Te bregu i detit - Zef Serembe
Atje nga bregu i detit shoh një valë
që me oshëtimë stuhia e degdis,
si një mal ujët ngrihet pa u ndalë
si për të rrahur qiellin e zi pis.
Dielli mbulohet, qielli është i zënë
nga mjegulla që dhenë e tërë fsheh:
dhe koha e keqe krejt pas krahëve le
helmet dhe frikën që s’kanë të thënë.
Era ra dhe tufani mbaroi,
duke qeshur në qiell dielli dolli
dhe natyra stoliset hare.
Mëkata paqën e vjetër dërrmoi
edhe neve një valë helmesh na solli:
Po gjaku i arbërit dha paqen e re.
Lexo edhe:
Atje nga bregu i detit shoh një valë
që me oshëtimë stuhia e degdis,
si një mal ujët ngrihet pa u ndalë
si për të rrahur qiellin e zi pis.
Dielli mbulohet, qielli është i zënë
nga mjegulla që dhenë e tërë fsheh:
dhe koha e keqe krejt pas krahëve le
helmet dhe frikën që s’kanë të thënë.
Era ra dhe tufani mbaroi,
duke qeshur në qiell dielli dolli
dhe natyra stoliset hare.
Mëkata paqën e vjetër dërrmoi
edhe neve një valë helmesh na solli:
Po gjaku i arbërit dha paqen e re.
loading...
Lexo edhe: