Skip to main content

Hiperfiksioni poetik i Ag Apollonit

Kritikë letrare

Hiperfiksioni poetik i Ag Apollonit

Libri poetik “Zomb” ka një natyrë postmoderne, duke qenë kështu një vepër unike në letërsinë tonë sa i përket modeleve letrare. Ai, po ashtu, është një pikarritje në evolucionin e formave të poezisë dhe letërsisë shqipe

Adil OLLURI

Poezisë shqipe ka kohë që i mungon një vepër e sistemuar në formatin e librit poetik, andaj libri “Zomb” i Ag  Apollonit e plotëson në mënyrën më të mirë dhe më të duhur këtë mungesë. Ai, po ashtu, është një kuotë apo pikarritje në evolucionin e formave të poezisë dhe letërsisë shqipe.
Ky libër poetik i Apollonit ka një natyrë postmoderne, duke qenë kështu një vepër unike në letërsinë tonë sa i përket modeleve letrare. Megjithatë, që në fillim duhet potencuar fakti se postmodernizmi letrar është më shumë i aplikueshëm dhe i zbatueshëm në prozë se sa në poezi, për shkak se struktura e prozës është më e gjerë dhe më komplekse, andaj edhe shumë më lehtë mund të mbarështrohen elementet reprezentative të këtij modeli, si erudicioni, ekliktika (përzierja), interteksti, citatësia, doube code-i etj. Por, te “Zombi” arrihet një shkrirje e këtyre postulateve në strukturën poetike, gjë që e bën autorin e këtij libri një përfaqësues të një  modeli të veçantë, sui generis, në poezinë shqipe.
Gjithsesi, këtë libër e karakterizon shfrytëzimi i literaturës dhe mediumeve simotra me të, rimarrjet nga to, apo kleptonizmi artistik, siç parapëlqen ta quaj autori, ku për realizimin e këtij libri janë shfrytëzuar artistikisht  letërsia, religjioni, muzika dhe piktura. Pra, te “Zombi” hasim shenja nga kult-veprat e letërsisë dhe kulturës së përbotshme, si Iliada”, “Odiseja” “Tripitaka”, “Vedat”, “Bibla”, “Kur’ani”, “Komedia hyjnore” e Dante Aligherit, sonetet e Shekspirit, “Korbi” i Edgar Allan Poe-së, lirikat erotike të Petrarkës, Getës, Tomas Stërn Eliotit, Zhak Preverit, Bob Dylanit etj. Këtë gjë e pohon edhe vetë Apolloni, në pasthënien e shkruar nga vetë ai. Andaj, shikuar në ketë aspekt, në këtë libër fiksioni poetik shndërrohet në hiperfiksion poetik, madje atë të tipit shumëdimensional.
Një shenjë tjetër karakterizuese e këtij libri është lineariteti tematik, ku i tërë libri ka vetëm një temë: Temën e dashurisë. Pra, kemi të bëjmë me një libër linear, sistemor, i cili fillon me poezinë “Genesis” dhe përfundon me poezinë “Apokalipsis”, ku me krijimin e botës krijohet njeriu, e me të edhe dashuria ndërmjet mashkullit dhe femrës, ndërsa me shprishjen e harmonisë ndërmjet këtyre të dyve shprishet kështu edhe harmonia e universit, botës, duke kaluar kështu nga kozmosi në kaos.
Vlen për t’u theksuar këtu se zëri poetik që flet këtu, subjekti ligjërues, është mashkulli që i drejtohet femrës, dashnores së tij, veçori e cila identifikohet me nëntitullin e veprës “ditar me madrigal”, ku siç dihet, madrigali është formë poetike dhe muzikale, lirika të shkurtra erotike, të cilat poeti mesjetar ia kushtonte dashnores së tij, në stilin Unë-Ty, Unë për Ty. Me këtë veçori libri “Zomb” fiton një dimension të theksuar të himnizimit erotik.
Subjekti mashkull në këtë libër identifikohet me emra, si Adam, Odise, Theze, Apollon, Hamlet etj; ndërsa femra identifikohet me emra, si Evë, Magdalenë, Margaritë, Ofeli, Ana, Layla etj. Kjo gjë e bën temën e dashurisë transpersonale, në kuptimin elliotian (T. S. Eliot) të shprehjes, ngaqë një ndjenjë e tillë mund t’i përket çdokujt që do të mund ta ketë përjetuar ose mund ta përjetojë atë. Pra, siç shihet këtu, kemi të bëjmë me një universalizim të tejdukshëm të temës.
Pasthënia e librit, shkruar nga vetë autori, e titulluar “Filozofia e kreacionit” është domethënëse edhe si mendim i shkrimtarit mbi veprën, por edhe si shkrim diskurziv. Në të autori shpjegon rrugën e krijimit dhe mbarështrimit të librit të tij. Me këtë pasthënie Ag Apolloni ndjek dhe imiton të diturit, ku në radhë të parë kemi parasysh Edgar Allan Poe-në me “Filozifinë e kompozicionit”, pastaj edhe shkrimtarin më të rëndësishëm postmodern, Umberto Ekon, i cili vlerësohet për teknikën e shkrimit autokritik e autoanalitik. Apolloni këtu, në mënyrë specifike, trajton konceptin e autorit si lexues dhe perceptues i parë i parë i veprës së tij.

Përfundimisht, mund të themi se libri “Zomb” i Ag Apollonit ka këto karakteristika, siç është lineariteti tematik, himnizimi i erotikës, natyra postmoderne e librit, loja figurative e formale, libri sistemor etj.


(Tekst i lexuar në promovimin e librit “ZOMB”, në BKUK dhe i botuar në gazetën “Lajm”, më 3 shtator 2009)
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more