Lufta e fundit në Kosovë - poezi nga Merxhan Avdyli
Para luftës së fundit në Kosovë
Shqiptarët kishin dy ideale
Mësimet e gjata shkollore
Për kalimin e jetës nën robëri
Dhe ëndrrat e tyre shekullore
Për ndërtimin e jetës në liri
Kur krisi lufta e fundit në Kosovë
Shqiptarët mençurisht si gjithnjë
Egërsinë e robërisë e sfiduan
Dhe sërish dy ideale i ndërtuan
Për ikjen nga lufta me shpejtësi
Dhe për fitoren e së shenjtës liri.
Kur u krye lufta e fundit në Kosovë
Shqiptarët u kthyen fitimtarë
Mbi idealet e tyre ngadhënjimtarë
Duke shkelur deri në shpërfillje
Ikjen biblike dhe mësimin e robërisë
Ëndrrat e moçme dhe bimën e lirisë.
poezi nga Merxhan Avdyli, Merxhan Avdyli Poezi
Lexo edhe:
Para luftës së fundit në Kosovë
Shqiptarët kishin dy ideale
Mësimet e gjata shkollore
Për kalimin e jetës nën robëri
Dhe ëndrrat e tyre shekullore
Për ndërtimin e jetës në liri
Kur krisi lufta e fundit në Kosovë
Shqiptarët mençurisht si gjithnjë
Egërsinë e robërisë e sfiduan
Dhe sërish dy ideale i ndërtuan
Për ikjen nga lufta me shpejtësi
Dhe për fitoren e së shenjtës liri.
Kur u krye lufta e fundit në Kosovë
Shqiptarët u kthyen fitimtarë
Mbi idealet e tyre ngadhënjimtarë
Duke shkelur deri në shpërfillje
Ikjen biblike dhe mësimin e robërisë
Ëndrrat e moçme dhe bimën e lirisë.
poezi nga Merxhan Avdyli, Merxhan Avdyli Poezi
loading...
Lexo edhe: