Romani ,,Rruga e shtëpisë sime” kritikë letrare apo analizë letrare
Nazmi Rrahmani |
Në romanin e fundit, ,,Rruga e shtëpisë sime”, Nazmi Rrahmani sjell temën e fatit të çrrënjosjes së njeriut tonë, fatin e braktisjes së dhunshme të trojeve dhe të votrës së vet. Ky fakt, ashtu siç dihet nga e kaluara, është një nga dramat tronditëse që, në letërsinë tonë të sotme, është trajtuar edhe herëve tjera. Romani ,,Rruga e shtëpisë sime” është njëra nga ato vepra që e selit arratisjen e një familjeje shqiptare të trojeve tona diku nëpër shkretirat e Anadollit.
Drama e njeriut që shtrëngohet ta braktisë kasollën stërgjyshore, në këtë roman transponohet sipas formës së një rrëfim-kujtimi. Shpërngulja e familjes në fjalë është bërë diku para luftës së fundit. Rrethanat, në të cilat bëhet kjo shpërngulje, karakterizohen nga terrori i ushtruar i pushtuesit të ri mbi banorët e vendit, mbi banorët e Perrronit të Keq.
Në rrëfimin e romanit vërehen tri faza të ngjarjes së zhvilluar:
1. fillimi i terrorit brutal mbi banorët shqiptarë, 2. braktisja e trojeve
e arratisja në tym e këtyre banoreve dhe 3. kthimi përsëri në vendin
e vet.
1. fillimi i terrorit brutal mbi banorët shqiptarë, 2. braktisja e trojeve
e arratisja në tym e këtyre banoreve dhe 3. kthimi përsëri në vendin
e vet.
Fjala është për një rrëfim romanesk, që ka të bëjë me thyerjen dhe qëndresën, me rënien dhe ngritjen, me jetën dhe vdekjen, e banorëve të Përronit të Keq, të cilët, duke u gjendur para një terrori të ashpër dhe brutal të pushtuesit, vihen para sprovave të rënda dhe vendimtare: ose do të shkoqen nga vetvetja, ose do të çrrënjosen dhe do t’i braktisin trojet stërgjyshore, ose mund të rrezikojnë edhe pjellën e vet, vazhdimësinë e jetës fizike shpirtërore. Para një sprove të këtillë banorët e Përronit të Keq nuk i kishte vënë asnjë pushtues më parë. Kështu fillon braktisja e vatrave.
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
rruga e shtepise sime, nazmi rrahmani, analize e romanit rruga e shtepise sime, rruga shepia ime, kritike letrare per romanin rruga e shtepise sime, referat per romanin rruga e shtepise sime, analize letrare, analize per veprat e nazmi rrahmanit
loading...
Lexo edhe: