Nënës
Tetë Marsi, ditë e shënuar
Për nënën time,
Që është kaq e çmuar!
Lule të freskëta
Mbaj në duar,
Nënës sime
Për t’ia dhuruar.
Je kaq e shtrenjtë
Moj nënë për mua,
Më solle në jetë,
Sa bota të dua!
Me gëzim më mbush, moj
nënë,
Sa herë që të shikoj,
Je gjithçka për mua,
Të dua, të adhuroj.
Këto vargje sot
Nga zemra më burojnë,
Poezinë time
Ty, nënë, ta kushtoj.
Ersilja Çeli
poezi per nenen 2013 poezi per nenen e vdekur poezi per nenen dhe mesuesen malli per nenen loti per nenen poezi per nenen time te dashur poezi per nenen time te dashur poezi per nenen 8 marsi
loading...
Lexo edhe: