Skip to main content

28 Nëntori

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptaët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.

Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë.

28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë.

Pas vdekjes së Tij (më 1468), pushtuesit otomanë depërtuan në të gjitha trojet arbërore dhe ia ndaluan valimin flamurit tonë. U dashtën edhe 444 vite pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë ekzode e zbrazje masive të trojeve tona nga qeniet arbërore, derisa rifilloi sërisht valimi i Flamurit të Arbërit. T’i kemi parasysh arbëreshët, që ikën përterj detit, ose në veri (në Dalmaci), me qëndresën e tyre stoike dhe me ruajtjen fanatike të gjuhës, traditave dhe kulturës së të parëve. Qindra mijëra shqiptarë, duke mos mundur ta durojnë terrorin e pushtuesve, kishin ikur në shumë vende të botës – deri në Amerikë, Afrikë, Azi e deri në Australi.

Edhepse të mërguar, qeniet arbërore nuk ndejtën kurrë duarkryq, por gjithherë, në mënyra të ndryshme ishin të vënë në shërbim të kombit dhe të atdheut të braktisur nga dhuna e pushtuesve. Sidomos vlen të përmendet gjysma e parë e shekullit XIX, kur figurat e ndritura të kombit themeluan një lëvizje mbarëkombëtare, për të mbajtur gjallë shpirtin arbëror dhe për ta ndihmuar lirimin e atdheut nga pushtuesit. Kjo lëvizje, në historinë tonë, u regjistrua me germa ari dhe u quajt: Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ndër rilindasit e parë duhet veçuar: Vëllezërit Frashëri, Jeronim De Radën, Jani Vreton dhe shumë të tjerë.

Në kohën kur gërshetimi joparimor i interesave ishte shtrirë në mbarë hapësirat ballkanike e më së rëndi rëndonte supet e popullit tonë, liderët e kombit filluan artikulimin e zëshëm të aspiratave të ligjshme kombëtare, për liri dhe pavarësi. Nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, Perandoria Osmane u detyrua t’ua njohë autonominë disa vendeve fqinje, si: Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, gjë që nuk ndodhi edhe me Shqipërinë, që në vorbullën e interesave dhe të marrëveshjeve ruso-turke, mbeti ende nën kthetrat otomane.

Të ndaluar të marrin pjesë në Kongresin e Berlinit dhe të indinjuar thellë nga pazarllëqet që u bënë për copëtimin e tokave tona, krerët shqiptarë, të udhëhequr nga Abdyl Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni, Pashko Vasa e të tjerë, më 10 Qershor 1978, në Prizren mbajtën Kuvendin Mbarëkombëtar dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke shpallur kështu autonominë e Shqipërisë. U bë edhe një kabinet qeveritar dhe u organizua një administratë mbarëkombëtare, mirëpo Turqia – e tërbuar nga ky akt i shqiptarëve, me “bekimin” dhe heshtjen edhe të fuqive të mëdha të kohës, me një fushatë shumë të egër ushtarake dhe me terror, pas tre vjetësh – më 1881 e shuajti Lidhjen e Prizrenit dhe autonominë shqiptare.

Shqiptarët nuk janë dorëzuar kurrë. Ata gjithmonë e luftonin pushtuesin dhe e forconin Lëvizjen Çlirimtare Kombëtare – me pushkë e me penë. Në vitin 1899, nën drejtimin e Haxhi Zekës, u mbajt në Pejë edhe nhjë kuvend i madh mbarëkombëtar, që historia e njeh si Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në fillim të shekullit XX, Perandoria Osmane që shtrihej në tri kontinente (Azi, Europë dhe Afrikë) dhe e ndarë në 33 vilajete, katër nga të cilat ishin shqiptare, nga sulmet që nga të gjitha anët i bënin popujt liridashës, ishte dobësuar dukshëm. Njëri nga Vilajetet shqiptare ishte Vilajeti i Kosovës, me kryeqytet Shkupin, që përfshinte territoret e Dardanisë së dikurshme.

Luftërat çlirimtare, që plasën në të gjitha viset e pushtuara, i dhanë një goditje të rëndë “të sëmurit nga Bosfori”. Si pjellë e konçesioneve, që kishte fituar Serbia në Kongresin e Berlinit, në vorbullën e interesave, me marrëveshjen e fshehtë ruso-turke, kombit tonë i ishte imponuar edhe fronti verior, sepse shumë troje tona u pushtuan nga Serbia, që me sulme barbare deri në gjenocid i kishte detyruar të shpërngulen shumë shqiptarë nga trojet e tyre, që si rezultat pati spastrimin e mbi 700 vendbanimeve të Krahinës së Toplicës nga fara arbërore.

Në vitin 1908, e dobësuar shumë nga sulmet që i vinin nga të katër anët, Perandoria Osmane u detyrua të bëjë reforma dhe të lëshojë pe në shumëçka, në vendet e pushtuara. Xhonturqit, edhe nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, me këto reforma u kishin njohur disa të drejta popujve të pushtuar, përfshirë edhe shkollimin në gjuhën e tyre amtare dhe shprehjen e identitetit kulturor. Në nëntor të vitit 1908, nën drejtimin e At Gjergj Fishtës, në Manastir u mbajt Kongresi i Alfabetit, ku u njësua alfabeti i gjuhës shqipe. Në të gjitha viset shqiptare filloi organizimi i shkollave kombëtare.

Në vitin 1909, kur u organizua kryengritja e madhe e popullit arab kundër Turqisë, kur shpërthej edhe lufta e madhe italo-turke në Tripoli dhe kur plasën luftërat ballkanike, krerët e kombit filluan ta mobilizojnë edhe popullin tonë. Në pranverën e vitit 1910, Idriz Nikollë Seferi, bashkë me Dom Mikel Tarabulluzin, në zyrën famullitare në Stubëll të Karadakut, kishin hartuar planin e Luftës së Kaçanikut. Trimat e ardhur nga viset e Karadakut dhe të Moravës, nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe ata të ardhur nga Carraleva dhe nga viset tjera të Kosovës, nën udhëheqjen e Isë Boletinit, ishin bashkuar në Stagovë, prej nga futen në Grykën e Kaçanikut dhe i dërmojnë taborret e Turgut Pashës.

Lufta e Kaçanikut ishte fillimi i kryengritjes mbarëkombëtare për çlirim nga zgjedha pushtuese otomane, që në vitin 1911 – nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, ishte zgjeruar në Malësinë e Shkodrës dhe në krahinat fqinje, deri në Shqipërinë e Mesme, për t’u zgjeruar edhe në jug, kështuqë në vitin 1912 ishte përfshirë mbarë Shqipëria – nga Janina deri në Mitrovicë e nga Durrësi deri në Preshevë.

Tashmë vërehej qartë se Perandoria Osmane po kapitullonte, prandaj fuqitë e mëdha të kohës kishin filluar tregtimin mbi tokat që do të dilnin nga kthetrat otomane. Pamëshirësitë absurde kundrejt shqiptarëve, mbi tavolinat diplomatike, nuk kishin fund. Derisa Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi u ishte njohur pavarësia, më 17 tetor 1912 fuqitë e mëdha kishin vendosur që Shqipërisë t’i njihej një autonomi, ende nën varësi nga Turqia. Duke mos përballuar më turpet dhe absurdet diplomatike të fuqive të mëdha, krerët e kombit tonë, që me pushkë e me penë e kishin udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Çlirimtare, kishin vendosur mbajtjen e një kuvendi mbarëkombëtar dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Duke iu përgjighjur thirrjes së Ismail Qemalit, më 28 Nëntor 1912, në Vlorë ishin mbledhur krerët e të gjitha krahinave shqiptare: Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Dom Nikollë Kaçorri, Jani Minga. Avdi Toptani, Pandeli Cale, Llesh Nosi, Mid’hat Frashëri, Mehmet Tërralla, Hasan Hysen Budakova, Sherif Efendi Dibra, Hajdin Draga, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Taiu e shumë të tjerë. Për shkak të pengesave gjatë rrugës, Isë Boletini me mbi 10 mijë kalorës nga Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të Shtetit Shqiptar. Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit Shqiptar, u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngriste Flamurin e qëndisur nga Marigona, në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera ka thënë: “Fqinjtë tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”. Më shumë se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Megjithë ndërhyrjet e parreshtura diplomatike të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë Shqiptare, në të gjitha institucionet e qarqeve ndërkombëtare, gjashtë fuqitë e mëdha të kohës, të involvuar në gërshetim interesash, kanë lejuar copëtimin e tokave shqiptare. Kështu, në konferencën e ambasadorëve në Londër, më 1913, pa përfillur luftën çlirimtare as vullnetin e popullit tonë, u morën vendime tragjike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më shumë se gjysma e toka tona iu dhuruan fqinjëve: Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë (sllavomaqedonasit në atë kohë nuk kishin identitet kombëtar, pra ishin bullgarë). Kështu, ambasadorët e gjashtë fuqive të mëdha të asaj kohe, kanë përligjur gjakderdhjen në Ballkan, duke lënë të hapura varrë që do të kullonin gjak gjatë gjithë shekullit XX. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 1920, që për shkak të vendimeve të tilla, edhe pas Luftës së Parë Botërore, tokat tona mbetën të pushtuara nga vendet e përmendura. Me të drejtë, i Madhi At Gjergj Fishta e shan Europën e asaj kohe, duke e quajtur edhe kurvë: “Oj Zanë këndojmë, o të vajtojmë deshta me thanë...”.

28 Nëntori i tretë Shqiptar ndodhi në vitin 1944, kur Shqipëria u çlirua përfundimisht nga pushtuesit fashistë, mirëpo diplomacia ndërkombëtare, sërish na e la një Shqipëri të cunguar, duke njohur dhe përligjur edhe brenda shtetit shqiptar një diktaturë të egër komuniste, që shkatërroi edhe ato pak të arritura në rrafshin kombëtar – politik, ekonomik, kulturor... Ai regjim pushtuesve (grekërve, serbëve e sllavomaqedonasve), heshtas u lejonte dhunën e pandalshme mbi shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara, deri në spastrime etnike e gjenocid.

28 Nëntori i vitit 1955, mu në kohën e gjenocidit rankoviqian mbi shqiptarët e Kosovës, në Prekaz të Drenicës lindi kryekomandantin Adem Jasharin, i cili do të niste Luftën Çlirimtare vendimtare, për t’u çliruar nga zgjedha serbiane. 28 Nëntori i vitit 1997 e shpalli botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 28 Nëntori i vitit 2001, e solli me krenari, në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin – Skënderbe, i cili edhe sot u jep zemër shqiptarëve dhe u garanton se një ditë të afërme do të jenë pronarë të ligjshëm të të gjitha tokave të tyre.

Në këtë festë të madhe, që sivjet po e kremtojmë edhe në shenjë të 600 Vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbe, të 450 vjetorit të Mesharit të Dom Gjon buzukut dhe të 95 Vjetorit të lindjes së Shenjtëreshës së Dashurisë, Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereze, uroj që së shpejti ta kremtojmë bashkë 28 Nëntorin e shpalljes dhe njohjes së shtetit shqiptar mbi të gjitha trojet arbërore.

Zoti e bekoftë Ditën Tonë të Shenjtë – 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj administrativë! Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore! Gëzuar! Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë.

28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenore dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë.

Pas vdekjes së Tij (më 1468), pushtuesit otomanë depërtuan në të gjitha trojet arbërore dhe ia ndaluan valimin flamurit tonë. U dashtën edhe 444 vite pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë ekzode e zbrazje masive të trojeve tona nga qeniet arbërore, derisa rifilloi sërisht valimi i Flamurit të Arbërit. T’i kemi parasysh arbëreshët, që ikën përterj detit, ose në veri (në Dalmaci), me qëndresën e tyre stoike dhe me ruajtjen fanatike të gjuhës, traditave dhe kulturës së të parëve. Qindra mijëra shqiptarë, duke mos mundur ta durojnë terrorin e pushtuesve, kishin ikur në shumë vende të botës – deri në Amerikë, Afrikë, Azi e deri në Australi.

Edhepse të mërguar, qeniet arbërore nuk ndejtën kurrë duarkryq, por gjithherë, në mënyra të ndryshme ishin të vënë në shërbim të kombit dhe të atdheut të braktisur nga dhuna e pushtuesve. Sidomos vlen të përmendet gjysma e parë e shekullit XIX, kur figurat e ndritura të kombit themeluan një lëvizje mbarëkombëtare, për të mbajtur gjallë shpirtin arbëror dhe për ta ndihmuar lirimin e atdheut nga pushtuesit. Kjo lëvizje, në historinë tonë, u regjistrua me germa ari dhe u quajt: Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ndër rilindasit e parë duhet veçuar: Vëllezërit Frashëri, Jeronim De Radën, Jani Vreton dhe shumë të tjerë.

Në kohën kur gërshetimi joparimor i interesave ishte shtrirë në mbarë hapësirat ballkanike e më së rëndi rëndonte supet e popullit tonë, liderët e kombit filluan artikulimin e zëshëm të aspiratave të ligjshme kombëtare, për liri dhe pavarësi. Nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, Perandoria Osmane u detyrua t’ua njohë autonominë disa vendeve fqinje, si: Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, gjë që nuk ndodhi edhe me Shqipërinë, që në vorbullën e interesave dhe të marrëveshjeve ruso-turke, mbeti ende nën kthetrat otomane.

Të ndaluar të marrin pjesë në Kongresin e Berlinit dhe të indinjuar thellë nga pazarllëqet që u bënë për copëtimin e tokave tona, krerët shqiptarë, të udhëhequr nga Abdyl Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni, Pashko Vasa e të tjerë, më 10 Qershor 1978, në Prizren mbajtën Kuvendin Mbarëkombëtar dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke shpallur kështu autonominë e Shqipërisë. U bë edhe një kabinet qeveritar dhe u organizua një administratë mbarëkombëtare, mirëpo Turqia – e tërbuar nga ky akt i shqiptarëve, me “bekimin” dhe heshtjen edhe të fuqive të mëdha të kohës, me një fushatë shumë të egër ushtarake dhe me terror, pas tre vjetësh – më 1881 e shuajti Lidhjen e Prizrenit dhe autonominë shqiptare.

Shqiptarët nuk janë dorëzuar kurrë. Ata gjithmonë e luftonin pushtuesin dhe e forconin Lëvizjen Çlirimtare Kombëtare – me pushkë e me penë. Në vitin 1899, nën drejtimin e Haxhi Zekës, u mbajt në Pejë edhe nhjë kuvend i madh mbarëkombëtar, që historia e njeh si Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në fillim të shekullit XX, Perandoria Osmane që shtrihej në tri kontinente (Azi, Europë dhe Afrikë) dhe e ndarë në 33 vilajete, katër nga të cilat ishin shqiptare, nga sulmet që nga të gjitha anët i bënin popujt liridashës, ishte dobësuar dukshëm. Njëri nga Vilajetet shqiptare ishte Vilajeti i Kosovës, me kryeqytet Shkupin, që përfshinte territoret e Dardanisë së dikurshme.

Luftërat çlirimtare, që plasën në të gjitha viset e pushtuara, i dhanë një goditje të rëndë “të sëmurit nga Bosfori”. Si pjellë e konçesioneve, që kishte fituar Serbia në Kongresin e Berlinit, në vorbullën e interesave, me marrëveshjen e fshehtë ruso-turke, kombit tonë i ishte imponuar edhe fronti verior, sepse shumë troje tona u pushtuan nga Serbia, që me sulme barbare deri në gjenocid i kishte detyruar të shpërngulen shumë shqiptarë nga trojet e tyre, që si rezultat pati spastrimin e mbi 700 vendbanimeve të Krahinës së Toplicës nga fara arbërore.

Në vitin 1908, e dobësuar shumë nga sulmet që i vinin nga të katër anët, Perandoria Osmane u detyrua të bëjë reforma dhe të lëshojë pe në shumëçka, në vendet e pushtuara. Xhonturqit, edhe nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, me këto reforma u kishin njohur disa të drejta popujve të pushtuar, përfshirë edhe shkollimin në gjuhën e tyre amtare dhe shprehjen e identitetit kulturor. Në nëntor të vitit 1908, nën drejtimin e At Gjergj Fishtës, në Manastir u mbajt Kongresi i Alfabetit, ku u njësua alfabeti i gjuhës shqipe. Në të gjitha viset shqiptare filloi organizimi i shkollave kombëtare.

Në vitin 1909, kur u organizua kryengritja e madhe e popullit arab kundër Turqisë, kur shpërthej edhe lufta e madhe italo-turke në Tripoli dhe kur plasën luftërat ballkanike, krerët e kombit filluan ta mobilizojnë edhe popullin tonë. Në pranverën e vitit 1910, Idriz Nikollë Seferi, bashkë me Dom Mikel Tarabulluzin, në zyrën famullitare në Stubëll të Karadakut, kishin hartuar planin e Luftës së Kaçanikut. Trimat e ardhur nga viset e Karadakut dhe të Moravës, nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe ata të ardhur nga Carraleva dhe nga viset tjera të Kosovës, nën udhëheqjen e Isë Boletinit, ishin bashkuar në Stagovë, prej nga futen në Grykën e Kaçanikut dhe i dërmojnë taborret e Turgut Pashës.

Lufta e Kaçanikut ishte fillimi i kryengritjes mbarëkombëtare për çlirim nga zgjedha pushtuese otomane, që në vitin 1911 – nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, ishte zgjeruar në Malësinë e Shkodrës dhe në krahinat fqinje, deri në Shqipërinë e Mesme, për t’u zgjeruar edhe në jug, kështuqë në vitin 1912 ishte përfshirë mbarë Shqipëria – nga Janina deri në Mitrovicë e nga Durrësi deri në Preshevë.

Tashmë vërehej qartë se Perandoria Osmane po kapitullonte, prandaj fuqitë e mëdha të kohës kishin filluar tregtimin mbi tokat që do të dilnin nga kthetrat otomane. Pamëshirësitë absurde kundrejt shqiptarëve, mbi tavolinat diplomatike, nuk kishin fund. Derisa Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi u ishte njohur pavarësia, më 17 tetor 1912 fuqitë e mëdha kishin vendosur që Shqipërisë t’i njihej një autonomi, ende nën varësi nga Turqia. Duke mos përballuar më turpet dhe absurdet diplomatike të fuqive të mëdha, krerët e kombit tonë, që me pushkë e me penë e kishin udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Çlirimtare, kishin vendosur mbajtjen e një kuvendi mbarëkombëtar dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Duke iu përgjighjur thirrjes së Ismail Qemalit, më 28 Nëntor 1912, në Vlorë ishin mbledhur krerët e të gjitha krahinave shqiptare: Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Dom Nikollë Kaçorri, Jani Minga. Avdi Toptani, Pandeli Cale, Llesh Nosi, Mid’hat Frashëri, Mehmet Tërralla, Hasan Hysen Budakova, Sherif Efendi Dibra, Hajdin Draga, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Taiu e shumë të tjerë. Për shkak të pengesave gjatë rrugës, Isë Boletini me mbi 10 mijë kalorës nga Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të Shtetit Shqiptar. Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit Shqiptar, u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngriste Flamurin e qëndisur nga Marigona, në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera ka thënë: “Fqinjtë tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”. Më shumë se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Megjithë ndërhyrjet e parreshtura diplomatike të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë Shqiptare, në të gjitha institucionet e qarqeve ndërkombëtare, gjashtë fuqitë e mëdha të kohës, të involvuar në gërshetim interesash, kanë lejuar copëtimin e tokave shqiptare. Kështu, në konferencën e ambasadorëve në Londër, më 1913, pa përfillur luftën çlirimtare as vullnetin e popullit tonë, u morën vendime tragjike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më shumë se gjysma e toka tona iu dhuruan fqinjëve: Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë (sllavomaqedonasit në atë kohë nuk kishin identitet kombëtar, pra ishin bullgarë). Kështu, ambasadorët e gjashtë fuqive të mëdha të asaj kohe, kanë përligjur gjakderdhjen në Ballkan, duke lënë të hapura varrë që do të kullonin gjak gjatë gjithë shekullit XX. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 1920, që për shkak të vendimeve të tilla, edhe pas Luftës së Parë Botërore, tokat tona mbetën të pushtuara nga vendet e përmendura. Me të drejtë, i Madhi At Gjergj Fishta e shan Europën e asaj kohe, duke e quajtur edhe kurvë: “Oj Zanë këndojmë, o të vajtojmë deshta me thanë...”.

28 Nëntori i tretë Shqiptar ndodhi në vitin 1944, kur Shqipëria u çlirua përfundimisht nga pushtuesit fashistë, mirëpo diplomacia ndërkombëtare, sërish na e la një Shqipëri të cunguar, duke njohur dhe përligjur edhe brenda shtetit shqiptar një diktaturë të egër komuniste, që shkatërroi edhe ato pak të arritura në rrafshin kombëtar – politik, ekonomik, kulturor... Ai regjim pushtuesve (grekërve, serbëve e sllavomaqedonasve), heshtas u lejonte dhunën e pandalshme mbi shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara, deri në spastrime etnike e gjenocid.

28 Nëntori i vitit 1955, mu në kohën e gjenocidit rankoviqian mbi shqiptarët e Kosovës, në Prekaz të Drenicës lindi kryekomandantin Adem Jasharin, i cili do të niste Luftën Çlirimtare vendimtare, për t’u çliruar nga zgjedha serbiane. 28 Nëntori i vitit 1997 e shpalli botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 28 Nëntori i vitit 2001, e solli me krenari, në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin – Skënderbe, i cili edhe sot u jep zemër shqiptarëve dhe u garanton se një ditë të afërme do të jenë pronarë të ligjshëm të të gjitha tokave të tyre.

Në këtë festë të madhe, që sivjet po e kremtojmë edhe në shenjë të 600 Vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbe, të 450 vjetorit të Mesharit të Dom Gjon buzukut dhe të 95 Vjetorit të lindjes së Shenjtëreshës së Dashurisë, Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereze, uroj që së shpejti ta kremtojmë bashkë 28 Nëntorin e shpalljes dhe njohjes së shtetit shqiptar mbi të gjitha trojet arbërore.

Zoti e bekoftë Ditën Tonë të Shenjtë – 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj administrativë! Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore! Gëzuar!
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more