1. Kur fillon ditën tënde me namaz dhe lutje.
2. Kur fillon ditën tënde me buzëqeshje të sinqertë.
3. Kur u jep selam gjithë atyre që i takon.
4. Kur i trajton të tjerët me respekt të madh.
5. Kur mëson se fjala që thua është argument për ty apo kundër teje.
6. Kur mëson se shansi nuk përsëritet edhe njëherë dhe e shfrytëzon në maksimum.
7. Kur jep mendimin e saktë atëherë kur kërkohet nga ti.
8. Kur kujdesesh për pamjen tënde pa e tepruar dhe pa i nënçmuar të tjerët.
9. Kur nuk nxiton të gjykosh për të tjerët në bazë të asaj që dëgjon për dikë.
10. Kur respekton përparësinë dhe rregullat e komunikacionit.
11. Kur shpejton të pyesësh për shokët që të mungojnë.
12. Kur nuk heziton t'i ndihmosh të tjerët në gëzimet dhe pikëllimet e tyre.
13. Kur dashuron dhe nuk urren.
Pyete veten a je i shkëlqyer!
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
loading...
Lexo edhe: