Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Valdet Kamberi

NËN LULE GJEMBI APO MBI GJEMBIN LULE?

Ankohemi se Allahu ka bërë nën lule gjemba, por më mirë është ta falënderojmë që mbi gjembin ka bërë lulen!!! Një person thotë: Kam menduar gjatë, kur shoh veten të zbathur falënderoj Allahun, sepse ka të tillë qe nuk kanë këmbë fare. Më thuaj për Allahun sa njerëz kanë dëshirë të posedojnë makinën, shtëpinë, celularin, diplomën, punën tënde, etj., etj. Sa njerëz ecin zbathur ndërsa ti ecën me makinë? Sa njerëz flenë pa kulm mbi kokë, ndërsa ti fle në shtëpinë tënde? Sa njerëz ëndërrojnë të shkollohen, ndërsa ti posedon diplomë? Sa persona janë të papunë, ndërsa ti punon? Sa, sa, sa, sa, sa?! I shtojnë ankesat e të godasin brengat; falënderoje Allahun e gjen lumturinë. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi:

Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi: - Të jetë i angazhuar me adhurimin e Zotit të tij. - Të jetë e dukshme dobia e tij për njerëzit. - Të jenë njerëzit të sigurt prej të keqes së tij. - Të mos shpresojë në atë që është në dorë të njerëzve. - Të jetë i përgatitur për vdekjen. Burimi: Valdet Kamberi

"Gruaja është si këpuca"

Një njeri i urtë ishte ulur me disa burra, ndërkohë që, njëri nga të pranishmit hapi temën e martesës dhe grave, ku njëri prej tyre tha: “Gruaja është si këpuca; mund ta mbathë burri dhe ta ndërroj atë kur të dojë, derisa ta gjej numrin e përshtatshëm për vete.” Të pranishmit shikuan në drejtim të njeriut të mençur dhe e pyetën: “Çfarë mendon ti për këto fjalë?” Ai u përgjigj: “Ajo që thotë vëllau është plotësisht e vërtetë, gruaja është si këpuca tek ai që e konsideron veten si këmbë, ndërsa ajo është si kurora tek ai që e konsideron veten si udhëheqës.” Andaj, mos e qortoni folësin, por shikoni si e shikon veten. Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

“DASHURI E KONTESTUAR”

''Martohuni me ato që i doni, e kur vullneti i Zotit t'ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë.'' Muhammedi alejhi selam (nga hutbeja lamtumirëse) Islami si sistem i kompletuar i jetës ofroi rregulla dhe kufinj, kohë dhe vend të duhur për manifestimin e ndjenjës së quajtur dashuri. Një mjet i ndaluar kurrë nuk mund të jetë shteg nëpërmjet të cilit arrini një qëllim të ligjësuar. Dashuria në Islam ka vend, por ajo vendin e ka pas martesës e jo para, ashtu siç mendojnë disa që trumbetojnë se janë dashuruar… Për ate disa që nuk kanë dashuri të pastër, flasin për këtë, sepse pikërisht një dashuri e sinqertë dhe e çiltër iu mungon. Si mos t’iu mungojë kur ata fillimin e asaj dashurie e kanë me haram, andaj nuk ka mundësi që Allahu të kënaqë dhe të lumturojë atë çift, nëse paraprakisht kanë thyer ligjet dhe rregullat e Tij. Bëni kujdes! Të mos iu drejtojë epshi, por mendja. Nëse mbyllen sytë, një '

MEDITO!

MEDITO! Çfarë vlere ka jeta nëse nuk është për Allahun, dhe nuk është jetuar për t’u përgatitur për t’u takuar me Allahun? Nuk ka mirësi në këtë botë, përveç për atë që pendohet dhe nxiton të bëjë vepra të mira që të ngritet tek Allahu. Vëlla! Ti mund të marrësh frymë, por mos harro se mund të mos e kthesh atë mbrapa. Njerëzit në lidhje me këtë janë: ai që është zhytur në këtë botë dhe është dhënë pas kënqësive të saj, apo i penduar për mëkatet e tij tek Allahu i botërave. I pari nuk dëshiron që t’ia kujtosh vdekjen dhe llogarinë para Allahut, nuk dëshiron t’ia kujtosh adhurimet dhe largimin nga mëkatet. Le të mos harroj ky se do të vdes deshti apo nuk deshti. I penduari e kujton shpesh vdekjen, dhe përgatitet për ditën kur do të takohet me atë, gjithashtu mundohet të nxëjë punët e mira që i kanë ikur më herët pa bërë. Mos e kujto vdekjen me zemër të vdekur, por mendo për të vdekurit në varreza, për gjendjen e tyre, mendo se edhe ti një ditë do të hysh aty. I njejtë me

A nuk ke turp!

A nuk ke turp! A nuk ke turp! Të kërkosh Xhenetin, pa Namaz! A nuk ke turp! Të kërkosh Xhenetin, pa Shami A nuk ke turp! Të kërkosh Xhenetin, duke pi Alkool! A nuk ke turp! Të kërkosh Xhenetin, duke ecur rrugëve lakuriq! A nuk ke turp! Të kërkosh Xhenetin, duke mos vizituar Xhamitë! A nuk ke turp! Të kërkosh Xhenetin, pa ju bindë Allahut! A nuk ke turp! Të kërkosh Xhenetin, duke mos i degjuar prindët! A nuk ke turp! Të kërkosh Xhenetin, kur ti turpërohesh nga Islami! A nuk ke turp! Të kërkosh Xhenetin, kur ti mëkaton dhe nuk pendohesh! Dhe ende e kërkon Xhenetin e Allahut! Mendoni se aq lehtë fitohet Xheneti!! Burimi: Valdet Kamberi

'' AKREPAT E ZEMRËS ''

Muslimanët në kohët e hershme, nuk kishin nevojë për orë që t’i zgjojë për namazin e sabahut, sepse zemrat i kishin të zgjuara dhe nënshtruese ndaj Allahut . Vetëm atëherë kur vdiqën zemrat, fjetën namazfalësit dhe nuk ju bëri dobi as ora e as autoparlantet e minareve sado që ua lëshonin zërin. Kujdesuni për namazin! Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

ME PAK FJALË, SI DUHET TË JEMI

Nëse ke shumë urrejtës kjo është tregues se ti je i suksesshëm. Çdo herë është dikush që është më i mërzitur se ti, andaj ti buzëqesh. Nëse goditesh nga pas, dije se ti je para. Të gjithë jemi si hëna që ka një pjesë të errët. Mos e sfido atë që nuk ka çka humbë. Buzëqeshja është fjalë e njohur pa shkronja. Vepro që njerëzit të duan, atëherë kur braktis vendin e punës, ashtu sikur të deshtën kur pranove atë. Nuk mund të ndalosh zogjtë të fluturojnë mbi kokën tënde, por mund t’i ndalosh të mos glasojnë mbi ty. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Jeta kalon me shpejtësi dhe pa e vërejtur

Toka nuk harron fytyrat e atyre që kanë bërë sexhde. Nata nuk harron të qajturën e adhuruesve. Fytyra nuk harron lotët e të penduarve. Allahu e din se ne jemi besimtarë edhe pse mëkatojmë. Jeta kalon me shpejtësi dhe pa e vërejtur. Kujdes nga shpresa e gjatë. Ruaj gjuhën tënde nga lëshimet dhe të metat e saj. Çdo kush që lind edhe vdes. Allahu është i gjallë dhe nuk vdes. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

VALLË… KUSH MUND T’I BLEJË LOTËT E SYVE TË TU?

Ferkad bin Subhiu thotë: Na ka arritur se të gjitha punët peshohen pos lotëve që dalin prej robit të Allahut nga frika e Tij. Ato nuk mund të peshohen e as të maten, njëherit ato shuajnë dete me zjarre! A e ke parë madhështinë e lotit, i cili rrjedh atëherë kur ti përmend Allahun, dhe kur i lutesh Atij në mes të natës? Dil në treg dhe shfaqi lotët e tu, shiko se a do të ketë dikush që t’i blejë ato? Këto lotë që shuajnë dete me zjarre në Ditën e Gjykimit, e që tek njerëzit nuk kanë asnjë çmim, porse tek Allahu janë madhështore! Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Dy sy nuk i kap zjarri kurrë: Syrin që qan prej frikës së Allahut dhe syri që qëndron për të ruajtur në rrugën e Allahut!” Vallë, a ke qarë ndonjëherë nga dashuria dhe përmallimi për Allahun? A ke qarë nga frika prej Allahut? A ke qarë si falënderues për Allahun, për të mirat që t’i ka dhuruar? Nëse nuk e ke bërë asnjëherë Allahu të ngushëlloftë dhe të mëshiroftë... Me të vërtetë, nëse s’ke qarë asnjëherë, ke

CILI NJERI JE TI ?

CILI NJERI JE TI ? Të shoh se dëshiron të jetosh gjatë në këtë botë, por pse do? - T’i nënshtrohesh Allahut me adhurime?! - Ta falënderosh Allahun për të mirat që t'i ka dhuruar?! - Të afrohesh tek Allahu me punë të mira?! ATËHERË I LUMI TI… I LUMI! Apo e do jetëgjatësinë në këtë botë për të… - ngrënë - pirë - shumuar - argëtuar - mëkatuar - shfrenuar - grumbulluar pasuri I MJERI TI!!! Përshtati: Valdet Kamberi

10 FLETA QË BIEN!

1. Nëse kalon dita jote pa përfituar asgjë. 2. Nëse harxhon jetën duke dashur dikë, ndërsa ai nuk të do. 3. Nëse shëndetin tënd nuk e ruan nga gjërat e dëmshme. 4. Nëse ke neglizhuar edukimin dhe mbjelljen e parimeve tek fëmijët tuaj. 5. Nëse nuk e ruan shoqërinë tënde me shokun e mirë. 6. Nëse nuk je i sinqertë dhe nuk e përvetëson punën tënde. 7. Nëse nuk ke vrapuar për realizimin e ëndrrave dhe aspiratave të tua, por i ke lënë të shuhen ato. 8. Nëse ke harxhuar kohën kot pa dobi. 9. Nëse harxhon pasurinë në atë që nuk të bën dobi. 10. Nëse vdes dhe gjatë jetës tënde nuk ke vepruar atë që të bën dobi në botën tjetër. Nëse bien këto dhjetë fleta, nuk ke mundësi t’i kthesh prapë në vendin e tyre, me mijëra fleta bien në jetën tonë dhe nuk kthehen, prandaj përfito nga fletët para se të bien ato. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

PËRMIRËSO TË METAT E TUA PARA SE T’I PËRMIRËSOSH TË METAT E TË TJERËVE!

Një çift bashkëshortor kaluan në shtëpinë e re. Çdo ditë derisa hanin mëngjesin, gruaja, duke shikuar përtej dritares, i thoshte burrit të saj: “Rrobat e fqinjës nuk janë edhe aq të pastra, sigurisht ajo përdor detergjent të llojit të lirë.” Kështu ajo vazhdonte çdo ditë. Pas një muaji, ajo u çudit kur pa rrobat e fqinjës shumë të pastra dhe i tha burrit të saj: “Shiko, më në fund, fqinja e mësoi se si duhet pastruar rrobat!” Kurse burri ia ktheu: “E nderuar, jam zgjuar herët në mëngjes dhe kam pastruar xhamat e dritareve nga ku shikon ti çdo ditë.” Përshtati: Valdet Kamberi

Per bidatxhinjet

Bidatxhinjeve i ka mbetur vetem gjuha me ane te se cilës fyejne , etiketojn, perçajn dhe shpifin etj. Binduni se sikur te ishin te zotët e mendjes do te pasonin sunetin e Muhamedit alejhi selam në vend se të kundërshtojnë atë dhe pasuesit e tyre. Andaj nuk ia vlenë te mirresh me llojin e tyre qe Allahu ndoshta ua ka bere haram pasimin e sunetit te Muhamedit alejhi selam per shkak te mendjemadhësisë që kanë në zemrat e tyre. Ndersa prangosja e djajve në këtë muaj të bekuar të Ramazanit bëri që disa persona të shfaqin atë që kanë mshehur me vite ndaj atyre që thërrasin në sunet dhe akide të pastër. O Allah na bënë të ndjekim akiden e selefit( të parëve tanë) dhe të vdesim si pasues të sunetit. Amin Me rrespekt: Hoxhë Valdet Kamberi

NËN LULE GJEMBI APO MBI GJEMBIN LULE ?

Ankohemi se Allahu ka bërë nën lule gjemba, por më mirë është ta falënderojmë që mbi gjembin ka bërë lulen!!! Një person thotë: Kam menduar gjatë, kur shoh veten të zbathur falënderoj Allahun, sepse ka të tillë qe nuk kanë këmbë fare. Më thuaj për Allahun sa njerëz kanë dëshirë të posedojnë makinën, shtëpinë, celularin, diplomën, punën tënde, etj., etj. Sa njerëz ecin zbathur ndërsa ti ecën me makinë? Sa njerëz flenë pa kulm mbi kokë, ndërsa ti fle në shtëpinë tënde? Sa njerëz ëndërrojnë të shkollohen, ndërsa ti posedon diplomë? Sa persona janë të papunë, ndërsa ti punon? Sa, sa, sa, sa, sa?! I shtojnë ankesat e të godasin brengat; falënderoje Allahun e gjen lumturinë. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi    

Kur je njeri i shkëlqyer?

1. Kur fillon ditën tënde me namaz dhe lutje. 2. Kur fillon ditën tënde me buzëqeshje të sinqertë. 3. Kur u jep selam gjithë atyre që i takon. 4. Kur i trajton të tjerët me respekt të madh. 5. Kur mëson se fjala që thua është argument për ty apo kundër teje. 6. Kur mëson se shansi nuk përsëritet edhe njëherë dhe e shfrytëzon në maksimum. 7. Kur jep mendimin e saktë atëherë kur kërkohet nga ti. 8. Kur kujdesesh për pamjen tënde pa e tepruar dhe pa i nënçmuar të tjerët. 9. Kur nuk nxiton të gjykosh për të tjerët në bazë të asaj që dëgjon për dikë. 10. Kur respekton përparësinë dhe rregullat e komunikacionit. 11. Kur shpejton të pyesësh për shokët që të mungojnë. 12. Kur nuk heziton t'i ndihmosh të tjerët në gëzimet dhe pikëllimet e tyre. 13. Kur dashuron dhe nuk urren. Pyete veten a je i shkëlqyer! Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Fëmija i Parisit

Fëmija i Parisit Një fëmijë hyri në një xhami të Parisit dhe i thotë imamit të xhamisë: Nëna më ka dërguar të mësoj tek ju.   Imami i thotë: Paraprakisht më duhen disa informata në lidhje me nënën tënde…   Fëmija përgjigjet: Ajo është në rrugë dhe nuk mund të hyjë, sepse nuk është muslimane.   Doli imami i xhamisë të sqarohet rreth birit të saj!   Nëna i tha: Kam një fqinje muslimane dhe kur ajo i dërgon fëmijët e saj në shkolle ia puthin duart dhe lumturia e gëzimi asnjëherë nuk e braktisin atë familje.   O imam! Nuk kam parë ndonjë musliman në këtë qytet të lë prindërit e tij në shtëpinë e pleqve.   Merre birin tim dhe mësoje, me shpresë se do të veprojë me mua ashtu siç veproni ju me prindërit tuaj. Përshtati: Valdet Kamberi    

10 veçori me të cilat robi arrin gradën e të devotshmëve

1. Lëmosha-Sadakaja 2. Leximi i shpeshtë i Kuranit. 3. Të rrish me atë që të përkujton ahiretin.boten tjetër. 4. Mbajtja e lidhjeve farefisnore. 5. Vizita e të sëmurit. 6. Mos përzierja e tepërt me të pasurit që i ka mashtruar kjo botë. 7. Të mendosh se çfarë do të godasë nesër. 8. Shkurtimi i shpresës dhe kujtimi i vdekjes. 9. Heshtja dhe të folurit e pakët. 10. Modestia, thjeshtësia, dashuria ndaj të varfërve, afrimi me jetimët dhe përkëdhelja e kokës së tyre. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Dy gjëra....

Dy gjëra nuk mbesin përgjithmonë - rinia dhe forca. Dy gjëra nuk ndryshojnë tek çdo njeri - natyrshmëria dhe fizionomia. Dy gjëra i bëjnë dobi çdo njeriu - morali i mirë dhe zemërgjërësia. Dy gjëra i bëjnë keq çdo njeriu - zilia ndaj të pasurve dhe zilia ndaj talentëve. Dy gjëra tek të cilat teprimi dhe mangësia të dëmtojnë - ushqimi dhe pija. Dy gjëra tek të cilat shtimi lavdërohet ndërsa pakësimi s’lavdërohet - adhurimi dhe bamirësia. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more