Arabët dhe beduinët
Gadishulli i Arabisë përbëhej nga stepa dhe rrafshnalta të larta. Aty jetonin arabët dhe beduinët. Arabët merreshin me tregti dhe jetonin kryesisht në qytete. Ndërsa në stepat dhe në rrafshnaltat e thata jetonin beduinët të cilët merreshin me rritjen e deveve dhe të kuajve. Përgjatë brigjeve të Detit të Kuq kalonte rruga e karvanëve tregtarë nga Bizanti për në Indi. Qendrat më të mëdha tregtare të arabëve ishin Meka dhe Medina.
Lindja dhe perhapja e islamizmit
Deri në shekullin VII, arabët jetonin të ndarë në fise. Në bashkimin e fiseve, ndikoi feja e re e cila u quajt islamizëm. Themeluesi i islamizmit ishte Muhamedi a.s (570-632), tregtar nga Meka.
Ideja e Muhamedit ishte heqja dorë nga besimi në shumë perendi dhe besimi në nje Zot të vetëm — Allahun. Profeti - i derguari i Zotit ishte vetë Muhamedi a.s. Përkrahësit dhe pranuesit e kësaj feje të re u quajtën muslimanë që domethenë të nënshtruarit e Zotit.
Muhamedi e fiIloi predikimin e tij në Mekë. Aty gjendej tempulli i vjeter i Qabes ku ruhej Guri i Zi, i cili sipas traditës thuhet se ka rënë nga qielli dhe ''respektohet'' nga të gjithë muslimanët.
Muhamedi a.s , me bashkëpunëtorët dhe me përkrahësit e tij, ne vitin 630 u drejtua për në Mekë. Ai theu rezistencën e kundërshtarëve të tij dhe u vendos aty.
Muhamedi a.s kërkonte respektirnin e drejtësisë, ligjeve, shtetit, pagesën e tatimeve për shtetin, krijimin e tolerancës mes njerëzve etj. Muhamedi a.s thoshte “Ta duash atdheun dhe popullin tënd është detyrë e çdo myslimani”.
meka, historia e islamit, historia islame, historia e mekes, muhamedi a.s, historia e muhamedit a.s, histori islame, feja islame, historia e medines, respektimi i ligjeve, ligjet islame, te thena nga Muhamedi a.s, thenie nga Muhamedi a.s, jeta e Muhamedit a.s, feja e muslimaneve, fillimi i islamit, si filloi islami,vlera e islamit, si filloi predikimi, predikimi, profetizmi, profeti Muhamed a.s, historia e profeteve, arabet, beduinet, historia arabe, historia e beduineve, gadishulli i Arabise, arabia,
loading...
Lexo edhe: