Skip to main content

Prova të qarta se Toka është vizituar nga jashtëtokësorët

Aventura e pilotit me ‘pjatat fluturuese’

Më 24 qershor të vitit 1947, një pilot privat që quhej Kenneth Arnold ka qenë duke e drejtuar aeroplanin e tij në drejtim të Jekimës në Uashington, për një udhëtim pune. Pikërisht gjatë këtij udhëtimi ai kishte vërejtur nëntë objekte të paidentifikuara fluturuese, të cila i ka përshkruar si shumë të shndritshme dhe me ngjyrë metalike. Një tjetër gjë e çuditshme, që i kishte rënë në sy pilotit në fjalë, ka qenë shpejtësia e madhe e objekteve fluturuese, që, sipas tij, fluturonin me rreth 2000 km/orë, që për atë kohë ishte një shpejtësi supersonike. Sipas pilotit, fillimisht ishte shfaqur vetëm njëri nga objektet dhe më pas, në rresht me të, ishin shfaqur edhe tetë objekte të tjera, identike, që fluturonin krahas me aeroplanin e tij. Atëbotë ai kishte thënë që objektet dukeshin sikur pjata, që lundronin mbi ujë, prej kur edhe kishte lindur termi ‘Pjata Fluturuese’.
Image
Vala e madhe e rrëmbimeve nga jashtëtokësorët
Më 10 tetor të vitit 1973, 15 dëshmitarë, dy nga të cilët oficerë policorë, kishin raportuar se kishin parë një fluturake të madhe, me ngjyrë të argjendtë në qiellin e Nju-Orlinsit në SHBA. Të nesërmen, dy kolegë – Charles Hickson dhe Calvin Parker – kishin shkuar për peshkim në lumin Paskagoula në Misisipi. Gjatë kohës kur ata kanë qenë duke peshkuar në afërsi të tyre ishte shfaqur një fluturake shumë e çuditshme, e cila, sipas dëshmitarëve, ishte dukur sikur kishte ardhur nga asgjëja. Pra, ishte materializuar përballë tyre, kur dy kolegët e kishin humbur ndjenjën e kohës dhe nuk kishin qenë në dijeni të asaj se çka ishte duke ndodhur. Një tjetër rast i ngjashëm i kishte ndodhur Travis Walton-it, i cili kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij në Arizona bashkë me gjashtë burra të tjerë Mike Roger, Ken Peterson, John Goulette, Steve Pierce, Allen Dallis dhe Dwayne Smith. Papritmas djemtë kishin vërejtur disa drita të forta, jo fort larg tyre dhe Travis-i kishte dalë për të shikuar se çka ishte duke ndodhur. Më t’iu afruar njërës prej dritave, ai ishte rrëzuar përtokë dhe të tjerët, të frikësuar ia kishin mbathur. Travis-i ishte zhdukur për plot pesë ditë, kur ishte gjetur pandjenja në vendin ku ishte rrëzuar, ndonëse ai vend paraprakisht ishte kontrolluar dhjetëra herë. Ngjarjet sikur këto kishin bërë që mesi i viteve të 1970-a të shquhej për valën e madhe të rrëmbimeve nga jashtëtokësorët.
Image
Provat fizike
Më 14 shtator të vitit 1957, gazetari brazilian “0 Globo” Ibrahim Sued kishte marrë një letër nga një person që i tregonte se kishte qenë dëshmitar i rrëzimit të një fluturakeje të çuditshme, disa pjesë të së cilës i kishte mbledhur. I interesuar në maksimum, Sued kishte rënë në kontakt me autorin e letrës dhe menjëherë i kishte dërguar mbetjet për ekzaminim. Më 24 shtator të atij viti kishin dalë rezultatet nga laboratori për ekzaminimin e metaleve dhe ishte bërë e ditur që metalet e përdorura për ndërtimin e fluturakes kishin origjinë të panjohur për njerëzit. Ky, në fakt, ka qenë rasti i parë i gjetjes së provave të prekshme të një fluturakeje të çuditshme, gjë që ishte përcjellë me gjetjen dhe analizimin e shumë provave të tjera, që kishin lënë gojëhapur profesionistët. Këtu përfshihen edhe sferat, origjina e të cilave nuk është identifikuar si dhe rasti i famshëm i zhdukjes së kafshëve, pas shfaqjes së një pjate gjigante fluturuese në qiellin e një ferme.
Image
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more