Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fan Noli

Shpell e Dragobisë - Fan S. Noli (elegji për Bajram Currin)

Shpell e Dragobisë  - Fan S. Noli (elegji për Bajram Currin) Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur’ i lirisë.   Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj,- Rrufe-shkab’ e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë.   Vendi dridhej, ay mbeti Se s’tronditej nga tërmeti.- Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë.   O Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell’ e Dragobisë,- Yll i rall’ i burrërisë.   Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,- Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë, As të zëmr’ e Djalërisë.   As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh.- Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë, Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë Për çlirimn’ e Shqipërisë Katakomb e Dragobisë. Komenti  Poezia “Shpell’ e Dragobisë“ e shkrimtarit të letërsisë shqiptare F.S.Noli është një elegji kushtuar trimit kosovar Bajram

Çka është elegjia

Çka është elegjia Elegji – fjalë greke: elegos, elegon – këngë me të qara.   Elegjia është një vjershë lirike me të cilën poeti shpreh pikëllimin e thellë në lidhje me një ngjarje të pikëllueshme.  Elegji të bukura në letërsinë shqiptare kemi: „O moj Shqypni“ të Vaso Pashës, „Syrgjyn vdekur“ dhe „Shpella e Dragobisë“ të Nolit, ndërsa në letërsinë botërore „Korbi“ të Alan Posë etj. ceshte elgjia, qka eshte elegjia, cfare eshte elegjia, kuptimi i elegjise, cka eshte elegjia, Çka është elegjia

Çka është Antiteza

                  Çka është Antiteza Elegjia „ Syrgjyn vdekur “ e shkrimtarit të shquar shqiptar Fan Stilian Nolit dallohet me shumë shprehje të bukura. Figurë letrare në të është antiteza apo kontrasti .   Antitezë në letërsi quajmë atë figurë letrare kur dy fjalë, dy mendime me kuptime të kundërta, dy tablo të kundërta, qëndrojnë pranë njëra tjetrës për të nxjerrë më mirë në dukje dhe më me forcë artistike thelbin e një fenomeni. Syrgjyn Vdekur (Elegji për Luigj Gurakuqin ) Nën’ô moj, mbaj zí për vllanë, me tre plumba na i ranë, Na e vran’ e na e shanë, Na i thanë tradhëtór. Se të deshte dhe s’të deshnin, Se të qante kur të qeshnin, Se të veshte kur të çveshnin, Nën’ ô moj, të ra dëshmór. Nën’ ô moj, vajtó merr malin, Larot t’a përmbysnë djalin Që me Ismail Qemalin Ngriti flamur trimërór. Nën’ ô moj, m’a qaj në Vlorë Ku të dha lirí, kurorë, Shpirt’ i bardhë si dëborë, Ti s’i dhé as varr për hór. Nën’ ô moj, ç’është përpjekur

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more