- Nëse donë që shejtani të mos
afrohet, thuaj kur të dalësh nga shtëpia apo makina apo puna: Bismilah
tevekultu ala Allahi, ve la havle ve la kuvete il-la bil-lah (Me emrin e
Allahut, në Allahun u mbështeta nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e
Allahut).
- Nëse donë që Allahu të mjafton gjatë çdo brenge e
vështirësie, thuaj shtatë herë: Hasbij Allahu la ilahe il-la huve Alejhi
tevekeltu ve Huve Rabul arshil adhim (Më mjafton mua Allahu, nuk i tak
on adhurimi askujt tjetër përveç Allahut, Atij i mbështetem dhe ai është Zoti i Arshit të Madh).
- Fjala, la il-lahe il-lAllah, është e dashur për zemrat dhe është drita e atyre zemrave dhe përmendja e saj i fshin gjynahet.
- Kur ndjen ngushtim dhe zbrazëtirë në gjoks përsërite: La ilahe il-la
Ente Subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin (Nuk i takon adhurimi askujt
me të drejtë përveç Teje që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej
mëkatarëve).
- Kur hulumton dritën në kohën e errësirës lexoje suren Kehf ditën e Xhuma!
- Kush donë jetë në zemrën e tij, le të kapet për fjalën: Ja Hajju ja
Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she’ni kul-lehu ve la tekilni
ila nefsi tasrfete ajnin (O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo
gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmisoi tërë gjendjen time
dhe mos më lër të mbështetem në veten time, as sa një përpëlitje e
syrit).
- Nëse donë që Allahu të jetë i kënaqur me ty Ditën e
Kiametit, thuaj nga tri herë, në mëngjes dhe në mbrëmje: Redijtu
bil-lahi Rabben ve bil islami dinën, ve bi Muhamedin nebijjen (Jam i
kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im
është Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
- Shejtani thotë: E shkatërrova të birin e Ademit me gjynahe dhe ai më shkatërroi me istigfar dhe me fjalën la ilahe il-lAllah!
loading...