Sa të varfër më duken disa të pasur të cilët nuk nderohen për atë që janë, por për atë që kanë. Madje të mjerë më duken edhe disa pushtetar, të cilën nuk nderohen në saje të njerëzisë së tyre, por nderohen në saje të interesit që njerëzit mund ta kenë ndaj tyre.
Sa i lumtur që jam, ndonëse nuk kam shumë miq, por ato që i kam, thjesht më nderojnë në saje të asaj që jam. Jam i sigurtë se ata nuk mund të kenë ndonjë interes material ose të pushtetit prej meje, sepse një gjë të tillë nuk e kam në zotërim. Nëse Zoti ndonjëherë më sprovon me këto dyja, atëherë shokët e rinj do t’i shikoj, ndërsa ata të vjetrit përpos që do t’i shikoj me përqendrim e dashamirësi, ata edhe do t’i ndiej thellë në shpirt!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: