Skip to main content

Thënie të ndryshme - Fjalë të urta popullore



Daja dajë, djathi me pare

Dajaku ka dalë nga Xheneti

Dardha e ka bishtin prapa

Dardhaxhisë, dardha mos i shit

Darka e lehtë, gjumi i lehtë

Dasëm pa mish nuk bëhet

Dasma e shokëve dhe lufta e huaj, janë të lehta

Delet që ndahen nga tufa, i han ujku

Dembelin dhe fukarallëkun e gjen në një grazhd

Dera e burgut çilet, ndërsa ajo e vorrit jo

Derri qengja nuk pjell

Deshi, s’deshi, qeshi

Deti në këmbë s’kalohet

Deti me shkop nuk turbullohet

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala

Dëbora është e bukur por të than këmbët

Dëgjo ç’thotë i pari, por mos e harro të fundit

Dëm i njërit, fitim i tjetrit

Dëshira lind zotësinë

Dëshira mund të kënaqet vetëm me anë të shpresës

Dhëmbët e shëndoshë, pleqëria e fortë

Dhia është lopa e fukarait

Dhjamë nga pleshti s’nxirret

Dija është dritë, padija terr

Dikush përgjigjen e ka në gojë, dikush në xhep e dikush në shtëpi

Dikush është fukara përjashta e zengin përbrenda

Dikush është zengin përjashta e fukara përbrenda

Dimri është për të pasurit, vera për fukara

Dita e mirë shihet në mëngjes

Dita ka sy, nata ka veshë

Dita pa punë, nata pa gjumë

Dita pa punë të lodhë më shumë se nata pa gjum

Dita pa punë të lodhë më shumë se dita me punë

Ditë e re, nafakë e re

Dita e marsit e fjalët e gruas së re, s’besohen kurrë

Dituria është si pushka në luftë

Dituria nuk falet, por fitohet

Dituria nuk ka kufi e as nuk ka shtëpi

Djali i mirë ta çel derën, djali i keq ta vën ferrën

Djali i përkëdhelur, s’bëhet burrë i mirë

Djalin martoje kur të duash, vajzën kur të mundesh

Djalit të mirë edhe mos t’i lësh pasuri, e vë, të ligut edhe po t’i lësh, e prish

Djalli e fsheh, avokati e nxjerr

Djalli fle, ti e zgjon

Doket kinxh, e të del dash

Doket dash, e të del kinxh

Dora e huaj nuk të kruan si e jotja

Dora e thatë nuk puthet

Dreqi s’ka dhen, e shet lesh

Drurin me pemë, e gjuajnë me gurë

Drutë blihen, pa zënë dëbora

Duaj, të të duan

Duhani e rakia kanë dalë nga helmi e mërzia

Duhen më shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend

Duhet parë ujkun më parë, se po të pa ai i pari, të ha

Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet

Duke ngrënë, vjen oreksi

Duke pyetur, gjen Stambollin

Duket dita me të gdhirë, duket bima me të mbirë

Duro zemër, e mos plas, se dij shumë, po s’mund të flas

Dy atllarë në një kunj s’lidhen

Dyfek që të vrasë vet, nuk ka

Dy fqinjë të mirë bëjnë sa një vëlla

Dy herë flitet vetëm në mulli

Dy kunguj nën sqetuj, nuk mbahen

Dy mace, mundin një qen

Dy shaka, bëjnë një të vërtetë

Dy të rrahura s’durohen, se dy të ngrëna bëhen

Dy të sëmurë, mundin një të shëndoshë.

E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikë me këmbët e breshkës

E keqja vjen shpesh nga ata që janë shumë të uritur so shumë të ngopur

E lehtë është barra në shpinë të huaj

E liga vjen nga s’e pandeh

E lirë është kripa në Durrës, po e ngre qiraja udhës

E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa kërkuar

E mira e hallkut e e zeza e vetes

E mira e ka të mirën, e keqja e ka të keqen

E mira të lartëson, e keqja të turpëron

E ngrëna e ligë të sjell dergjen, e dergja të sjellvdekjen

E sotmja e qesh të djeshmen

E thëna dhe e bëra janë shumë larg

E treta e vërteta

E vërteta e vërtetë, por në kohë e vend të vet

E vërteta s’i pëlqen gjithkujt

Ec e bridh ngado, por shtëpinë mos e harro

Edhe ai që u martua edhe ai që s’u martua, të dy pishman u bënë

Edhe atij që ka dije mbi të gjithë, i duhet të mësojë

Edhe durimi ka një kufi

Edhe i fikun edhe i koritun

Edhe kau ka gjuhë të madhe, por s’flet dot

Edhe macen kur ta ngacmosh, të grithë

Edhe pula qorre, gjen ndonjë kokërr

Edhe shakaja e ka kohën dhe vendin e vet

Edhe sytë të t’i nxjerr evladi, prap e don

Edhe të jesh i bardhë si bora, nuk i shpëton gojës së keqe

Eja, baba, të të tregoj arat

Emri i mire fitohet me shumë punë të mira dhe humbet me një të ligë

Është e dyshimtë ndershmëria e atij që thotë se s’ka njeri të ndershëm në botë

Është zotësi e madhe të dish si duhet trajtuar të mundurit

E bën mizën bullë, qimen tra

E di luga çka ka vegshi

E do shiun, por në arën e vet

E drejta ka rrugën e gjatë, por vjen

E dua nipin se do të më marrë hakun me t’im birë

E gjuan gurin dhe e fsheh dorën

E keqja s’harrohet, e mira po

E keqja s’ka fund

Ca nga ca viçi bëhet ka

Cjapi me brirë i prin kopesë

Copën e madhe daje, fjalën e madhe përbijë

Çështë një ditë, s'është përditë

Ç'ha goja, tregon boja

Ç'kanë bërë të parët, i paguajnë të pasmit

Ç'të mbjellësh do të korrësh

Çdo e përpjetë ka një tatëpjetë

Çdo fillim ka edhe mbarim

Çdo gjë në vend të vet, çdo punë në kohë të vet

Çdo mësim e ke fitim

Çdo pësim është mësim

Çfarë gatuan atë do të hash

Çka ban baba, e hjek i biri

Çka bën i keqi, s'bën as dreqi

Ç'ke në shtëpi, tregon fëmija, ç'ke në shpirt tregon rakija

Çka mos të duash për vete, mos ia qit vëllait

Çka ndjen zemra, atje të shkon mendja

Çka s'ngop syrin, s'ngop as barkun

Çka të bahet n'kojshi, prite edhe në shtëpi

Çka ta bën goja s'ta bën armiku

Çka të hedhësh në det, e gjen në krip

Çkull dhëmbin, të të shëndoshet koka

Ç'mund të bëjë një kalë më një karrocë të shkatërruar?

Çon një kashtë e të dalin gjashtë

Çorba e lirë t'i djeg buzët

Buka prej qielli s'vjen

Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithmonë

Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

Bukuria e gruas duket në mëngjes

Bukuria një ditë, veprat një jetë

Bukuria të habitë, bukuria të koritë

Burgu është varr për së gjalli

Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

Burgu për burra është

Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

Burri me dy gra, këmishën pa la

Burri në shtëpi, si kërcu i zi

Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

Buza më gaz shëndeti pa masë

Buka prej qielli s'vjen

Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithmonë

Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

Bukuria e gruas duket në mëngjes

Bukuria një ditë, veprat një jetë

Bukuria të habitë, bukuria të koritë

Burgu është varr për së gjalli

Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

Burgu për burra është

Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

Burri me dy gra, këmishën pa la

Burri në shtëpi, si kërcu i zi

Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

Buza më gaz shëndeti pa masë

Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

Besnik bëhu, e besë mos zin

Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë

Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

Bima e keqe rritet kudo

Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

Bleta din si bëhet mjalta

Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar

Bota është helm e mjaltë e përzier

Brengat janë armiqtë e jetës

Budallën mos e vet se t'kallxon vet

Buka në bark, forca në shtat

Buka s'ka turp

Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

Bukë e kripë e zemër

Bukë e qepë dhe shëndet

Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

Bashkimi bën fuqinë, ndasia ligështinë

Bëj gosti, që të provosh mikun

Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin

Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua

Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet

Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet

Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër

Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon

Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun

Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall

Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël

Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve

Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë

Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të drejtë

Ara me viça s'lavrohet

Ariu nuk rron duke lëpirë shputat

Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë

Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi

Armikut mos ia trego të vërtetën

Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre

As hasmin mos e pafsh pa punë

As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq

As ujë mos pi në krua të pushtetit

Ashtu qoftë e sherr mos qoftë

Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja

Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja

Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë

Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"

Atje ku fle uji, është më i thellë

Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more