Skip to main content

''Komedia Hyjnore'' - Referat apo analizë letrare



Komedia Hyjnore Komedia Hyjnore-kritikë apo analizë letrare,komedi hyjnore,komedia hyjnore analiza,analize komedi hyjnore,komedia hyjnore analize,analiza komedia hyjnore,komedi hyjnore analiza,Dante Aligeri Komedia Hyjnore analize,analize komedia hyjnore,Komedi hyjnore Dante Aligeri, komedia hyjnore komedia hyjnore analize komedia hyjnore parajsa komedia hyjnore referat komedia hyjnore permbajtja komedia hyjnore ese komedia hyjnore kenga e peste komedia hyjnore subjekti

 "Komedia Hyjnore''

1.Krijimi dhe burimi i veprës

Danteja këtë vepër e koncipoi në Firencë,por intensivisht e punoi në mërgim që nga viti 1315 deri më 1321.


E quajti komedi sepse në kohën kur jetoi Dante kështu quheshin të gjitha ato vepra që fillonin me peripeci dhe mbaronin me hepiend.

Vepra u quajt hyjnore jo ngaqë në të kishte ndërhyrje ferare-shenjtore por nga ajo se pas 2 shekujsh ende nuk ka arritur ndonjë shkrimtar të paraqesë një vepër aq të menduar e komplete si ajo prandaj iu dha epiteti hyjnore.

Këtë komedi e cilësojnë dy komponenta krijuese 1) origjinaliteti përmbajtësor dhe stilistik dhe 2)gërshetimi mjeshtëror e shkrirja në një tërësi e burimeve që Aligieri i ka pasur nga antikiteti apo lashtësia , nga filozofia e antikitetit , filozofia bashkëkohore,nga platforma politike e lëvizjes bashkëkohore ku ka qenë pjemarrës edhe Danteja.

2.Ndërtimi formësor

''Komedia Hyjnore'' është e ndarë në 3 pjesë të barabarta : Ferri , Purgatori dhe Parajsa.


Secila pjesë ka 33 këngë, bashkë me këngën e parë si hyrje , vepra ka 100 këngë.

Është e shkruar në strofa tercina , me nga tri vargje njëmbëdhjetërrokëshe.

Poetit I dalin përpara tre bisha: Luciferi ka tri gojë.

Këtu shfaqet numri tre si numër karakteristik.

Vendi i ngjarjes është bota e amshuar.

Botën e amshuar poeti e koncepton në formë të rrathëve koncentrik.

Rrathët koncentrik shkojn në drejtime të kundërta.

Në Ferr ku janë të vendosur mëkatarët , rrathët koncentrik, sa vijnë e ngushtohen , me drejtim nga lartë posht , kurse në Purgator dhe Parajsë , ku janë të vendosur njerëzit e pastruar nga mëkatet dhe të shenjtët, rrathët sa vijnë e zgjerohen , me drejtim nga poshtë lart.

Rrathët koncentrik të Ferrit kanë nga një brez ku janë të vendosur mëkatarët përpos rrethit të shtatë (3 breza),rrethit të tetë(10 breza), rrethit të nëntë(4 breza).

3.Shresimet kuptimore

Temën dhe idenë e shtrimë në dy rrafshe : 1)mistik-religjioz dhe 2)alegorik-shoqëror-politik.

Në rrafshin 1)mistik-religjioz , është që t‟u tregojë njerëzve se rruga e ndërtimit të karakterit , të moralit , të etikës duhet të jetë sipas parimeve tjera nga ato që praktikonin nga bashkëkohasit e Aligierit.

Në rrafshin 2)alegorik-shoqëror-politik , është se udhëtimi i tij imagjinar në botën e mashuar bëhet për t‟u folur bashkëkohasve se me veprimet e tyre shoqërore dhe politike të gabuara pengojnë bashkimin e Italisë dhe i sjellin shoqërisë e kombit dëme të mëdha.


Pradaj nga konteksti kohor përkon distanca të ndryshme kohore.

4.Subjekti i poemës

Poema nuk ka subjekt themelor.Poeti tregon udhëtimin e tij imagjinar në botën e amshuar , duke i shfaqur ngjarjet nga jeta e përditshme në të cilën jetonte edhe vetë autori dhe kështu paraqet kërkesën e tij përpërmirësimin e asaj shoqërie.


Ngjarjet , bisedat , konfliktet njihet historikisht por edhe emocionet , përjetimet, meditimet janë të njeriut të kësaj bote.Ky udhëtim nis me Ferrin , kjo pjesë e veprës është më e gjatë dhe ka vlera më të mëdha.

Danteja këtu komunikon me bashkëkohësinë duke i dhënë asaj kritikë mjaft të ashpër,pa i kursyer shtresat e privilegjuara.

Në këngën e parë shkrimtari na hedh në botën e amshuar.Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve të mëkatarëve na dëshmon për të keqen e së tashmes.

Në këtë udhëtim imagjinar Danteja gjendet në një pyll të dendur e të errët që në aspektin religjioz personifikon njeriun e mbushur mëkate, e në aspektin alegorik personifikon Firencën e tij të përçarë në shumë parti të armiqësuara mes vete.

Këto parti ishin ajo e guelfëve dhe e gibelinëve, ose e të bardhëve dhe e të zinjëve.

Poeti nga kjo kodër vëren një kodër tjetër që shkëlqen nga rrezet e planetit.

Kjo në rrafshin fetar simbolizon perspektivën e Firencës, apo perspektivën e njeriut të çliruar nga veset e këqija.

Duke e kaluar pyllin Dantes ia zënë rrugën tre bisha : pantera - me simbolikë mëkatet e njeriut në moshën e rinisë, luani-mëkate e lakmisë së njeriut për pushtet të bëra në moshë të rritur, ujkonja-mëkatet e njeriut lakmitar të parasë.

Po e njejta në rrafshin alegorik simbolizon : pantera-luftën përçarëse të partive politike të Firencës dhe dëmet që sjell ajo , luani-Firencën që e pengonte bashkimin e Italisë , dhe ujkonja - simbolizon papën e pangopshëm.

Danten nga kjo errësirë e shpëton Virgjili.Virgjili është simbol i urtësisë, i arsyes dhe i njohurive shkencore të njeriut të kësaj bote.

Virgjilin e dërgon Beatriçeja.Virgjili e përcjell Danten nëpër tërë rrathët e Ferrit dhe të Purgatorit , kurse në Parajsë e udhëheq Beatriçeja sepse Virgjili ishte pagan dhe nuk mund ta shoqëronte edhe në Parajsë.

Në Ferr dhe Purgator Danteja përderisa udhëhiqej nga Virgjili dëgjon britma,ulërima,vaje,kuje,mallkime të cilat më tepër e shqetësojnë poetin vizionar se sa poetin pagan.

Përpara Ferrit janë të vendosur ata që skanë bërë as mirë as keq sepse ata skanë qenë as me Zotin as kundër Tij.

Pasi kalojnë lumin Ankeron dy udhëtarët hyjnë në Ferr, ku mëkatarët janë të ndarë varësishtë nga shkalla e mëkatit.

Në rrethin e parë janë të vendosur paganët dhe fëmijët e papagëzuar si Homeri , Sokrati , Platoni ,Aristoteli etj(për këta ka respekt për aspektin shkencor por për aspektin fetar nuk i pëlqen).

Në rrethin e dytë janë vendosur mëkatarët e epsheve dhe tradhëtarët e besnikërisë bashkëshortore.(Pëlqen dashurinë por jo tradhtinë bashkëshortore).

Këtu paraqitet si më e famshme historia e Françeskës që martohet me një çilimi të shëmtuar, e tradhton të burrin me atë se bën dashuri me vëllanë e burrit Paolën.

Në rrathët tjerë më të ngushtuar poeti e takon Ferinatin,Ferinati ishte kundërshtar partiak i Dantes(i guelfëve) dhe i cili dy herë i kishte thyer guelfët.

Ferinati kish penguar djegjen e Firencës dhe kish vdekur krenar për atë që kish bërë.Në rrethin e tretë Danteja vendos papët e kohës , Bonificin VIII, i cili më 1300,organizoi pelegrinazh jo për çështje fetare po për të grabitur popullatën ngase kishën e kish bërë vend tregtie e pazarllëqesh të ndyta e poshtëruse.

Në rrethin e nëntë të rezervuar për mëkatarët më të mëdhenj ku mundimet janë më të mëdha ngase mëkatarët i mundon akulli që vjen nga krahët e Luciferit.

Këtu kemi të paraqitur Kont Ugolinin i cili ishte kryetar i Pizës, një kohë ra në konflikt me nipin Ninon . 

Armiqësinë e shfrytëzon kryepeshkopi Ruxheri , e akuzon Ugolinin si tradhtar e turma e dënon që ai bashkë me dy djemtë e me dy nipërit të vdesë nga uria në një kullë të vetmuar.

Në purgator pastrohen shpirtërat,përmes pendesës.

Purgatori ka shtatë rrathë,ku njerëzit vuajnë mëkatet si : krenaria, smira, idhnimi, zymtia, grykësia dhe epshi.

Mëkatarët vazhdimisht ngriten në shkallë deri sa të arrijnë Parajsën tokësore , për të fluturuar pastaj në Parajsën qiellore.

Në udhëtimin nga Parajsa tokësore në Parajsë qiellore e shoqëron Danten Beatriçeja.

Parajsa ka vetëm tre rrathë, të cilët i vënë në lëvizje tre grupe qiejsh,gjithësej nëntë qiej.

qiellin e fundit është e vendosur Perëndia , prej ku buron dashuria

Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi                Analiza



Kjo eshte nje ''analize'' apo ''referat'' per vepren ''Komedia Hyjnore'' nga Dante Aligeri.Ketu analizohet kuptimi dhe burimi i vepres,ndertimi formesor,kuptimi,permbajtja,shtresimet kuptimore,subjekti.Permbledhje Komedia Hyjnore Komedia Hyjnore-kritikë apo analizë letrare,komedi hyjnore,komedia hyjnore analiza,analize komedi hyjnore,komedia hyjnore analize,analiza komedia hyjnore,komedi hyjnore analiza,Dante Aligeri Komedia Hyjnore analize,analize komedia hyjnore,Komedi hyjnore Dante Aligeri, komedia hyjnore komedia hyjnore analize komedia hyjnore parajsa komedia hyjnore referat komedia hyjnore permbajtja komedia hyjnore ese komedia hyjnore kenga e peste komedia hyjnore subjekti
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more