ramazanit shpërblimet e tyre u ndahen ditën e Bajramit. Ajo është ditë e shpërblimeve, prandaj rikthimi me agjërim në ditët e Shevalit konsiderohet si falënderim për këto begati. Begati më të madhe se sa falja e mëkateve nuk ka. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, falte namaz nate derisa i ënjteshin këmbët. Kur i thuhej: E bën këtë e Allahu t’i ka falur të gjitha gabimet e shkuara dhe ato të ardhme?! Ai përgjigjej: A të mos jem rob falënderues?! Allahu, subhanehu ue teala, robërit e tij i urdhëroi ta falënderojnë begatinë e agjërimit duke e përmendur Atë, Ai tha: “(Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që të falënderoni.” (Bekare – 185) Prej falënderimit për dhuntinë e agjërimit të Ramazanit është agjërimi i ditëve të Shevalit më pas. Disa muslimanë të gjeneratave të para kur falnin namaz nate të nesërmen gdhiheshin agjërues që me këtë të falënderojnë Allahun për dhuntinë e faljes së namazit të natës. Uehb b. Uirdi kur pyetej për shpërblimet e disa ibadeteve siç është Tavafi dhe të tjera thoshte: Mos pyetni për shpërblimet e këtyre veprave, por pyetni se si duhet të falënderojmë, kur na mundësohet nga Allahu ta bëjmë atë vepër të mirë.

Hafidh b. Rexheb

Përktheu: Agim BEKIRI
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more