E keqja do të bëhet e hapur dhe e njohur për shoqërinë prej vetë të këqinjve, ani pse ne publicistët prej kohësh orvateshim të shkruanim për dukuritë kriminale, që tani atë fatkeqësi fatbardhësisht po e argumentojnë vetë personazhet e shkrimeve tona të fshehura në ndonjë rast në vargje alegorike. Sapo lexova një shkrim të Adem Grabovcit “Letër e hapur Ramush Haradinajt” dhe shumë profesionalisht ia kishte renditur pasurinë marramendëse të pandershme që ka Ramushi. Edhe pse shoqëria bënte fjalë moti kohë për këtë punë, por ja që doli një zyrtar dhe ia radhiti kronologjikisht pasurinë e fituar, siç shkruan Grabovci: “përmes shantazhit, korrupsionit e kërcënimit”! Tani presim që Ramush Haradinaj të del me një kundërshkrim, po ashtu profesionalisht t’ia bën të qartë popullit se sa është masa e pasurisë së pandershme që ka Grabovci. Kështu pra, kush mund të ketë më së miri njohuri për veçantinë e krimeve ekonomike pos ideologët e kësaj fushe!
Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: