Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Analiza e veprës ''Historia e Skënderbeut'' nga Fan S. Noli

Historia e Skënderbeut është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për herë të parë më 1921 në Boston dhe pastaj e punoi të ripunuar anglisht më 1947 e përsëri të ripunuar në shqip më 1949. Për të shkruar këtë vepër, Noli u mbështet jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja, që mundi të gjejë pas një pune këmbëngulëse. Skënderbeu, ashtu si për çdo patriot e artist shqiptar, edhe për Nolin, ishte figura më e dashur, që ai e kishte adhuruar që në fëmijëri. Ky pëlqim i autorit ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të ngrohtë me të cilin është dhënë figura e tij. Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Fan Noli ka përcaktuar qartë marrëdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinje, qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut etj. Gjithashtu ai ka arritur të na japë qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar, duke theksuar meritën e madhe te tij në formimin e një shteti të centralizuar feudal shqiptar, gjë që në shekullin e XV nuk ishte realizuar dot në shumë vende të Evropës. Për të krijuar atmosferën e kohës, për të dhënë ngjyrat e një bote mesjetare, që kërcënonte të shkatërronte botën evropiane si dhe pozitën e një vendi si Shqipëria, ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane. Noli ka thurur e shkrirë me art të vërtetën historike, dokumentin me gojëdhënën e legjendën. Figura e Skënderbeut në veprën e tij është shumë e plotë. Ai është jo vetëm një udhëheqës popullor, që shquhet si luftëtar e strateg, por dallohet edhe si burrë shteti e diplomat. Përshkrimet e betejave heroike dhe të situatave të vështira janë bërë me ngjyra të forta romantike, gjë që i jep veprës edhe vlera artistike dhe e bën që të lexohet me emocion. Në këtë vepër Noli i jep rëndësi figurës së heroit dhe rolit të tij në histori, pa nënvleftësuar masat.

loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat