Skip to main content

Çfarë janë shytat apo parotiti?



Çfarë janë shytat?


Shytat apo parotiti është/janë një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus. 



Si përhapen shytat?


Virusi që shkakton shytat apo parotitin jeton në hundën, gojën dhe fytin e njeriut. Ai mund të përhapet nëpërmjet ajrit kur njerëzit kolliten ose teshtijnë. Shytat mund të përhapen gjithashtu nëpërmjet kontaktit me sekrecione të infektuara. Njerëzit mund t’ua ngjisin sëmundjen të tjerëve 1 deri në 2 ditë para se të fillojnë simptomat e sëmundjes dhe deri në pesë ditë mbasi të ketë filluar sëmundja e tyre. 



Cilat janë simptomat e shytave?


Simptomat më të zakonshme janë temperaturë jo shumë e lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe ënjtje e gjendrave të pështymës (të ndodhura në faqe, nën vesh dhe nën nofull). Një në çdo tre veta me shyta nuk ka ënjtje të gjëndrave të pështymës. Simptomat mund të paraqiten 12 deri në 25 ditë mbas kontaktit me një person të infektuar (zakonisht 16 deri në 18 ditë).



A janë shytat të rrezikshme?


Shytat janë zakonisht një sëmundje e lehtë, por mund të ketë disa komplikime, duke përfshirë meningjitin (infeksionin e kores së trurit dhe të shtyllës kurrizore), encefalitin (pezmatimin dhe ënjtjen e trurit) dhe nëse sëmundja i ze meshkujt e rritur, ënjtjen e testikulave (herdheve). Rrallë ndonjë njeri mund të ketë komplikime të tilla si humbjen e dëgjimit, artritin, ënjtje të vezoreve, ënjtje të gjirit, probleme me zemrën dhe veshkat. Virusi mund ta rrisë rrezikun e dështimit të fëmijës, sidomos gjatë tri muajve të parë të shtatzënisë.



Kush mund të sëmuret nga shytat?


Çdo njeri, i çdo moshe, që nuk e ka kaluar më parë sëmundjen, ose që nuk është i imunizuar ndaj saj mund të sëmuret me shytat. 



Si diagnostikohen shytat?

Shytat zakonisht zbulohen nëpërmjet simptomave të sëmundjes; megjithatë, metoda më e zakonshme që përdoret për të diagnostikuar shytat është analiza e gjakut. 



A ka vaksinë për shytat apo parotitin?


Po. Vaksina e shytave apo parotitit rekomandohet për fëmijët mbas moshës 12 muajshe dhe doza e dytë jepet në moshën 4 deri në 6 vjeçare. Vaksina e shytave jepet zakonisht në kombinim me vaksinën e fruthit dhe të rubeolës, e cila quhet MMR [vaksina e “Measles” (fruthit)-“Mumps” (shytave)-“Rubella” (rubeolës)]. Personat e lindur mbas vitit 1956, të cilët nuk janë të sigurt nëse e kanë kaluar sëmundjen ose nëse e kanë bërë vaksinën, duhet ta marrin në konsideratë për t’u vaksinuar. Ata njerëz që nuk duhet ta bëjnë vaksinën MMR përfshijnë gratë shtatzëna, njerëzit me sistem të dobësuar të imunizimit dhe ata që kanë alergji që e mjekojnë gjatë gjithë jetës ndaj neomicinës, xhelatinës ose ndaj ndonjë doze të mëparshme të vaksinës MMR.




Çfarë mund të bëhet për të ndaluar përhapjen e shytave?


Mënyra më e mirë për të parandaluar shytat është që të bëhet vaksinimi kundër tyre. Nëse ju ose fëmija juaj keni simptoma të shytave, konsultohuni me mjekun tuaj. Asnjë njeri që është i sëmurë me shytat nuk duhet të shkojë në kopësht, shkollë, punë ose në vende të tjera publike deri sa të kalojnë 9 ditë mbas fillimit të ënjtjes së fytyrës. Ata që kanë qenë në kontakt me ndonjë person që ka shytat, duhet të flasin me mjekun e tyre dhe të bëjnë vlerësimin e gjendjes së imunizimit të tyre. Personave që mund të jenë ekspozuar ndaj sëmundjes duhet t’u tregohen shenjat dhe simptomat e sëmundjes së shytave dhe duhet të kërkojnë mjekim në qoftë se u fillon ndonjë nga këto simptoma.


qka eshte parotiti ,Cka eshte parotiti ,ceshte parotiti,cfare eshte parotiti ,qeshte parotiti,definicioni parotiti, perkufizimi parotiti,shpjegimi parotiti,qka kuptojm me parotit, qka nenkuptojm me parotit ,nenkuptimi parotiti ,kuptimi i fjales parotit, shytat, shyti, shytat, qka jane shytat
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more