Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Andon Zako Çajupi

ANDON ZAKO ÇAJUPI-biografia

Lindi: 1866,Sheper të Zagorisë,Gjirokastër. Familje: fshatare. Shkollimi: fillor në shkollë greke, të mesmen në kolegj fetar- Aleksandri,pastaj studimet fakultetin e drejtësisë-Gjenevë. 1893-kthehet në Kavallë,pastaj shkon në Egjipt. 1898-u paraqit në gazetën "Shqipëria"-Bukuresht ku trajton çështjen e alfabetit të përbashkët për shqiptarët. 1919- shkruan memorandum te shoqëria shqiptare "Misiri" drejtuar Konferencës Paqësore të Versajës. Po atë vitë i vdes e ëma dhe i biri,Stefani, që ia prishë disponimin me çka tërhiqet nga jeta politike. 1928-formon shoqërinë "Shoqëria e miqve".  Vdes:1930,Helipolis,Kajro.  ANDON ZAKO ÇAJUPI-biografia,Andon Zako Çajupi jeta,Jeta Çajupi,Cajupi biografia,Biografia Cajupi,Cajupi Biografia 

Dashuria- Poezi nga Andon Zako Çajupi

Dashuria- Poezi nga Andon Zako Çajupi A Do të lëvdoj dashurinë barabar me perëndinë, se dashuri e vërtetë, na mban të gjallë në jetë. B S'e kam parë perëndinë, shoh ngaherë dashurinë; dashuria mbretëron, se njeriu pa të s'rron. Cinë të besoj taninë, perëndin' a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë. C Kur jeshmë të vegjël, si moll' e pabërë, putheshim ngaherë, ditënë të tërë; vij e të kërkojë, vij e të thërresë, losnim të dy bashkë, rronim me një shpresë. Mba mend sa të desha, mba mend sa më deshe? Mba mend si më thoshe e vogël kur jeshe? Tani që jam burrë, tani q'u madhove, dashurin' e parë pse vall' e harrove? Tani q'u poq molla, e hanë të tjerë, mikn' e djalërisë s'e qas as në derë! Po, si dallëndyshja vete në vend tjetër dhe kthehctf.' prapë në fole të vjetër, Ashtu zëmra jote mundet të kujtojë mikn' e djaleris dhe prapë ta dojë. D Digjem, përvëlohem se të dua shumë, ditënë m

Besa - Besë - ANDON ZAKO ÇAJUPI

Besa - Besë Gjithë vendetë gëzojnë, ti, Shqipëri, pse pushon? Gjithë njerëzit këndojnë, ti, shqiptar, pse rënkon? Gjithë duanë lirinë dhe pa të njeriu s'rron; ti, shqipëtar, Shqipërinë në zgjedhë si e duron? Zgjohuni, o shqipëtarë, erdhi dita për liri! Zini luftë me barbarë, përpiqi për Shqipëri! Të krishter' e myslimanë, të tërë një sua kemi; gegë, toskë, dibranë, gjithë shqipëtarë jemi. Mblidhuni te bëjmë benë, të gjithë dorë për dorë: Të duamë mëmëdhenë, edhe malet me dëborë. Që ditën që u shkeli robëria dhe gjer sot nukë bën më bar Dhëmbeli dhe Tomori qan me lot. Male me krye në qieli, si duroni robërinë? Ju që shihni drit' e diell, pse s'ndrini dhe Shqipërinë? Ku janë vaftet e parë, që kini dhënë yrnek? Ku jini, o shqipëtarë, pse s'dëgjohet një dyfek? Apo humbi trimëria, apo s'doni mëmëdhenë? A u shua Shqipëria, që ka pjellë Skënderbenë? Pse rrini lidhur me lak? Pse s'shpëtoni vënd' tuaj? ap

Fyell' i Bariut -vjershë nga Çajupi

Fyell' i Bariut  -vjershë nga Çajupi   Bariu, shokë, bariu, kur gjëmon e fryn veriu, është përjashta fatziu, e rreh breshëri dhe shiu! Barinë, shokë, barinë, mos e harroni fatzine, se lë gruan e shtëpinë t'u kullosë bagëtinë. kullotni, moj bagëti, ti, ti, ti. . . Kullotni, biro, kullotni, kur të vdes të më kujtoni, Ndjesë pastë! - të më thoni. Shikoni barin' e gjorë: në diell a në dëborë, bariu me shkop në dorë ruan deshtë me këmborë. Vështronje barinë mirë, me të ngrën' e me të pirë, t'u marrë dhëntë pa gdhirë, t'i kullosë me dëshirë, të rrijë bashkë me to, to, to, to. Hani, moj bagëti, hani, kur të vdes do të më qani, për mua zi do të mbani

Miku i vërtetë- vjershë nga Andon Zako Çajupi

Miku i vërtetë- vjershë nga  Andon Zako Çajupi Në zjarr zbukurohet ari, mik’i mirë është si zjarri, vërtetë na qorton me gojë, të prapë kur të na shohë, po kur të kemi nevojë, me zemër do na kërkojë ndë rrezik të na shpëtojë. Përkundër, një mik i lik s’tregohet kurrë besnik; dhe kur sillemi të marrë, na thot si na vjen mbarë; dhe në rrezik kur takojmë, s’na qaset as ta kërkojmë.

Mëmëdheu - Çajupi

Mëmëdheu - Çajupi Mëmëdhe quhet toka ku më ka rënë koka, ku kam dashur mëmë e atë, ku më njeh dhe guri i thatë, stërgjyshët ku kanë qenë dhe varret q'i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime, ku kam folur gjuhën time, ku kam fis dhe ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gaz e me shpresë, ku kam dëshirë të vdes.

Mëmëdheu - Andon Zako Çajupi

 Mëmëdheu - Andon Zako Çajupi Mëmëdhe quhet toka Ku më ka rënur koka, Ku kam dashur mëm, e atë, Ku më njeh dhe gurri I thatë, Ku kam pasur shtëpinë, Ku kam njohur perëndinë Stërgjyshët ku kanë qënë, Dhe varret qi kanë vënë, Ku jam rritur me thërrime, Ku kam folur gjuhën time, Ku kam fis e ku kam farë, Ku kam qeshur, ku kam qarë Ku rroj me gazë e me shpresë, Ku kam dëshirë të vdesë.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more