Dita e parë e
shkollës
Ditë e javë ikin,
E muajt varg shkojnë,
Dita e parë e shkollës
Ne po na afron.
Një mëngjes i bukur,
Plot me emocion,
Çantën merr në duar,
Nisesh për në shkollë.
Rrugët gumëzhijnë
Nga zërat gazmorë,
Çdo gjë më e bukur
Këtë vit shkollor.
Takojmë shokë e shoqe
Dhe mësuesen tonë,
Ajo s’lodhet kurrë,
Kur ne na mëson.
Kur bie zilja e parë,
Zemra rreh si zog,
Klasat mbushen plot
Jemi prapë tok.
Mësuesja na buzëqesh
Dhe nis me shpjegime,
Të gjithëve na uron
Suksese në mësime.
loading...
Lexo edhe: