Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Kalifati Arab ~ Rapitful Shqip

Bojkoto produktet e Serbisë

Bojkoto produktet e Serbisë

Kalifati Arab

                                    Kalifati Arab

Pas vdekjes së Muhamedit a.s, muslimanët përfunduan pushtimin e Gadishullit Arabik. Në krye të shtetit u vunë mëkërnbësit e Muhamedit a.s të cilët u quajtën kalifë.
Në gjysmën e dytë të shekullit VII, arabët pushtuan Sirinë,
Iranin Egjiptin dhe Afrikën Veriore.
Në vitin 711 nëpër Grykën e Gjibraltarit kaluan në Spanjë dhe pushtuan gati gjithë Gadishullin Iberik. Në Lindje pushtuan territoret deri në Kinë dhe në veriperendim të Indisë. Në këtë mënyrë u krijua Kalifati Arab.
Kalifët jetonin në luks përrallor dhe shpenzonin pa kufi. Me vendosjen e mardhënieve feudale, të varfërit dhe fshatarët ishin njerëz të varur nga aristokracia.
 
Kalifati i Bagdadit në fund të shekullit IX shënoi rënie. Shkak i dobësimit ishin revoltat e njerëzve të varfër cilët jetonin në mjerim, për shkak të taksave shumë të larta, punës jo fitimprurëse etj.
Shumë zotërime të Kalifatit u pavarësuan dhe qeveriseshin nga princat të cilët u quajtën emirë. Dobësimin e Kalifatit e shfrytëzuan edhe turqit selxhukë të cilët në vitin 1055 e pushtuan Bagdadin.
Zhvillimi i kulturës në Kalifat
Gjatë luftërave pushtuese arabët ranë në kontakt me shumë popuj. Ata njohën jetën ekonomike dhe kulturore të vendeve të pushtuara.
 
Zhvillimi i tregtisë së vendeve të Kalifatit me vendet e tjera të botës ndikoi shumë në përhapjen e gjuhës. Gjuha arabe ishte bërë gjuhë ndërkombëtare e tregtisë që nga Kina deri në Spanjë.

Po ashtu ndikim të madh në përhapjen e kulturës pati edhe zhvillimi i bujqësisë dhe i blegtorisë. Përmes arabëve, evropianët njohën shumë lloje të reja bimësh e shtazësh si: Orizin, kallamin e sheqerit, pambukun, portokallin, pjeshkën, kajsinë, jorgovanin, kuajt dhe delet e njohura merino etj.

Arabët kishin përparuar edhe në zejtari. Ata ishin mjeshtër të punimit të armëve, sendeve prej argjendi dhe qelqi, të punimit të mëndafshit, të pëlhurave e qylymave të ndryshëm, barnave mjekues etj. Arabët pasi ranë në kontakt me kinezët njohën barutin dhe prodhimin e letrës shumë para evropianeve.

Zhvillimi i shkencës dhe i artit

Arabët bënë hapa drejt zhvillimit të shkencës së matematikës, astronomisë, gjeografisë, mjekësisë, kimisë, fizikes, filozofisë, historisë, Ietërsisë etj.Hapa rëndesishëm ata bënë edhe në gjeografi. Në matematikë arabët i dhanë njerëzimit shifrat arabe 0, 1,2, 3,4,5, te cilat morën përhapje të gjërë, kurse sot përdoren në gjithë botën. Arabët përveç në matematikë, bënë përparime të dukshme edhe në filozofi, kirni, fizikë e mjekësi. fizike dhe në kimi ata përdoren të parët eksperimentin kurse në mjekësi operacionin.Ndër dijetarët më të njohur nga fusha e mjekësisë ishte filozofi dhe mjeku Avicena.
Arabët shpesh ishin të prirur për fantazi.Kjo u ndihmoi në krijimin e veprave letrare.Pos romaneve kalorsiake, vjershave lirike dhe epike, ata krijuan edhe novela.Ndër veprat më të njohura letrare është libri “Një mijë e një natë’’ e cila më vonë u përkthye në shumë shumë të botës pra edhe në gjuhën shqipe.
Edhe shkenca e historisë njohu ritme të sukseshme të zhvillimit.Historianët arabë shkruan për të kaluarën e popullit të tyre, sidomos pas lindjes dhe përhapjes së islamizmit.Nga gjinitë e artit, arabët më së shumti zhvilluan arkitekturën.Ata ndërtuan godina të mëdha, pallate, xhamia etj.
gadishulli arabik, arabia, shteti i arabise, fakte per arabine, arabet, kalifati arab, zhvillimi i arabise, shkencat arabe, mjekesia arabe, kalifi arab, operacionet arabe, shkenca arabe, romanet arabe,tregtia arabe, zhvillimi i tregetise arabe, numrat arab
  •