Skip to main content

9 shpikje fëmijërore që përmirësojnë Botën

9 shpikje fëmijërore që përmirësojnë Botën

 

Kur gjenialiteti vjen nga fëmijët duhet të përgatitemi që me siguri të presim diçka sa të thjeshtë në formë, aq edhe fantaziste në ide. Madje janë ngandonjëherë aq të thjeshta sa që në të rriturit jemi gati të themi “Si nuk na ka shkuar mendja me parë”.

Pak kohë më parë, ishte Brower Youth Awards që kurorëzoi disa prej shpikësve të vegjël dhe sukseset e tyre dhe ne më poshtë po përshkruajmë disa prej tyre:

1. Nikita Rafikov. Shpikja e 11 vjeçarit kishte të bënte me futjen në përmbajtje të xhamave të dritareve të një proteina fluoreshente të gjelbër, që do të shërbente për të përmirësuar sasinë e dritës që hynte prej tyre. Kjo lloj proteina përmbahet në disa meduza deti, dhe duke e futur atë në përmbajtje të xhamit, mund të rritej sasie e ndriçimit duke kursyer përdorimin e energjisë elektrike.

2. Sean Russell. Në moshën 6 vjeçare ai ideoi projektin Stow E-non Throw It, që synon ruajtjen e ekuilibrave detarë dhe posaçërisht ruajtjen e faunës.

3. Ana Humphrey. E pasionuar pas matematikes, ajo ka shpikur një lloj kalkulatori, e cila është ne gjendje të largojë bakteret. I quajtur ndryshme edhe WANBRC, ky aplikacion shërben për të matur lagështinë e zonave të caktuara dhe ndihmon në mbajtjen pastër të ujërave që rrjedhin aty, dhe në këtë mënyrë duke bërë të mundur kështu parandalimin e kolerës në vendet problematike.

4. Doorae Shin. Kjo ndoshta është më e rritura në këtë listë dhe është e njohur për kundërshtimin e saj në përdorimin e polisterolit, si fillim në hapësirat e kampusit të Universitetit Manoa në Hawaii. Pas fitores në kampusin e Universitetit, beteja u shtri për të mundësuar ndalimin e përdorimit të kësaj lëndë edhe në të gjithë shtetin.

5. Sahil Doshi. 14 vjeçja është e njohur për shpikjen e saj PolluCell, që është një bateri që shfrytëzon dyoksidin e karbonit dhe materiale të tjera, duke ofruar kështu një alternative për vendet në zhvillim në përfitimin e energjisë elektrike me kosto të ulet.

6. Tiffany Carey. Qëllimi i saj është ruajtja e ambientit. Carey ka zhvilluar një mënyrë testimi për tq matur nivelin e polenit në ajër dhe ndikimin e saj në personat astmatike në zonat urbane.

7. Lynnae Shuck. Pasioni i saj lidhet me mësimin e fëmijëve ndërmjet 8 dhe 11 vjeçare dhe nxitjen e tyre për të marre pjesë nëpër prova dhe analiza laboratorike, si dhe nëpër ekskursione për t’u njohur me mënyrat e mbrojtjes dhe të ruajtjes se specieve në zhdukje.

8. David Cohen. Projekti i tij synon që të mësojë fëmijët për të menduar në mënyrë alternative. Kështu ai ka motivuar fëmijët që të studiojnë aplikacione për kërkimin e viktimave pas një zjarri, një tërmeti, apo shpërthimi vullkanik. Ma pas ai ka shpikur një kod që është i lexueshëm nga robotët në gjendje të futen në vende ku njerëzit apo edhe qentë e shpëtimit e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

9. Jai Kumar. Është vetëm 12 vjeçar dhe ka zhvilluar një diapozitiv të ushqyer me energji diellore që shërben për të filtruar ajrin. Kjo mendohet se do të jetë shumë e rëndësishme për vendet në zhvillim ku ndotja e mjedisit është kthyer në një problem të mprehtë social.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

28 Nëntori

Shumë zemra rënkonin
Shumë lotë pikonin
Shumë fëmijë u vranë
Vetëm se ishin shqiptarë.

Tani erdhi paqja
Tani erdhi liria
Gëzohemi të gjithë
Se erdhi Pavarësia.

Mirë se erdhe Pavarësi
Mirë se erdhe 28 Nëntor
Jemi të gëzuar të gjithë
Të bashkuar e unik

Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik


vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

Pranvera në vendin tim

''Pranvera''është një stinë e bukur ku natyra fillon të ngjallet e të gjelbërohet,moti fillon të ngrohet jetë e re fillon të afrohet.

Çdo mëngjes kur zgjohem kënaqem kur shikoj rrezet e diellit që bien në dritare dhe kënaqem poashtu kur dëgjoj cicërimën e zogjve.

Kjo stinë e gëzon çdokënd me gjallërinë dhe bukurinë e saj.

Zogjtëgëzohen shumë sepse tani e kanë më të lehtë jetën,ushqimin dhe strehimin.Disa prej tyre(zogjtë shtegtarë) kthehen nga vendet e largëta si: dallëndyshja,lejleku etj.

Bariu është shumë i gëzuar sepse tani ai ka ku ti kullos bagëtinë dhe ta ruaj më lehtë atë.

Bujku fillon ta mbjellë misrin,domatet,patatet e perime dhe pemë tjera të ndryshme që janë të nevojshme për jetesën e njeriut.

Unë e dua këtë stinë sepse është tejet e bukur dhe në mua ngjall dashuri dhe lumturi shpirtërore.


Lexo edhe nje ese tjeter: Ese per pranveren


Shkruar nga stafi Rapitful.

Ndalohet rreptesisht kopjimi dhe postimi ne nje faqe tjeter


Pranvera në vendin tim .Kjo eshte nje…
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more