Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shkrime nga Ag Apolloni

Hiperfiksioni poetik i Ag Apollonit

Kritikë letrare
Hiperfiksioni poetik i Ag Apollonit
Libri poetik “Zomb” ka një natyrë postmoderne, duke qenë kështu një vepër unike në letërsinë tonë sa i përket modeleve letrare. Ai, po ashtu, është një pikarritje në evolucionin e formave të poezisë dhe letërsisë shqipe
Adil OLLURI
Poezisë shqipe ka kohë që i mungon një vepër e sistemuar në formatin e librit poetik, andaj libri “Zomb” i Ag Apollonit e plotëson në mënyrën më të mirë dhe më të duhur këtë mungesë. Ai, po ashtu, është një kuotë apo pikarritje në evolucionin e formave të poezisë dhe letërsisë shqipe. Ky libër poetik i Apollonit ka një natyrë postmoderne, duke qenë kështu një vepër unike në letërsinë tonë sa i përket modeleve letrare. Megjithatë, që në fillim duhet potencuar fakti se postmodernizmi letrar është më shumë i aplikueshëm dhe i zbatueshëm në prozë se sa në poezi, për shkak se struktura e prozës është më e gjerë dhe më komplekse, andaj edhe shumë më lehtë mund të mbarështrohen elementet reprezentative të këtij …

Zomb nga Ag Apolloni

Zomb është libër me madrigale i autorit Ag Apolloni.
Libri përmban gjithsej 100 poezi dhe një pasthënie në formë epistule, në të cilën tregohet sesi është shkruar libri, cili ka qenë qëllimi dhe sa ka zgjatur krijimi.
Libri fillon me një kushtim provokativ (“Gruas së shokut tim”), ka si moto dy vargje të John Miltonit (“Në qoftë se vdekja m’bashkon me ty/ ajo do të jetë për mue vetë jeta”), ndërsa ndahet në gjashtë njësi: Ouverture, Vals edenik, Sonatë dionisiane, Simfona e sirenave, Requiem Erosit dhe Coda.
Zomb është një libër me temë erotike, i ndërtuar sipas parimeve të madrigalit mesjetar, prandaj edhe lidhja e tij me muzikën është e pashmangshme.
Këtë libër autori e ka quajtur libër maket, pasi që nëpërmjet tij paralajmërohet një libër që do të jetë dhjetëfish më i madh se ky dhe do ta ketë po të njëjtin titull.
Zomb është një libër që përmban në vete elemente të shumta nga: muzika klasike dhe muzika rock, nga kinematografia botërore, nga letërsia antike, mesjetare, moderne e p…

Ringjallja e “Jetës së re” ka qenë sfidë

Ringjallja e “Jetës së re” ka qenë sfidë 
“Jeta e re” ka afruar rreth vetes shkrimtarët dhe lexuesit brenda dhe jashtë Kosovës dhe mendoj që është duke e kryer me sukses misionin e vet për ta kthyer edhe njëherë letërsinë në qendër të vëmendjes dhe për t’i njoftuar lexuesit shqiptarë me tendencat aktuale të letërsisë botërore, thotë Ag Apolloni në bisedë për “Zërin” 

Ragip Sylaj 

Ag Apolloni (Kaçanik, 1982) ka diplomuar në Degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve dhe në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, në të cilin aktualisht është asistent i Letërsisë botërore dhe vazhdon studimet e doktoratës. Ka botuar këto vepra: Zomb (2009), Drama (2010) dhe Parabola postmoderne (2010). Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”. 
Zëri: Ju jeni fitues i çmimit të MKRS-së për librin më të mirë të vitit në poezi. Sipas jush, cila është rëndësia e një çmimi për krijuesin letrar dhe me ç’kritere jepen ato ndër ne? 
Apolloni: Unë libr…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more