Skip to main content

Si të përballohen me sukses katër fazat e dashurisë

image

Nga të magjepsurit e deri te dashuria e sinqertë dhe e fuqishme,  secila lidhje intime kalon nëpër disa faza.

1. Euforia e të dashuruarit

Zakonisht zgjatë rreth 6-9 muaj, ku partnerët përfshihen nga një tërheqje e parezistueshme. Partneri na duket perfekt, defektet e tij na duken të parëndësishme ose të pranueshme, tregojmë anën më të mirë të vetes dhe emocionet që ndjejmë nxisin një energji që na heq gjumin, oreksin dhe lodhjen.

Këshillë: Kjo është një fazë shumë e rëndësishme në ndërtimin e një lidhjeje, sepse dopamina nxit ndjenja të këndshme dhe është neurotrasmetuesi i parë në tru për emocionet, që na lejon të ‘memorizojmë’ ato sjellje pozitive.
***

2. Simbioza e dashurisë romantike

Lidhja nis të stabilizohet. Filloni të ndani çdo gjë edhe momentet dhe emocionet negative. Të dashuruarit tentojnë të izolohen dhe partneri bëhet më emotiv, falë një mirëkuptimi që keni me njëri tjetrin.

Këshillë: Mos idealizoni partnerin duke e ndërtuar atë ashtu siç ju e dëshironi, sepse kjo është një fazë që fsheh zhgënjime të mëdha. Është mirë të mos izoloheni, miqtë qëndrojnë gjithmonë afër dhe respektoni hapësirat për veten tuaj.
***

3. Përballja me realitetin

Kjo fazë është shumë e ndryshueshme dhe mund të zgjasë nga 18 muaj deri maksimumi 4 vjet. Gradualisht frekuenca e aktivitetit seksual ulet ashtu si dhe pasioni, emocionet pre dominuese fillojnë te bëhen besimi, ngrohtësia. Për të ndenjur bashkë nuk mjafton më për të ndezur pasionin. Me kalimin e kohës, partnerët fillojnë të zbulojnë se tjetri nuk është aq perfekt siç besohej.

Këshillë: Nuk duhet të alarmoheni. Shumë shpesh, ky shqetësim emocional është interpretuar si evolucion natyral, e nevojshme për të forcuar lidhjen dhe për të favorizuar zhvillimin e çiftit.
***
4. Afrimi dhe rilindja e dashurisë

Pasi janë larguar, kanë eksperimentuar me botën e jashtme, dy partnerët afrohen sërish. Në këtë fazë secili nga partnerët funksionon si bazë e sigurt dhe e konsoliduar për tjetrin edhe pse krijohet një moment pavarësie reciproke në respekt, e cila të lejon të bashkoni nevojat dhe mbështetjen. Vjen një rilindje e ndjenjave me baza solide, ku marrëdhënia seksuale merr dimensione emocional, besimi rritet.

Këshillë: Shpesh kush arrin këtë fazë, ndjen nevojën dhe dëshirën për të ndërtuar diçka së bashku me partnerin, është momenti i duhur për të bërë projekte të reja. Bazuar në intimitet dhe pasion, një lidhje mund të zgjasë për të gjithë jetën.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more