Skip to main content

Doktor Gjilpëra - Analiza



''Doktor Gjilpëra'' - Analiza

Është kryevepra në prozë e shkrimtarit Faik Konica

Lexo edhe biografinë e : Faik Konica

Ky roman i papërfunduar u botua në disa numra të gazetës «Dielli», në Amerikë më 1924. 

Vepra paraqet apo shtron problemin e Konicës, të shkolluar në perëndim, i cili në kohën e pjekurisë së tij krijuese kthehet në Shqipëri duke u përpjekur të bëhet apostull i qytetarisë për vendin e tij të prapambetur. 

Kjo vepër merret kryesisht me portretizimin dituror, moral e shpirtëror të protagonistit, Dr. Gjilpërës, duke e vendosur atë në mjediset shqiptare të viteve 20-ta.
        

 Vepra ndahet në dy pjesë. 

Në pjesën e parë autori merret me përshkrimin e personazhit gjatë kohës kur ishte për studime jashtë atdheut, kurse në pjesën e dytë përshkruhet kthimi në atdhe, kërkimet dhe zbulimet e tij në jetën shqiptare të kohës. Kështu Dr. Gjilpëra zbret nga bota e përrallës evropiane në realitetin e ashpër shqiptar.
          

Që në faqet e para ballafaqohemi me përshkrimin e një shtëpie të bukur diku në kodrat e rrethit të Tiranës, kurse më pastaj ngjarja do të zhvillohet diku në Petërburg. 

Dr. Gjilpëra i diplomuar për mjekësi ai kthehet në vendin e tij me bindje se, i madh mund të bëhet në atdheun e tij. Mirëpo, që në takimin e parë me atdheun ai ndeshet me mjerimin e popullit dhe egërsinë e pushtetit. 

Shoqëria shqiptare sundohet nga Komorra, në krye të së cilës është ministri Salemboza. 

Shtresa tjetër e shoqërisë janë të ashtuquajturit të diturit «Doktorët e Tiranës». 

Një shtresë tjetër janë familjet e pasura dhe të paditura, kurse shtresa tjetër , më e gjëra, është shtresa e popullit. 

Dr. Gjilpëra dhe nëpërmjet tij Faik Konica, përpiqet të studiojë të gjitha këto shtresa të shoqërisë shqiptare, me synimin që kjo shoqëri të përparojë. 

Të dijshmit e qytetit, Doktorët, Protagoras Dhalla dhe Dr. Emurllahu janë shtresat më mashtruese të shoqërisë: shpallen si prijës të dijes, e në të vërtetë janë injorantë. 

Njëri është progres e tjetri proturk. Në të tria këto shtresa gjenden njerëz të prishur fizikisht e moralisht. Shtresimi i fundit, populli, gëzon shëndet, jeton jetën e vet autentike. 

Është e vetmja shtresë ku, mund të ekzistojë optimizmi për rindërtimin e shoqërisë shqiptare. 

Në këtë roman nëpërmjet protagonistit autobiografikDr. Gjilpërës, Faik Konica shpreh idetë e tij për shoqërinë shqiptare të kohës.

Lexoni edhe një analizë tjetër: Doktor Gjilpëra 


Shih edhe: 

Faik Konica (1875 – 1942) - Biografia
 

analiza e romanit dr gjilpera,doktor gjilpera referat,referati dr gjilpera faik konica


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more