Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Nazmi Rrahmani

Nazmi Rrahmani - Biografia

Nazmi Rrahmani Nazmi Rrahmani lindi më 1941 në fshatin Ballofc të Podujevës.   Shkollën fillore e mbaroi në Podujevë, gjimnazin dhe studimet universitare (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare) i kreu në Prishtinë.  Ka punuar si  redaktor në revistën letrare “Jeta e re” dhe në redaksinë e botimeve të “Rilindjes”.  Njihet si romancier dhe përkthyes i letërsisë.  Ka botuar këto vepra “ Malësorja ”, “Tymi i votrës së fikun”, “Toka e përgjakur”, “Pas vdekjes” dhe “ Rruga e shtëpisë sime ”. Veprat e Nazmi Rrahmanit janë bërë shumë popullore dhe janë ribotuar shumë herë. Dallohet si shkrimtar që përshkruan vuajtjet jetësore dhe mjedisin e fshatit kosovar.

Romani ,,Rruga e shtëpisë sime” nga Nazmi Rrahmani- kritikë letrare apo analizë letrare

Romani ,, Rruga e shtëpisë sime ” kritikë letrare apo analizë letrare Nazmi Rrahmani Në romanin e fundit, ,, Rruga e shtëpisë sime ”, Nazmi Rrahmani sjell temën e fatit të çrrënjosjes së njeriut tonë, fatin e braktisjes së dhunshme të trojeve dhe të votrës së vet. Ky fakt, ashtu siç dihet nga e kaluara, është një nga dramat tronditëse që, në letërsinë tonë të sotme, është trajtuar edhe herëve tjera. Romani ,, Rruga e shtëpisë sime ” është njëra nga ato vepra që e selit arratisjen e një familjeje shqiptare të trojeve tona diku nëpër shkretirat e Anadollit. Drama e njeriut që shtrëngohet ta braktisë kasollën stërgjyshore, në këtë roman transponohet sipas formës së   një rrëfim-kujtimi. Shpërngulja e familjes në fjalë është bërë diku para luftës së fundit. Rrethanat, në të cilat bëhet kjo shpërngulje, karakterizohen nga terrori i ushtruar i pushtuesit të ri mbi banorët e vendit, mbi banorët e Perrronit të Keq. Në rrëfimin e romanit vërehen tri faza të ngjarjes së zhvill

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more