Skip to main content

Çka është mistika apo misticizmi?


Mistika, misticizmi ( nga rrënja e fjalës greke μυάω, miao - "hesht, zbëzaj", nga e cila rrjedh fjala μυστικός, mistikos - "i fshehtë, sekret" ; lat. mysticus: - i papërshkrueshem, i pashprehshëm, i fshehtë; nga fjala mistikos rrjedh edhe fjala mister - e fshehtë, sekret ) është prirja e shpirtit njerzor për të arritur bashkim ose njëjtësi me Absoluten, ose dijeni të ndërgjegjshme të, realitetit të fundëm, hyjnores, së vërtetës shpirtërore, (jo vetëm nëpërmjet librave, riteve apo njerzve të tjerë,) ose Perëndisë nëpërmjet përvojave apo përjetimeve të drejtpërdrejta, intuicionit, apo brendashikimit; dhe besimit që përvoja të tilla janë burim i rëndësishëm i njohurisë, kuptimit, dhe mënçurisë. Mistika mund të përshkruhet edhe si një nevojë "largimi" nga bota (e cila quhet zakonisht realitet) për të arritur një nivel më të lartë të vetëdijes.

Kërkimi i kësaj vetëdije dhe bashkimi apo njësimi me të pakufishmen karakterizohet nga një vazhdimësi e shkëputjes përparuese qoftë nga njohuria shqisore ashtu edhe nga ajo arsyetore, gjer në humbjen e "UNI"-t dhe shkrirjen në të "GJITHË"-n.

Njerzit që e ushtrojnë këtë mësim quhen mistikë. Mistikët mund të përjetojnë vizione ( shikime, vegime ) dhe Ëndrra, ose të dëgjojnë Perëndinë si një zë.

Fjala "misticizëm" përdoret shpesh për të përmendur besimet që janë jashte rrymës kryesore fetare, por të lidhura me ose të bazuara në një doktrinë të një rryme kresore fetare. Për shembull, Kabalah është sekti mistik mbizotërues i Judaizmit, Sufizmi sekti mistik i Islamit, Gnosticizmi lidhet përgjithsisht me sekte të ndryshme që u ngritën si tjetërsim me Krishterimin.

qka eshte Mistika, misticizmi ,Cka eshte Mistika, misticizmi ,ceshte Mistika, misticizmi,cfare eshte Mistika, misticizmi ,qeshte Mistika, misticizmi,definicioni Mistika, misticizmi, perkufizimi Mistika, misticizmi, shpjegimi Mistika, misticizmi,qka kuptojm me Mistikë, misticizëm, qka nenkuptojm me Mistikë, misticizëm, nenkuptimi Mistikë, misticizëm,kuptimi i fjales Mistikë, misticizëm
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

28 Nëntori

Shumë zemra rënkonin
Shumë lotë pikonin
Shumë fëmijë u vranë
Vetëm se ishin shqiptarë.

Tani erdhi paqja
Tani erdhi liria
Gëzohemi të gjithë
Se erdhi Pavarësia.

Mirë se erdhe Pavarësi
Mirë se erdhe 28 Nëntor
Jemi të gëzuar të gjithë
Të bashkuar e unik

Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik


vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

Pranvera në vendin tim

''Pranvera''është një stinë e bukur ku natyra fillon të ngjallet e të gjelbërohet,moti fillon të ngrohet jetë e re fillon të afrohet.

Çdo mëngjes kur zgjohem kënaqem kur shikoj rrezet e diellit që bien në dritare dhe kënaqem poashtu kur dëgjoj cicërimën e zogjve.

Kjo stinë e gëzon çdokënd me gjallërinë dhe bukurinë e saj.

Zogjtëgëzohen shumë sepse tani e kanë më të lehtë jetën,ushqimin dhe strehimin.Disa prej tyre(zogjtë shtegtarë) kthehen nga vendet e largëta si: dallëndyshja,lejleku etj.

Bariu është shumë i gëzuar sepse tani ai ka ku ti kullos bagëtinë dhe ta ruaj më lehtë atë.

Bujku fillon ta mbjellë misrin,domatet,patatet e perime dhe pemë tjera të ndryshme që janë të nevojshme për jetesën e njeriut.

Unë e dua këtë stinë sepse është tejet e bukur dhe në mua ngjall dashuri dhe lumturi shpirtërore.


Lexo edhe nje ese tjeter: Ese per pranveren


Shkruar nga stafi Rapitful.

Ndalohet rreptesisht kopjimi dhe postimi ne nje faqe tjeter


Pranvera në vendin tim .Kjo eshte nje…
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more