Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Cirroza

Cilat janë shenjat dhe simptomat e cirozës? -plus analizat e gjakut- pasqyra e gjakut

Në fazën e parë Ciroza nuk paraqet shenja të dukshme.  Mund të kalojne vjet për të kuptuar dëmin që Melçia po kalon. Kjo situatë krijohet pasi melçia mund të kompenzojë humbjen e qelizave te saj 'të sëmura' duke i mbingarkuar ato të cilat janë të shëndetshme.  Shenjat e para të semundjes janë humbja e oreksit, peshës dhe masës muskulore. Më pas, kur dëmi është i madh, shfaqet verdhëza, asciti, edema etj.   Dobësi, lodhje. Lëkura: verdhëz, teleangiektazi, eritemë palmare, purpura, ekimoza, glossit e keilozë. Barku: hipertension portal, splenomegali, ascit, variçe ezofageale, caput medusae, hemorroide, hematemezë, melena, hematokezi. Analizat e gjakut: hipoalbuminemi, hipergamaglobulinemi, zgjatje e PT-së dhe e aPTT-së, transaminaza të rritura, anemi, trombocitopeni.

Cilat janë shkaqet e cirozës?- Cila është etiologjia e cirozës?

Në të shkuarën mendohej se shkaku parësor ishte alkolizmi, kjo sepse nuk njihej rëndësia e viruseve HBV, HCV.  Sot dihet më së miri se alkoolet mund të çojne në cirrozë por më shumë ai është një shkak dytësor.  Shkaqet kryesore:   Hepatitet virale kronike Alkoholet Agjente toksike dhe barnat Bllokimi i rrugeve biliare Semundje imunitare

Çfarë është Cirroza?

Cirroza është gjendja në të cilën përfundon mëlçia pas sëmundjeve kronike që shoqërohen me dëmtim të qelizave të mëlçisë, fibrozë, rigjenerim nodular, dhe shtrembërim të mikroarkitekturës të mëlçisë. Fiziologjikisht, cirroza shkakton pamjaftueshmëri të mëlçisë (pamjaftueshmëri biokimiko-metabolike dhe pamjaftueshmëri të qarkullimit të gjakut në mëlçi).

Çka është cirroza ?

Çka është cirroza ? Termi cirrozë ka të bëjë me fibrozën difuze dhe arkitekturën nodale të mëlçisë,ndërsa klinikisht ajo është e lidhur me hipertensionin portal dhe pamjaftueshmërinë e funksionit të mëlçisë. qka eshte cirroza,cirroza shqip,qka quajme cirroze,qfare eshte cirroza,cirroza definicioni shqip,cirroza definicione shqip,cirroza ne shqip,cirroze hepatike,cirroza e melqise,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more