Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi per detin

Poezia ''Deti na fton'' shkruar nga Ersilja Çeli

Deti na fton Deti i kaltër, I bukuri det, Na fton të notojmë Në valën e lehtë. Dielli i nxehtë Buzëqesh nga lart, Fëmijët vrapojnë Me gëzim të madh. Luajmë me valët e detit, Bëjmë kështjella rëre, Oh, sa po kënaqemi Në këto pushime verore! Pashë detet Një e nga një, Secili më la Mbresat e tij. Deti i Durrësit Është i bukur, Deti i Vlorës Është mrekulli, Deti i Sarandës Është mbreti, Ksamili-perla Në Shqipëri.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more