Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Analiza e veprës “Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla” nga Ali Asllani

Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla 

Në vëllimin “Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla” i paraqiten lexuesve vjershat më të mira të poetit Ali Asllani, ku gjejmë të trajtuara motive nga më të ndryshmet: motive dashurie dhe motive shoqërore, motive patriotike dhe motive politike, po shpesh këto motive i gjejmë të gërshetuara me njëri-tjetrin në mënyrë mjaft organike dhe të hijshme. 

Një vend me rëndësi në krijimtarinë poetike të Ali Asllanit zë poema e tij humoristike “Hanko Halla”. 

Hanko Halla, për të cilën poeti bën fjalë edhe në ndonjë vepër tjetër të tij, është një grua e shkurtër, në moshë, që nuk mund të pajtohet me përparimin e vendit, duke e marrë këtë në të gjitha aspektet e shfaqjes së tij – që nga gjërat e mëdha e gjer tek moda e tek zakonet. 

Në poemë flet Hanko Halla. Ajo jep mendimin e vet për gjithçka dhe pikërisht në mendimet e saj të paraqitura realisht e me mjeshtëri artistike përfshihet esenca e veprës, objekti dhe qëllimi i saj. 

Hanko Halla” nuk është vetëm një vepër që zë një vend të merituar në gjithë historinë e letërsisë shqipe dhe një vend nderi në letërsinë tonë humoristike, po ruan edhe sot e kësaj dite vlerën e vet aktuale të luftës kundër përfaqësonjësve të botës e të zakoneve të vjetra, kundër patriarkalizmit dhe çdo shfaqjeje tjetër negative të trashëguar nga e kaluara.

loading...

Related Posts :

Syzat

Namazi