Skip to main content

7 mistere e pazgjidhura nga shkenca

7 mistere e pazgjidhura nga shkenca

Pavarësisht evoluimit të shkencës, edhe sot ka gjëra të cilave nuk ju janë dhënë shpjegime nga ana e shkencëtarëve.

Një ndër to është se për krijimin e një domateje duhen 30 mijë gjene, ndërsa njerëzit vetëm 20 mijë, kjo ende mbete një mister.

Ja cilat janë 7 misteret që shkenca nuk u jep dot shpjegim:

Pse duhen më shumë gjene për ta krijuar një domate sesa një njeri?

Domatet kanë më shumë se 30,000 gjene, ndërsa njerëzit kanë mes 20,000 dhe 30,000.

Kjo temë ka ekzistuar tash e sa vite dhe ndryshe njihet edhe si paradoksi C-value.

Në vitin 2003, botanikët kishin vendosur ta quanin këtë ‘enigmë’ dhe asnjëherë nuk është dhënë një definicion i saktë rreth kësaj.

Prandaj është e vërtetë që domatet janë shumë interesante.

Pse më shumë njerëz shkruajnë me dorën e djathtë sesa të majtë?

Statistikat tregojnë se 70-95% e njerëzve shkruajnë me të djathtën, dhe 5-30% të njerëzve shkruajnë me të majtën.

Megjithatë, shkenca ende nuk ka mundur ta jap një definicion të qartë rreth kësaj dukurie.

Pse motrat Pollock janë të çuditshme?

Në vitin 1957 motrat Joana dhe Jacqueline Pollock kishin vdekur gjatë një aksidenti me veturë. Një vit më vonë, nëna e tyre kishte lindur dy binjake, Jennifer dhe Gillian. Jennifer i kishte pasur të njëjtat nishane sikurse Jacqueline, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Misteri është bërë edhe më konfuz kur një ditë motrat binjake i kishin pyetur prindërit e tyre për disa lodra të cilat kishin qenë të motrave të vdekura, dhe gjëja më e çuditshme rreth kësaj është se ato nuk kishin pasur më parë njohuri rreth atyre lodrave. Një tjetër gjë që e bëri situatën edhe më serioze ishte se binjaket kishin kërkuar ta vizitojnë një park për të cilin nuk kishin pasur njohuri por që të dyja vajzat e vdekura kishin qenë më parë aty.

Nëse nuk i kanë bërë alienet atëherë kush?

Këto rrathë kishin filluar të shfaqen para disa dekadave dhe zakonisht shfaqeshin gjatë natës. Disa mendojnë se këto i bëjnë fermerët për të fituar vëmendje, ndërsa disa tjerë thonë që alienet kanë filluar të bëhen më kreativ dhe kjo është një lojë e tyre. Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë dëshmi të saktë se kush i ka bërë këto, fermerët apo alienet. Çfarë mendoni ju?

Pse ka kaq shumë topa të gurit në Kosta Rika?

Topat e gurit në Kosta Rikë janë një gjë shumë misterioze. Këta topa janë të formuar shumë mirë dhe në mënyrë shumë precize. Gjithashtu edhe madhësia e tyre është shumë e madhe, disa metra në lartësi. Duke marrë parasysh formën e tyre perfekte dhe precize është e çuditshme të mendojmë se janë bërë nga njerëzit, apo se si.

Çfarë është puna e Stonehenge?

Pasi që veçse jemi duke diskutuar për gurët, dikush ju lutem shpjegoni se si është bërë ky monument? Stonehenge është një monument parahistorik me lokacion në Ëiltshire, Angli. Ky monument është ndër më të famshmit në botë dhe ende nuk është bërë e ditur se si është ndërtuar duke e marrë parasysh faktin se si kanë mundur njerëzit ti ngritin dhe balancojnë ata gurë aq të rëndë. Disa njerëz nuk e dinë as se si kanë mundur gurët të shkojnë deri në atë vend pasi që ata gurë gjinden në një hapësirë shumë të largët dhe jo të mbushur me gurë.

Si e shpjegoni duhanin dhe kokainën e gjetur në trupin e një mumie?

Në vitin 1992 kur shkencëtarët gjerman ishin duke i testuar mumiet Egjiptiane, ata kishin zbuluar sasi të duhanit, marijuanës dhe kokainës. Këto substanca ishin gjetur në eshtrat, lëkurën dhe flokët e tyre. Kjo nuk dukej gjë aq e pazakontë derisa shkencëtarët më vonë e kanë kuptuar se këto substanca thuajse nuk kanë ekzistuar në botën e lashtë, e sidomos në atë kohë dhe në atë zonë. Bimët e duhanit dhe kokainës janë rritur në vendet Amerikane dhe nuk ka ndonjë dëshmi të tregtisë mes këtyre grupeve, prandaj si mund të shpjegohet kjo?
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more