Skip to main content

Mbret vetëm për një vit



Shumë kohë më parë një vend sundohej nga mbreti. E veçanta e këtij populli ishte se mbretin e tij e zgjidhte në udhëhiqje vetëm për një vit, jo më shumë. Më pas mbretin e dërgonin në një ishull të largët për të kaluar ditët e mbetura, e pastaj zgjidhnin një tjetër mbret e kështu përsëritej historia çdo vit.
 

Kur mbretit i mbaronte koha e udhëheqjes njerëzit e vishnin atë me rrobat më të mira e hipnin në një elefant të madh dhe i bënin xhiron e fundit rreth vendit. Në këtë moment njerëzit ndaheshin me të duke i thënë lamtumirë, këto ishin momentet më të vështira të mbretit...
 

Pas ndarjes mbretin e hipnin në varkën që do ta çonte në ishullin e largët për të vazhduar jetën e tij i vetmuar. Kur po kthehej varka që kishte çuar mbretin në ishull, gjatë rrugës has një varkë që u mbyt dhe prej saj shpëtoi vetëm një djalë. Këta e marrin dhe i luten këtij që të jetë mbreti i vendit. Pasi filluan ti tregonin sekretin e qeverisjes ai refuzoi por në fund pas lutjeve të tyre pranoi.
 

Pas 3 ditësh në fron mbreti i ri i kërkon ministrave që ta dërgojnë në ishullin që kishin çuar mbretërit e tjerë. Kur shkon atje ai shikon se ishulli ishte një xhungël dhe plot me kafshë të egra. Kjo situatë ishte në të gjithë ishullin. Gjithashtu ai shikon edhe mbretërit që kishin udhëhequr para tij dhe që jetonin në gjendje të vështirë. Mbreti i ri urdhëron që të vrasin të gjitha kafshët e egra. Pasi heton vendin mbreti kthehet në qytet dhe mbledh 100 punëtorë të fuqishëm për ti dërguar në ishull. Ai i urdhëron që të pastrojnë e të sistemojnë pyllin. Pas një muaji pune ishulli ishte pastruar nga kafshët e egra dhe pemët e panevojshme. Pas muajit të dytë ishulli u pastrua plotësisht. Në vazhdim mbreti urdhëroi ngritjen e fermave për rritjen e zbutjen e kafshëve të dobishme.
 

Muajin e tretë mbreti urdhëron që të ndërtojnë një shtëpi të madhe. Pas një farë kohe ishulli u kthye në një vend të bukur falë zgjuarsisë së mbretit. Me të ardhurat që fitonte mbreti nuk shpenzonte shumë për veten e tij. Ai vishte rroba të thjeshta dhe të ardhurat e tij i shfrytëzonte në ndërtimin e ishullit. Pasi kishin kaluar 9 muaj mbreti kërkon të ikë në ishull por ministrat i shpjeguan se largimi i tij do të bëhet pas një viti të plotë dhe jo tani. Pra ministrat refuzuan kërkesën që të ikte që tani në ishull pa plotësuar afatin e tij.
 

Kur mbaroi udhëheqjen njerëzit e veshën me rroba të shtrenjta si ishte zakoni dhe e përshëndesnin ‘lamtumirë’. Në ndryshim nga mbretërit e tjerë ky buzëqeshte duke i përshëndetur njerëzit. Njerëzit e habitur e pyetën për sjelljen e tij dhe mbreti u tha: “Të mençurit thonë: Kur lind një fëmijë qan, ndërsa njerëzit rreth tij qeshin. Jeto në këtë botë e puno mirë që njerëzit rreth teje të qajnë, ndërkohë që ti qesh kur ta lësh këtë botë”.
 

Ndërkohë që mbretërit e tjerë iu dhanë kënaqësive të një viti unë punova për të ardhmen ku do të jetoja. Prandaj e pastrova ishullin i cili është bërë si kopsht xheneti ku mund të jetosh ne paqe.
Kjo jetë është vendi për të mbjellë për jetën e amshueshme, nuk duhet ta harrojmë atë edhe nëse jemi mbretër sepse përsëri të përkohshëm jemi. Asnjëherë të mos harrojmë shprehjen e profetit a.s.: “Njeriu nuk do të lëvizë asnjë hap ditën e kiametit derisa të pyetët për katër gjera: Për jetën e tij si e kaloi, për rininë e tij me çfarë u angazhua, për pasurinë e tij si e fitoi e ku e shpenzoi dhe për dijen e tij nëse punoi me të”.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more