Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Dieta. Show all posts
Showing posts with label Dieta. Show all posts

Çka duhet të konsumohet gjatë shtatzanisë ?

Çka duhet të konsumohet gjatë shtatzanisë ?


Eshtë i rëndësishëm një ushqim i shëndetshëm dhe i shumëllojshëm, me fruta dhe perime të freskëta e të lara mirë, ushqime që përmbajnë acid folik, mish dhe peshk të pjekur mirë, duke evituar ushqimet e paketuara, të skuqurat dhe ëmbëlsirat.

Eshtë thelbësore të pish shumë ujë, të evitosh duhanin dhe alkolin.

Ilaçet apo barnat duhen marrë vetëm kur janë të përshkruara nga mjeku.

Lexo më shumë: Acidi folik 

shtatzania dhe ushqimi,cka duhet ngrene gjate shtatzanise,shtatzenise,ushqimi gjate shtatzanise,shtatzania dhe ushqimi, cka duhet te hajme gjate shtatzanise
 


loading...

Shërimi i kancerit nëpërmjet ushqimit

Shërimi i kancerit nëpërmjet ushqimit

loading...

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

         Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

Dieta është ndërtuar me qëllim që të përmirësojë gjendjen e pacientëve të cilët kanë refluks gastrointestinal, dispepsi, ulçerë në ezofag, stomak ose zorrën dymbëdhjetëgishtore, gastrit kronik etj. Përdorimi i mënyrës së posaçme të ushqimit mundëson uljen e iritimit të mukozës gastrike që tajon lëng gastrik me ç’rast ulen dhe simptomat.

Rekomandimet bazë që duhet të aplikohen për të pasur sukses janë dietat e zakonshme me sasi më të vogla dhe më të shpeshta ushqimi gjatë ditës. Megjithatë, duhet theksuar se çdo pacient duhet që në mënyrë individuale të krijojë një menu në të ushqyerit e cila është e rekomanduar, sepse disa nga këto produkte, megjithatë, mund të potencojnë simptomat e kësaj sëmundjeje.

Objektivat e dietoterapisë janë të orienturara për të parandaluar humbjen e peshës, për të ndihmuar në rritjen e TT, ndërsa te fëmijët promovimin e rritjes dhe rregullimin e të gjitha deficiteve.

Dieta duhet të jetë me sasi të mëdha kalorike me përbërje proteinike (1.2 g / kg), me yndyrë të reduktuar (<30%) veçanërisht në paraqitjen e steatoresë. Mire veprojnë acidet yndyrore të pangopura , sidomos omega 3- acidet yndyrore nga vaji i peshkut. Është i nevojshëm fortifikimi i ushqimit me vitamina B12, acid folik, vitamine C, vitaminë K, dhe mineraleve si Fe, Ca,

Ushqim për të qenë i përgatitur mirë duhet të jetë i zier ose i pjekur në sasi të vogla, dhe të shpeshta ushqimi. Në fazën asimptomatike kalohet në mënyrën normale të përgjithshme me ushqim të shumëllojshëm. Restrikcionet speciale nuk rekomandohen, përveç shmangjes së konsumimit të frutave të thata dhe të forta ose dhe mishit dhe zarzavateve të paziera,
Përdorimi i moderuar i fibrave dietale lejohet për shkak të peristaltikës së shpejtuar dhe lidhjes së kripërave biliare të paabsorbuara. Nëse ka intolerance të laktozës dhe glutenit duhet të shmangen qumështi dhe gruri. Duhet shmangur dhe kalciumin (për të parandaluar nefrolitiazën oksalate), dhe për këtë arsye duhet të merret kalciumi edhe nga burime të tjera si dhe duhen reduktuar oksalatet në ushqim.
Pacienti këshillohet të haje, të mos ketë frikë nga ushqimi dhe mire të përtypet që të mos marrë ajër dhe të konsumojë lëngje.
 
Ulçera,  Dieta, refluks gastrointestinal, dispepsia, ulçera në ezofag, ulçera në stomak, ulçera në zorrën dymbëdhjetëgishtore, gastrit kronik, iritimi i mukozës gastrike, lëngu gastrik,simptomat, Rekomandimet, dietat e zakonshmeObjektivat e humbja e peshës, rritja e TT,promovimi i rritjes, rregullimi I deficiteve, steatorea,  acidet yndyrore të pangopura , omega 3- acidet yndyrore ,vaji i peshkut, vitamina B12, acidi folik, vitamina C, vitamina K, dhe mineralet Fe, Ca, faza asimptomatike, Restrikcionet speciale Përdorimi i fibrave, peristaltika e shpejtuar,kriperat biliare, intoleranca e laktozës intolerance e glutenit, kalciumi nefrolitiaza oksalate, oksalatet, konsumimi i lëngjeve
loading...

Ushqimi dietal

                               Ushqimi dietal
Ushqimi dietal

Dieta është një mënyrë e posaçme e ushqimit në varësi nga lloji dhe sasia e ushqimeve, përbërja e materieve ushqyese dhe energjisë, mënyra e përgatitjes së ushqimit apo regjimi i ushqimit, për plotësimin e nevojave të veçanta ushqyese te disa sëmundje, çrregullime ose gjendje shëndetësore të veçanta.
Ushqimi dietal është ushqimi që duke i ruajtur organet digjestive mund të sigurojë të gjitha materiet e nevojshme ushqyese dhe energjinë e duhur të personave për të cilën ata kanë nevojë gjatë ndonjë gjendjeje ose sëmundjeje. Ushqimi dietal, si masë bazë për tejkalimin e gjendjeve nga ushqimi jo i rregullt (nënushqyerja, mbipesha,) ka karakterin e dietoterapisë. Dieta e të ushqyerit ka një rol të rëndësishëm në rikuperimin ose riaftësimin më të shpejtë të gjendjes shëndetësore, forcimin e imunitetit dhe rehabilitimin e organizmit të sëmurë. Pra në këtë rast ushqimi dietal duhet të jetë si plotosim i trajtimit terapeutik të pacientit. Gjatë dietoterapisë duhet të respektohen parimet themelore të cilat vlejnë edhe për caktimin e dietës, por nuk duhet të përdoren ushqime të cilat mund të dëmtojnë organizmin e sëmurë.Kushti për këtë është njohja e mirë e gjendjes funksionale, statusit shëndetësor të organizmit dhe nevojës për energji, të materieve ndërtuese dhe energjetike, si dhe njohuri të vlerave biologjike të ushqimit.
 

Dieta sasia e ushqimeve, përbërja e materieve ushqyese, energjia, mënyra e përgatitjes së ushqimit, regjimi i ushqimit, Ushqimi dietal, organet digjestive materiet e nevojshme ushqyese, ushqimi jo i rregullt, nënushqyerja, mbipesha, dietoterapia, rikuperimi riaftësimi gjendja shëndetësore, forcimi i imunitetit, rehabilitimi i organizmit, trajtimi terapeutik,caktimi i dietës, gjendja funksionale, statusi shëndetësor,organizmi dhe nevoja për energji, materiet ndërtuese, materiet energjetike,vlerat biologjike të ushqimit,perdorimi i dietes, si behet dieta,libra per dieta qka eshte dieta Ushqimi dietal
loading...

Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri

 Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri



sëmurët me diabet duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me ushqimin. Planifikimi i mirë i racioneve ditore do ndihmojë ndjeshëm në ballafaqimin me sëmundjen. Planifikimi duhet të përfshijë renditjen kohore të racioneve të të sëmurit, zakonet e tij në ushqim. Planifikimi i të ushqyerit do të ndikojë në uljen e sasisë së sheqerit , dhe do të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut, nivelin e kolesterolit si dhe mbajtjen e peshës trupore ideale. Gjithashtu, të sëmurët me diabet duhet të kenë kujdes që të mbajnë dietë të ekuilibruar në raport me terapinë antidiabetike, si dhe nga marrja e insulinës. Aktiviteti fizik, megjithatë, edhe më tej do të ndihmojë në mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Ushqimi i shëndetshëm është ai ushqim i cili do të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve në zemër ose sulmin cerebral(pika në tru). Ushqimi i shëndetshëm përfshin ushqime me një gamë të gjërë si: zarzavatet , drithërat integrale, frutat, prodhimet e qumështit pa yndyrë, fasule, pula, mishi dhe peshku. Nuk ka ushqim të vetëm ideal.Prandaj, duhet marrë ushqim i llojllojshëm dhe duhet pasur kujdes në madhësinë e racioneve dhe numrin e ngrënies që janë çelës i ushqimit të shëndetshëm. Duhet t’i jepet përparësi produkteve të freskëta nga ato të përpunuara.

Rekomandimet kryesore janë:

- kontrollimi i peshës -nëse është e mundur për të arritur afërsisht peshë ideale;
- ushqime të vogla që janë të ndara në vaktet e ditës (tre kryesore dhe dy-tre zemra);
- konsumim të ushqimit të pasur me fibra bimore (drithëra integrale, bimëve bishtajore, fruta dhe perime) dhe me pak përmbajtje të sheqerit dhe të atyre që kanë një indeks më të ulët glikemik;
- ushqim me më pak yndyrë; -
-
ndalohet rreptësisht përdorimi i alkoolit dhe duhanit normal dhe puro;
- çdo ditë duhet të të bëni aktivitet fizik;

diabeti, ushqimi per diabetike, kontrolla e diabetit, kontrolla per diabeti, kontrolla e diabetit, si ta kontrollojme diabetin, semundja e sheqerit, si ta kontrollojm semundjen e sheqerit, ushqimi per semundjen e sheqerit, si ta largojme semundjen e sheqerit, paksimi i sheqerit ne gjak, sherimi i sheqerit, largimi i sheqerit, komplikimet e sheqerit, keshilla per sheqer, keshilla per diabetik, keshilla mjekesore, keshilla mjekesore per sheqerin, keshilla mjekesi, keshilla nga mjekesia
loading...