Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Karl Marx

Këto janë parashikimet e Karl Marxit

  Rush Limbaugh e akuzon Papa Françeskun se promovon “marksizëm”. Washington Times thotë se kryebashkiaku i New Yorkut është “marksist i papenduar”. Wall Street Journal shkruan: “Kohët e fundit, ringjallja amerikane ka shfaqur ca tipare marksiste…” Shumë gjëra thuhen vitet e fundit për Karl Marxin. Por, pak njerëz kuptojnë kritikën e mprehtë të tij. Shumica e njerëzve mbajnë mend vetëm parashikimin radikal të këtij ekonomisti se kapitalizmi në mënyrë të pashmangshme do të zëvendësohet nga komunizmi. Marxi mund të ketë gabuar për disa gjëra, por shkrimet e tij (shumë nga të cilat janë shkruar para Luftës Civile Amerikane) parashikojnë saktësisht disa aspekte të kapitalizmit modern, që nga Recesioni të Madh e deri te iPhone. Revista Rolling Stone shkruan se analiza e Marksit për kapitalizmin i ka përshkruar shumë saktë para më shumë se 100 viteve ato që po na ndodhin sot. Natyra kaotike e kapitalizmit, e prirë drejt krizave, ishte pjesë e rëndësishme e shkrimeve të Marxit.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more