Skip to main content

Qiell

1. Hapësira e lirë me ajër që rrethon Tokën dhe që duket si kube mbi kokën tonë. Qiell i kaltër (i pastër, i kthjellët, i vrenjtur, i zënë, i errët, i zi). Qiell me (pa) re. Kupa e qiellit. Lart në qiell. U vrenjt (u nxi, u zu) qielli. U mbulua qielli me re. U kthjellua (u pastrua) qielli. U bë qielli pus u nxi, u vrenjt shumë. Fluturon në qiell. Ngrihet në qiell. Bojë qielli i kaltër. Bie shi gjerbë qiejsh bie shi shumë i rëndë, me shtambë. Asgjë nuk
vjen (nuk bie) nga qielli asgjë nuk bëhet vetvetiu, çdo gjë arrihet me punë e mundim.
 
2. Hapësira e lirë dhe e pafund, në të cilën shihen nga Toka Dielli, Hëna e yjet; hapësira e lirë dhe e pafund që duket nga një trup tjetër qiellor. Qielli i Tokës (i Hënës, i Marsit). Harta e qiellit. Yjet e qiellit. Qiell me yje. Ra një meteor nga qielli.
 
3. fet., vjet. Vendi ku, sipas besimeve të kota fetare, gjoja banojnë perënditë, engjëjt, shenjtorët etj.; hyjnia, forca e mbinatyrshme që, sipas paragjykimeve fetare, gjoja sundon mbi njerëzit. Perënditë (engjëjt) e qiellit.
Nuk besojmë më te qielli. Nuk presim ndihmë nga qielli. Nuk i mbajmë sytë nga qielli.
 
4. fet., vjet. Parajsë. Besonin se u shkonte shpirti në qiell.
* Ra nga qielli u bë ose erdhi vetvetiu a papritur. M'u hapën (m'u çelën) qiejt u gëzova shumë. Hidhu në qiell (hidhu përpjetë)! shih te HIDHEM. Me krye (me kokë) në qiell a) shumë i gjatë, shumë i lartë; b) keq. mendjemadh. Mbretëria e qiellit fet. shih te MBRETËRI,~A. E ngriti (e hipi, e çoi) në qiell dikë e lëvdoi shumë dikë a diçka; e mburri sa s'ka ku të shkojë më. I pikuar (i pikur) nga qielli shumë i mirë a shumë i bukur, që dallohet shumë nga të tjerët për veti të mira e të rralla. Në qiell të hapur libr.
jashtë, në natyrë. Sikur qielli të përmbyset (të shembet) në asnjë mënyrë, kurrë. Si qielli me tokën shumë larg njëri nga tjetri. (Si) i rënë nga qielli a) shumë i mirë, shumë i bukur, pa ndonjë të metë, i veçantë;
b) iron. pa ndonjë vlerë të veçantë. Rrodhën (u shpuan, u çanë) qiejt (u shemb qielli) bie shi shumë i rëndë, me gjyme. Kur të bashkohet (të takohet, të puqet) qielli e toka (qielli me tokën) iron. kurrë, asnjëherë. Bëri një vrimë në qiell s'bëri asgjë, nuk arriti asnjë përfundim, bëri një vrimë në ujë. Çirret (bërtet, thërret) në kupë të qiellit bërtet fort, me zë shumë të lartë. S'është as në qiell, as në tokë (as në dhe) është në gjendje të papërcaktuar, duke mos ditur si do të bëhet a si do të shkojë më tej, pezull. S’kapet qielli me dorë fj. u. është e pamundur. Sikur ka kapur (ka zënë, ka rrokur) qiellin me dorë i është rritur mendja shumë, mbahet me të madh. Ktheu sytë nga qielli vdiq. E mban hundën në qiell mbahet me të madh, vret lart. S'e mban (s'e duron) as Qielli, as dheu (as toka) është diçka (sharje, fyerje, shpifje) tepër e rëndë, sa që s'mund të durohet. I mbanin (i ngrinin) sytë nga qielli prisnin të binte shi, shihnin se mos po vinte shi. Ngre (çon) zërin në qiell kërkon diçka më të madhe, ngul këmbë për diçka. U poq (a puq) qielli me detin ra shi i madh, pati shtrëngatë të madhe me shi e me erë. Qielli me tokën të bashkohen! është e pamundur, nuk mund të bëhet kurrë. Më ra qielli (shtëpia, çatia, tavani) mbi (në) kokë shih te BIE I. Ra qielli dhe e zuri (e mbuloi) i ra një fatkeqësi e madhe, e pllakosi një mjerim i madh. Si rrufe në qiell të hapur krejt papritur, fare befas. Ia tregoi potkonjtë (këpucët) qiellit (diellit) përb. shih te DIELL,~I. Hap gojën e shikon qiellin shih te HAP. E kërkoi në qiell dhe e gjeti në tokë nuk la vend pa e kërkuar dikë dhe me në fund e gjeti aty ku s'e priste. Duart nga mielli, sytë nga qielli shih te SY,~RI. Brezi i qiellit ylberi.


Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,qielli,qiell,qiejt,çielli,çiejt,cielli,
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more