Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Antiteza

Çka është Antiteza

                  Çka është Antiteza Elegjia „ Syrgjyn vdekur “ e shkrimtarit të shquar shqiptar Fan Stilian Nolit dallohet me shumë shprehje të bukura. Figurë letrare në të është antiteza apo kontrasti .   Antitezë në letërsi quajmë atë figurë letrare kur dy fjalë, dy mendime me kuptime të kundërta, dy tablo të kundërta, qëndrojnë pranë njëra tjetrës për të nxjerrë më mirë në dukje dhe më me forcë artistike thelbin e një fenomeni. Syrgjyn Vdekur (Elegji për Luigj Gurakuqin ) Nën’ô moj, mbaj zí për vllanë, me tre plumba na i ranë, Na e vran’ e na e shanë, Na i thanë tradhëtór. Se të deshte dhe s’të deshnin, Se të qante kur të qeshnin, Se të veshte kur të çveshnin, Nën’ ô moj, të ra dëshmór. Nën’ ô moj, vajtó merr malin, Larot t’a përmbysnë djalin Që me Ismail Qemalin Ngriti flamur trimërór. Nën’ ô moj, m’a qaj në Vlorë Ku të dha lirí, kurorë, Shpirt’ i bardhë si dëborë, Ti s’i dhé as varr për hór. Nën’ ô moj, ç’është përpjekur

Elementet Letrare

                     Elementet Letrare PERSONIFIKIMI Personifikimi është një lloj i metaforës , në të cilën gjërave, dukurive , sendeve abstrakte , kafshëve ose bimëve u jepen cilësi njerëzore.Për shembull: xbrit, pa xbrit o e vërtetë xbrit nga gjur’i perëndisë,jakë pakë tatëpjetë,tu apç dritë njerëzisë…( „Historia e Skënderbeut“ Naim Frashëri) METAFORA Metafora është ajo figurë letrare me anën e së cilës shkrimtari bën përafrimin ,përngjasimin ndërmjet dy dukurive apo sendeve. Metafora është e ngjashme me krahasimin , por në të nuk përdoret lidhëza si. Është njeriu ai që të urren , të shkel, të përkëdhel. Në këtë rast dhe fjala që përdoret nga njeriu shkakton po ato veprime si dhe vetë njeriu. ONOMATOPEA Në tekst i hasim fjalët : ush, shkllap-shkllap, pllas-pllus, ë, bëllduf dhe plluf. Me këto fjalë jepet thirrja e njeriut kur i drejtohet një kafshe ose imitohet zhurma që krijohet kur bie diçka. Me përdorimin e këtyre fjalëve tregimi bëhet më konkret dhe i

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more