Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Analiza e veprës ''Përralla shqiptare'' nga Virgjil Muçi

Qe e mos na qe na ishte njëherë Qenka që mos na qoftë Ishte mos na ishte...Kishte pas qenë... Qenkërke mos na qenkërke një herë e një kohë...? Kështu nisin përrallat e rrëfyera nga Virgjil Muçi, njëlloj si ato të rrëfyera në gjuhën shqipe njëmijë ose dymijë vjet më parë. Asgjë nuk ka prekur rishkruesi i këtyre rrëfenjave nga rrashku i përrallave origjinale. Megjithatë, ato nuk kanë mbetur ashtu siç kanë pas qenë vjelë nga goja e popullit. Që prej dhjetë vjetësh, Virgjil Muçi i ka përzgjedhur dhe ripërpunuar. Burimi i tyre, lënda që ata kanë punuar, ka qenë folklori. Bibliografia që ka shfrytëzuar Muçi nis me katër vëllimet e Folklorit shqiptar ose “Proza Popullore”, botuar në 1963 dhe 1966 dhe të paribotuara më vonë. Por nuk mbarojnë këtu librat që ka shfrytëzuar autori për katër vëllimet e ripunuara të “Përrallave Shqiptare”, ndër të cilët dy të parat titullohen “Përralla shqiptare për 100+ 1 natë” në volumin një dhe dy, ndërsa i treti thjesht “Përralla Shqiptare”. “Prrallat Kombtare” të botuara në Shkodër më 1942 nga P. Donat Kurti, në Vjenë nga Thimi Mitko më 1924, Spiro Dine, në Sofie më 1908, Stavro Frashëri, në Durrës më 1936, “Visaret e Kombit”, vëllimi i 1939-ës, “Përrallat e Institutit Albanalogjik të Prishtinës” të 1979-ës, janë disa nga librat, jo edhe të shumtë me përralla shqiptare, që ka shfrytëzuar autori.

loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat