Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Besa - Besë

Besa - Besë - ANDON ZAKO ÇAJUPI

Besa - Besë Gjithë vendetë gëzojnë, ti, Shqipëri, pse pushon? Gjithë njerëzit këndojnë, ti, shqiptar, pse rënkon? Gjithë duanë lirinë dhe pa të njeriu s'rron; ti, shqipëtar, Shqipërinë në zgjedhë si e duron? Zgjohuni, o shqipëtarë, erdhi dita për liri! Zini luftë me barbarë, përpiqi për Shqipëri! Të krishter' e myslimanë, të tërë një sua kemi; gegë, toskë, dibranë, gjithë shqipëtarë jemi. Mblidhuni te bëjmë benë, të gjithë dorë për dorë: Të duamë mëmëdhenë, edhe malet me dëborë. Që ditën që u shkeli robëria dhe gjer sot nukë bën më bar Dhëmbeli dhe Tomori qan me lot. Male me krye në qieli, si duroni robërinë? Ju që shihni drit' e diell, pse s'ndrini dhe Shqipërinë? Ku janë vaftet e parë, që kini dhënë yrnek? Ku jini, o shqipëtarë, pse s'dëgjohet një dyfek? Apo humbi trimëria, apo s'doni mëmëdhenë? A u shua Shqipëria, që ka pjellë Skënderbenë? Pse rrini lidhur me lak? Pse s'shpëtoni vënd' tuaj? ap

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more