Së fundmi jam duke e lexuar librin "Edukimi i fëmijëve në Islam" të autorit Abdullah Nasih Ulvan. Ky libër i ka 834 faqe, por është aq tërheqës, sa nuk të mërzit dhe honeps fare shumësia e faqeve. Unë fillova ta lexoj këtë libër, ngase shoh se edukimi i fëmijëve vërtet është një sfidë në vete, edhe pse edukimi i tyre fillon 20 vjet para lindjes së tyre. Ajo që hasa në këtë libër, është fakti se unë fillova ta lexoj që të jem më i armatosur ndaj pëllumbave të mi, porse me çiltërsinë më të madhe, nuk më vjen fare turp t'ju tregoj se shumë gjëra jam duke i mësuar që përkojnë me edukimin tim, punëve të mia dhe synimet e mia jo vetëm ato që ndërlidhen me fëmijët. Nga kjo kuptova se janë disa gjëra të përgjithshme, të vlefshme për çdo moshë dhe për çdo kohë. Unë kisha porositur që çdo besimtar, ka apo nuk ka fëmijë, ta lexon këtë libër, sepse njëmend më është dukur si një universitet i tërë!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: