Skip to main content

Zgjerimi i fushave te interesit tek femijet me autizem


Femijet me autizem, si pjese e problematikes se tyre, angazhohen ne sjellje perseritese ose te kufizuara dhe kane fusha shume te ngushta interesi. Zgjerimi i ketyre fushave te interesit, sidomos ne drejtim te lodrave dhe lojerave eshte nje objektiv i rendesishem i programit qe sjell shume efekte pozitive. E para, kjo ben qe sjelljet e pershtatshme te rriten dhe ato te papershtatshmet te reduktohen. E dyta, zgjerimi i fushave te interesit tek keta femije rrit fleksibilitetin ne situata dhe ambjente te reja sociale. E treta, shtimi i perforcuesve te rinj ne programin ABA ndihmon ne parandalimin e ngopjes nga perforcuesi (merzitja me te njejtin perforcues) ose ne katgorizimin e perforcuesve sipas shkalles se prefernces qe ka femija per to ne menyre qe me te prefruarat te perdoren per detyra me te veshtira dhe ato me pak te preferuara, per detyra me te lehta.
Stocco, Thompson, and Rodriguez (2011) kane treguar ne studimin e tyre se terapistet tentojne t'iu ofrojne shume pak perforcues femijeve me interesa te kufizuar dhe i lejojne ata te qendrojne me gjate me objektet e interesave te tyre te ngushte. Nje nga arsyet pse ndodh kjo eshte fakti se terapistet nuk perballojne dot sjelljet negative qe shoqerojne prezantimin e nje lodre te re. Rezultatet e ketij studimi na nxitin te jemi te ndergjegjshem per rolin tone ne kufizimin dhe largimin qe u bejme femijeve nga eksperiencat dhe aktivitetet e reja me qellim shmangien e shfaqjes se sjelljeve te papershtatshme.
Vendoseni si objektiv te rendesishem te programit tuaj zgjerimin e fushave te interesit tek femija me autizem me te cilin punoni. Disa menyra si ta beni kete vijojne:
- Prezantoni bashke, nje objekt qe femija e ka te preferuar me nje objekt qe nuk eshte shume i preferuar per te me qellim qe dhe ky i fundit te kthehet ne te preferuar.(Ardoin, Martens, Wolfe, Hilt and Rosenthal, 2004).
- Mendoni pse po angazhohet femija juaj ne ato aktivitete te interesave te ngushte. Nese zbuloni se eshte nje element i vecante ne to apo nje levizje e vecante , mundohuni te gjeni objekte dhe lodra te tjera qe mund te ofrojne te njejtat elemente apo levizje.
-Nje tjeter menyre e zgjerimit te fushave te intersit pershkruhet ne studimin e Singer-Dudek, Oblak, and Greer (2011). Ata zbuluan se femijet me autizem jane me te prirur te angazhohen me nje loder te re nese shikojne se nje person tjeter luan me te dhe perforcohet.
Pergatiti: Autizmi Albania
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more