Mëmëdheu - Andon Zako Çajupi
Mëmëdhe quhet toka
Ku më ka rënur koka,
Ku kam dashur mëm, e atë,
Ku më njeh dhe gurri I thatë,
Ku kam pasur shtëpinë,
Ku kam njohur perëndinë
Stërgjyshët ku kanë qënë,
Dhe varret qi kanë vënë,
Ku jam rritur me thërrime,
Ku kam folur gjuhën time,
Ku kam fis e ku kam farë,
Ku kam qeshur, ku kam qarë
Ku rroj me gazë e me shpresë,
Ku kam dëshirë të vdesë.
Ku më ka rënur koka,
Ku kam dashur mëm, e atë,
Ku më njeh dhe gurri I thatë,
Ku kam pasur shtëpinë,
Ku kam njohur perëndinë
Stërgjyshët ku kanë qënë,
Dhe varret qi kanë vënë,
Ku jam rritur me thërrime,
Ku kam folur gjuhën time,
Ku kam fis e ku kam farë,
Ku kam qeshur, ku kam qarë
Ku rroj me gazë e me shpresë,
Ku kam dëshirë të vdesë.
loading...
Lexo edhe: